Kuriozitet
Përrallat mund të duken fantastike, por disa kanë rranjë të thella në jetën reale. Ky asht rasti i Borëbardhës, nji histori që ka magjepsë shumë breza. Por a e dini se subjekti i saj asht frymëzue nga jeta e Maria Sofia Margarita Catalina Von Erthal, nji princeshë gjermane e shekullit të 18-të? Le t’thellohemi pak në kyt enigmë kurioze, për të zbulue se si nji princeshë nga Lohr, Gjermani, u bâ ikona globale që ne e njohim sot si Borëbardha.
E lindun në vitin 1729 në qytetin gjerman Lohr, Maria Sofia nuk bâni nji jetë përrallore. Ajo në fëmijni ishte prekë nga sëmundja e lisë, që e la pjesërisht të verbër. Në moshën 12-vjeçare, në vitin 1741, ai pësoi nji goditje tjetër të randë: vdekjen e nanës. Babai i saj, princi Philipp Christoph von Erthal, u martue dy vjet mâ vonë me Claudia Elisabeth Maria von Venningen, konteshën e Reichenstein, e cila u bâ “njerka e saj e keqe”.
Lohr, qyteti ku u rrit Maria Sofia, ishte shumë i famshëm për prodhimin e pasqyrave me cilësi të jashtëzakonshme. Claudia Elisabeth, njerka, zotnonte nji pasqyrë mjaft intriguese: ishte nji “pasqyrë që fliste” që prodhonte nji efekt jehone kur flitej para saj. Ky objekt i veçantë ruhet edhe sot në kështjellën familjare e besohet se ka frymëzue pasqyrën e famshme me të cilën Mbretnesha e Keqe konsultohet në përrallë.
Maria Sofia adhurohej nga populli i saj, veçanërisht nga punëtorët e minierave aty pranë. Kto miniera, të projektueme në terrene të buta e të rrezikshme, kërkonin punëtorë me shtat të shkurtë, tu’ përfshi edhe fëmijë. Dhoma e zhveshjes ku minatorët linin palltot e gjata e kapelet ndoshta frymëzoi shfaqjen e shtatë xhuxhëve që shfaqen në përrallë e që t’gjithë i njohim.
Ndryshe nga kjo historia e përrallës, Maria Sofia nuk ka kenë kurrë viktimë e nji molle të helmueme. Ajo vdiq para kohe, rreth moshës 21-vjeçare, për shkak t’nji sëmundjeje të paspecifikueme që e la të shtrirë në shtrat. Ndonëse nuk kishte nji arkivol të kristaltë, në varrimin e saj punëtorët e komunës ia mbuluen arkivolin me copa të vogla kristali, në shenjë dashunie e adhurimi.
Por ishte aftësia e përsosun narrative e vllazënve Grimm që e shndërroi jetën e Maria Sofias në përrallën e Borëbardhës, e cila pushtoi imagjinatën e gjithë botës. Megjithatë, temeli i historisë ishte gjithmonë i pranishëm, në jetën e përvojat e nji princeshe të re gjermane, shumë të dashtun e të kujtueme gjithmonë me respekt nga komuniteti i saj.
Borëbardha asht shumë mâ tepër se nji personazh imagjinar; ajo asht nji trashëgimi që kap kompleksitetin e jetës reale. Historia e saj, ndonëse e zbukurueme nga imagjinata e madhe e rrëfyesve, bazohet në nji realitet sa tragjik aq edhe të bukur. Legjenda e famshme e Borëbardhës bahet kshtu nji mozaik magjepsës, ku historia e mitologjia ndërthuren në nji mënyrë reale e të paharrueshme”.
Burimi/Facebook/Zefjana


Leave a Reply