Ushtrimet fizike
(Ecje, vrap, not, yoga, ngritje peshash dhe sporte të ndryshme)
Ushtrimi është një nga zakonet më të dobishme që mund të ndërmerrni.
Disa nga përfitimet janë:
1. Gjumi më i mirë
2. Menaxhimi i peshës
3. Rritje e energjisë
4. Ulje e stresit
5. Përmirësim i shëndetit të zemrës
6. Përmirësim i shëndetit të truri
Planifikoni ditën tuaj
Planifikimi i ditës është një mënyrë efektive për të realizuar detyrat e rëndësishme.
Mund ta menaxhoni më mirë kohën kur detyrat janë të organizuara në orare.
Mënyra për ta planifikuar ditën:
1. Krijimi i një liste me gjëra për të bërë
2. Krijimi i një orari
3. Prioritizimi i detyrave nga më e vogla te më e rëndësishmja
4. Përcaktimi i një strukture të qartë
5. Caktimi i afateve reale
6. Lënia e hapësirës për ngjarje të papritura
Zgjohuni herët
“Shpendi i hershëm e gjen krimbin,” nuk e thonë kot!
Zgjimi herët ju jep një fillim të mbarë dhe orë shtesë për të shtuar aktivitete.
Ju ndihmon të realizoni detyrat që ju presin gjatë ditës.
Art/kreativitet
Të gjithë kemi një talent krijues që pret të shfaqet.
Ky zakon mund të jetë shumë i kënaqshëm dhe për disa mund të bëhet karrierë.
Forma të shprehjes krijuese: kërcim, sport, pikturë, shkrim, gatim, dizajn uebi, këngë, vizatim, filmime etj.
Leximi
Leximi çdo ditë rrit dijet dhe ndryshon mënyrën e të menduarit.
Përfitimet e leximit të vazhdueshëm:
1. Pasurim i fjalorit
2. Mësimi i aftësive të reja
3. Përmirësim i aftësive ekzistuese
4. Rritje e njohurive të përgjithshme
5. Përmirësim i aftësive të tregimit
Shkrimi
Të shkruarit çdo ditë ndihmon në përmirësimin e një prej aftësive më thelbësore.
Shkrimi është i nevojshëm për:
1. Komunikim
2. Biznes
3. Marketing
4. Bindje
5. Zgjerim të mendimeve dhe ideve
6. Dokumentim të ngjarjeve dhe përvojave
Mirënjohja
Të jesh mirënjohës çdo ditë përmirëson emocionalisht dhe mendërisht.
Sheh pozitivitetin në përvoja negative dhe nuk reagon me mllef.
Ndihesh më i lehtësuar dhe më pak i frustrueshëm me sfidat e përditshme.
Meditimi
Një mënyrë e shkëlqyer për t’u qetësuar dhe lëshuar stresin.
Me vetëm 15–25 minuta në ditë, përfitimet janë:
1. Rritje e vetëdijes
2. Fokus dhe kujtesë më të mira
3. Intuitë më e fortë
4. Rregullim emocional më i mirë
5. Tolerancë më e lartë ndaj stresi
Burimi/Facebook/Anida Ago – Psychologist


Leave a Reply