Dëshira për të kënduar është shumë e vjetër te njeriu.
Por ende njeriu nuk e di: ai qan apo këndon? Sepse shumica e këngëve prekse janë si vaje: e pra njeriu këndon apo gjithmonë vajton, edhe kur ai këndon me dhimbje një këngë?
Por edhe një shkrimtar i madh botëror na ka thënë se njeriu qan edhe atëherë kur ai këndon.
Po kënga për dashurinë, dhe ajo një vaj është?
Po të jetë pesimiste edhe ajo një vajtim është. Muzika qe e flaku tej trishtimin ka qenë dhe është vetëm muzika rok.
Po pra, njerëzit më shumë vajtojnë se këndojnë, sepse shumica e këngëve vaje janë.
Po pse ndodh kjo?
Sepse gjithmonë tragjikja ka qenë e lidhur me gjëmat shoqërore, me luftën, me vrasjet, dhe prandaj dhe në teatër, tragjeditë janë ato që e kanë pushtuar skenën.
Kjo ndodh sepse jeta jonë njerëzore vuan nga tragjikja, prandaj dhe letërsia apo dhe kinematografia mbështetet te vrasja.
Dhe jeta artistike ende këtu është, domethënë vetë arti i madh na ka thënë që jeta është një duel me fatkeqësinë, e cila mund të vijë ose nga natyra si fatkeqësi natyrore, ose nga vetë njeriu.
Dhe tragjeditë kanë pushtuar skenat e teatrit dhe kinemasë, me tragjeditë dhe filmat tragjike.
Po gëzimi?
Ja, kjo, nuk dihet, apo nuk trajtohet aq thellë nga arti?
Dhe për këtë duhet pyetur Wiliam Shakspeare. (!)
Por gjithsesi janë luftrat, janë diktaturat, janë duelet që kanë qenë, janë fatkeqësitë natyrore që e kanë shtyrë artin e madh gjithmonë drejt tragjikes, me thënien brilante të Shekspirit “to be or not to be”; dhe koha ende nuk po del dot nga tragjedia shekspiriane, sepse ajo është sidomos e bukur artistikisht.
Gjithsesi ky është art. Nuk është realitet, sepse realiteti nuk është i gjithë kështu, sepse janë festat, janë gëzimet, dasmat dhe vetë alkooli që krijon gëzimin duke kënduar, duke kujtuar apo duke krijuar humor apo dhe gjendje gëzimi sipas tregimeve të ndryshme.
Por gjithsesi duhet thënë se muzika e lehtë, edhe pse e ka ndoshta dhimbjen brenda saj, ajo të jep kënaqësi; dhe koha ikën mes festave, gëzimeve por edhe hidhërimeve; dhe megjithatë, ajo është e bukur, kurse arti në fakt, edhe kur është pesimist, i zmadhon njeriut gjendjen shpirtërore dhe i jep jetës dimensionin e ri të realitetit e të poezisë, këngës dhe haresë, për ta futur njeriun në thellësinë e tij shpirtërore e mendore njëherësh.
Spartak Ngjela
30 prill 2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply