Nëse nuk i bie fyellit sipas melodisë së tyre ta heqin fyellin, ta shuajnë zërin.
Mediokrit dhe inferiorët servilë të pandreqshëm që lëpirjen e kanë patur “virtytin” më të çmuar të karrierës së tyre, pabesinë dhe thikat pas shpine kanë armët më të forta.
Ata këtë e quajnë diplomaci.
Shpifin gënjeshtra e të vendosin edhe bisht mjafton që ata të realizojnë qëllimin e tyre.
Në fakt i vetmi libër që ata kanë lexuar e përvetësuar me themel ështê “PRINCI” i Makiavelit e kjo ndoshta se nuk ështê voluminoz për trurin e tyre muscular e me shumë pak rrudha.
Dija dhe mençuria ata i tmerron e ju a turbullon keqas llogjikën dhe aresyetimin.
Dija ata i tërbon.
Nëse nuk i nënshtrohesh egos së tyre dije se i ke bërë hasëm e shkuar hasmit e këtë mosnënshtrim nuk ta falin.
Ata përdorin shantazhin dhe kushtezimin edhe aty ku nuk duhet përdorur edhe aty ku nuk të shkon mendja për tu hakmarrë pisët sepse vetëm ashtu ndihen të plotësuar.
Është pabesia e kombinuar me poshtërsinë që shqiptarët i ka shoqëruar që në kohët e hershme e prandaj thëniet e vlerësimet e Faik Konicës për fat të keq mbeten aktuale edhe sot.
Nga zemra e plasur At Gjergj Fishta nxorri nga goja shprehjen…”se At Fishta s’asht ma shqyptar…”
E kush tjetër e donte Shqypninë më shumë se Gjergj Fishta?!!
Historia jonë vazhdon të përsëritet në sekuencat më të zeza të saj.
E prandaj mos u habisni miq se pse kemi ngelur në fund të kombeve të zhvilluara.
Kjo sepse ne nuk rreshtim së vrari veten tonë!
Është kaq e thjeshtë!
Post Scriptum:
Çdo ngjashmëri me ngjarje apo personazhe aktuale është thjesht rastësore.
Gjumë të ëmbël bashkëatdhetarët e mi se edhe LaCivita qenka nisë e do na sjelli lirinë..puç puç
Burimi/Facebook


Leave a Reply