Të nderuar miq,
Zgjedhjet po afrohen dhe më kanë ardhur pafund mesazhe, pyetje, kërkesa për mendim, mbështetje, qoftë për kandidatë, parti apo thjesht për të ndarë një vizion mbi të ardhmen e Shqipërisë. Unë nuk kam asnjë interes personal përveç atij kombëtar dhe nuk mbaj anë tjetër përveç anës së drejtësisë, demokracisë dhe të ardhmes së ndritur të Shqiptarëve.
Me sinqeritetin më të madh dhe me shpirt të hapur ndaj jush, po ndaj mendimet e mia, të cilat nuk kanë qëllim të ofendojnë askënd, por të shërbejnë si reflektim.
Rotacioni politik, një domosdoshmëri për demokracinë.
Në këto zgjedhje, mbështes fuqimisht ROTACIONIN POLITIK, pasi pa rotacion nuk ka demokraci. Historia ka treguar se çdo pushtet i gjatë kthehet në një regjim të papërmbajtshëm, që mbyt frymën e lirisë, ekonominë e shëndetshme dhe besimin e qytetarëve te shteti.
Unë gjithmonë kam qenë në krahun e politikës së djathtë, por mbi të gjitha, për hir të interesit kombëtar dhe demokracisë, kam mbështetur rotacionin sa herë ka qenë e nevojshme. Në vitin 2013, e pashë të arsyeshme që Partia Socialiste të vinte në pushtet, sepse duhej rotacion, kam mbeshtetur dhe Albin Kurtin. Sot, pas 12 vitesh pushtet absolut, kjo qeverisje është shndërruar në një makineri të pangopur pushteti dhe korrupsioni, që ka ngulfatur vendin si nje perbindesh.
Çfarë ndodhi në 12 vite?
1. Rritja e tatimeve dhe taksave.
Dividendet u rritën me 50%.
– Rentat minerare u rritën me 200%.
– Çmimi i naftës u bë ndër më të lartët në Evropë.
– Tatimet mbi rrogat, doganat, rrugët u rritën.
– Kontrollet dhe bastisjet ndaj bizneseve u kthyen në një presion të vazhdueshëm policor.
– Klima e biznesit u bë toksike.
2. Spastrimi politik i administratës dhe eksodi masiv.
Me ardhjen në pushtet, mijëra shqiptarë demokrate, kryesisht nga veriu, u hoqën nga puna, me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit.
Ky ishte fillimi i tragjedisë kombëtare, që detyroi mbi 1 milion shqiptarë të braktisin vendin në një eksod të pashembullt nje gjakderdhje e madhe kombetare.
3. Suksesi i vetëm turizmi, por për kë?
Nuk mund të mohohet që Shqipëria ka pasur një rritje të madhe turistike, me mbi 10 milionë turistë ktë vit.
Por kjo rritje nuk ka sjellë përmirësime për qytetarët e thjeshtë, sepse ekonomia reale vazhdon të vuajë.
4. Administrata publike e fryrë dhe vota e blerë
Administrata publike u dyfishua, duke mbushur zyrat me militantë që marrin rroga edhe pa punuar.
Në këmbim, ata u detyruan të votojnë Partinë Socialiste.
Vota u ble me para të krimit, dhe kush e shiti, shiti të ardhmen e vet dhe të fëmijëve.
5. Krimi dhe korrupsioni, gurë varri për Shqipërinë.
Shqipëria u kthye në një qendër të fuqishme globale të drogës dhe pastrimit të parave.
Oligarkët morën miliona metra katrorë tokë dhe miliarda euro tendera të fryrë deri në 10 herë.
Burgjet po mbushen me zyrtarë më të lartë të PS-së, dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut.
6. Drejtësia e kapur dhe degradimi i shtetit, 50 mijë dosje presin në gjykata, pronat nuk janë kthyer, dhe qytetarët janë të pafuqishëm për të gjetur drejtësi.
– Shëndetësia është më skandalozet në Evropë , nëse nuk ke para, nuk ke ilaçe as shërbim.
– Arsimi është i degraduar dhe i mbushur me militantë, të cilët sot janë ata që kërkojnë vota.
7. Mungesa e integrimit evropian dhe ftohja me Kosovën.
Pas 12 vitesh në pushtet, Shqipëria duhej të ishte anëtare e BE-së, por asgjë nuk është bërë.
– Marrëdhëniet me Kosovën janë më të dobëta se kurrë.
Çfarë duhet të bëjmë?
Partia Socialiste eshte aset kombetare, por te pastrohet dhe rigjenerohet. Kjo mund të ndodhë vetëm kur të dalë në opozitë.
Në këto zgjedhje, unë mbështes fuqimisht opozitën Shqiptare, e cila ka një program të qartë dhe të realizueshëm:
✅ Rritjen e madhe e pagave dhe pensioneve
✅ Uljen e çmimeve të naftës, energjisë dhe ushqimeve bazë
✅ Investime strategjike në energjinë e gjelbër, bujqesi, teknologji dhe prodhime vendase
✅ Lehtësira për diasporën – 5 vite pa taksa për ata që kthehen
✅ Vendosjen e drejtësisë dhe kthimin e pronave
✅ Investime në edukim dhe shëndetësi
✅ Mbështetje nga BE, diaspora dhe presidenti Trump
✅ Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian
Thirrje për qytetarët
Ju ftoj të votoni me te miret, me ndërgjegje dhe me vizion për të ardhmen. Mos lejoni askënd t’ju kërcënojë apo t’ju shantazhojë. Mos e shisni votën, sepse ai që shet votën shet dinjitetin dhe të ardhmen e fëmijëve të vet.
Ju jeni gjak Ilir, shqiptarë me dinjitet, mos u dorzoni kurre!
Votoni për ndryshimin dhe për të ardhmen e Shqipërisë!
Zoti ju bekoftë dhe rroftë vullneti i lirë i popullit shqiptar!
Burimi/Facebook


Leave a Reply