– Pse është mbajtur sekret gjithë këto vite ?-
Gazetari i njohur, Sokol Balla, deklaroi sonte ora 20.00 në Televizionin ABC NEWS një skandal të 23 viteve më parë ! Ai tha se kishte i informacion të saktë se në afersi të vëndit ku është arrestuar Ilir Meta, në vitin 2001, kur Fatos Nano me cilësinë e kryetarit të PS kishte ndezur debatin e ashper në forumet drejtuese të kësaj partie, është ndaluar nga policia me urdhër nga lart, është nxjerrë nga makina me duart lart dhe e kanë kontrolluar në shenjë presioni ! Këtë deklaroi në mënyrë të përmbledhur gazetari Sokol Balla ! Është hera e parë që flitet për këtë ngjarje dhe, nëse është e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një skandal shumë të rëndë dhe që patjeter duhet hetuar ! Kush e urdhëroi policinë të ndalonte në rrugë kryetarin e partisë në pushtet, deputetin Fatos Nano, 3 herë kryeminister, dhe ta kontrollonte ? Cili ishte qëllimi i këtij veprimi ? Pse është mbajtur sekret deri sot ? A kanë pasur dijeni forumet e larta të PSSH se policia me urdhër nga lart ka ndaluar në shenjë presioni kryetarin e PS, forces politike që kontrollonte pushtetin ? Këto e shumë pyetje të kësaj natyre, duhet të marrin një përgjigje të saktë nepermjet një hetimi që meriton të kryhet sa më parë ! Kryesia e PS duhet ta kërkojë hetimin e këtij skandali, nëse nuk e kërkon kjo atëherë duhet të ngrihet anëtarësia e PS dhe ta kërkojë ! Në heshtjen e harresës ky skandal nuk mund të lihet ! Po u la si deri sot, atëherë PSSH legalizon një TURP që do ta rëndojë gjithmonë në historinë e saj !
Burimi/Facebook


Leave a Reply