Duke falenderuar Z.Genc Pacuku dhe drejtuesin e emisionit Z.Leonard Koja për vlerësimin dhe konsideratat ndaj meje në programin e sotëm të Radioprojektit e ndjej si detyrim ndaj dëgjuesve të Radioprojekti Kopenhagë por edhe lexuesve dhe ndjekësve të mi të sqaroj si vijon:
1. Nuk kam patur asnjëherë ambicie për karrierë politike në Partinë Demokratike qoftë në fillimet e saj në vitin 1990 apo në vitet e fundit e sidomos në kandidim për deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
2. Nuk kam shprehur ambicie të tillë karriere as publikisht por as privatisht qoftë edhe me miqtë e mi në biseda të ngushta.
Ne shqiptarët e kemi një problem që pas çdokujt që ka nje aktivitet publik shohim ambicjet për karriere personale.
3. Formimi dhe fibra ime e djathtë më ka afruar me Partinë Demokratike sepse ka qenë partia më afër bindjeve të mia dhe jam investuar publikisht për të kontribuar në këtë parti si partia e vetme me potenciale për të shpëtuar dhe ndryshuar Shqipërinë. Kjo sidomos kur partia që u ngjiz në dhjetor 1990 kur unë isha student aktiv i atyre ngjarjeve të jashtëzakonshme u vu në cep dhe rrezikonte zhdukjen si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
E kam ndjerë si obligim një kontribut të tillë.
Kam patur oferta serioze për të qenë pjese e PD-se që vitin 1998 por karriera ime profesionale në atë kohë ka qënë shumë më e rëndësishme se çdo angazhim tjetër publik.
4. Jam angazhuar me të gjithë energjitë e mia pas shpalljes non-grata të Prof Sali Berishes nga Antony Blinken sepse goditjen ndaj tij e kam perceptuar dhe gjykuar si goditje ndaj partise demokratike, pluralizmit politik shqiptar dhe interesit kombëtar shqiptar.
Kështu e gjykoj edhe sot.
Gjithçka dhe çdo qëndrim timin e kam në rekord në këtë faqe e më gjerë.
Jam ftuar të flas në Kuvendin e Partisë Demokratike dhe si folës në disa aktivitete dhe protesta të Partisë Demokratike dhe opozitës ku kam qenë pjesëmarrës dhe e kam konsideruar privilegj të më jepej mundësia për këtë.
Ju detyrohem të gjithë miqëve të mi në Partinë Demokratike dhe në veçanti kryetarit të saj dhe ish Profesorit tim të Fakultetit të Mjekësisë Dr Sali Berishës për vlerësimin e kontributit tim modest disa herë edhe publikisht.
Shumë sulmues në statuset e mia e kanë konsideruar kritikën time ndaj zhvillimeve në Partinë Demokratike si pezmatim timin për shkak se nuk më qenkan ofruar apo mohuar pozicione politike në Partinë Demokratike.
Miq!
Unë kurrë nuk e kam parë politikën si profesion apo si karrierë sepse nuk jam njeri pa profesion dhe karriere e ta shoh politikën si të tillë.
Ju që jetoni në Shqipëri e keni të vështirë të futeni në lëkurën e profesionistëve që kanë shpenzuar dekada për të ndërtuar karrierën e mundimshme në vende të konsoliduara si Britania e Madhe. Këtë e kuptojnë vetëm ata që janë në pozitë të ngjashme me mua e kanë shkelur rrugën që kam shkelur unë.
Kam folur, kam shkruar dhe jam shprehur publikisht sepse e kam ndjerë si thirrje të brendshme të vendit të lindjes për të dhënë një kontribut duke parë atdheun në rrezik. Vetëm kaq dhe e përsëris jo për karrierë personale.
Duke qenë se kam qenë bajagi i ekspozuar ndaj sulmeve kohet e fundit e ndjej të sqaroj çdo kritik, mik real apo virtual se as nuk i kam kërkuar askujt e as nuk më është kërkuar nga askush nga strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë të aplikoj për tu bërë deputet apo ndonjë pozicion tjetër.
Kjo është kështu siç e them dhe shkruaj këtu e nuk ka asnjë variant tjetër.
Shpresoj që ky sqarim të jetë shterrues e të mos lejë hapësirë për aludime të çfarëdo lloji.
Edhe njëherë ju falenderoj për konsideratat e vlerësimet dhe dëgjuesve të Radioprojektit dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen ju a uroj Ditën e Verës këtë festë nga më të lashtat të trojeve tona.
Burimi/Facebook


Leave a Reply