Miq të nderuar,
anglezët kanë një thënie të fortë: “it is not over until is all over” ….. asgjë nuk ka përfunduar…. shpresa vdes e fundit.
Jam e bindur që dikush diku e ka parë me kujdes këtë makutëri komunistësh dhe narkomanësh dhe ka mbajtur shënime.
Mbani kokën lart ju 520 mijë votues të Partisë Demokratike, njerëz të besës dhe njerëz të lirë sepse verdikti nuk vonon. Ne bëmë më të mirën e mundshme brenda mundësive dhe brenda moralit tonë. E vërteta vonon por nuk harron dhe nuk humbet.
Junta elektorale dhe marrja e Shqipërisë peng nga mafja nuk është shaka dhe as hi në sytë e atyre që e kuptojnë drejtë gjeopolitikën e rajonit, sidomos një vendi anëtar të NATO-s. Kush mendon se do të kalojë rradhën me cirk europian është i gabuar….
Prandaj të besojmë fort tek liria dhe ata që kanë përqafuar vlerat e vërteta të lirisë… freedom wins… lirija fiton…
Burimi/Facebook


Leave a Reply