( Kujtimet vlejne sa njimije deshmitare – thone italianet)
Ne moshen e trete, mi tetedhete e perpjete, kur te len fati e takati, deshirat te shterrojne, por kujtimet lulezojne !..
I lodhun prej humjes se kunores, Netes, hapa “arkivin e kujteses” i bindun se zbulova menyren e vetme me kalu merzine e vetmine. Kesisoj , gjeta nji zgjidhje te thjeshte: shfletova fletoren e ditarit , ne te cilen gjeta shume shenime te shumellojshme (ma shume se 100) , per ngjarje e kujtime te koheve te vjetra apo ma te reja, ne forme tregimesh, skicash, proverbash, barcoletash, synopesh, citatesh etj.etj.
Disa i kam marre prej librave te lexuem, disa te ndigjueme e ndonji edhe me humor, te sajume prej thesit tem te dijes! .
Shfletoj fletet e fletores…
Dy proverba “vjeshta zhvesh pemet si mosha e trete na zhvesh ne vitet”, ” Gezimi ma i madh asht te jetosh jeten tuej imitu me pune bleten”. .
….nji shenim per shkrimtarin shkodran Zija Çelen ( nder ma te miret ne vendin tone), i cili me prozen e tij ne romane, tregime, skica etj. ka plot pershkrime me ngjarje jetesore te gezueshme apo edhe te tundimshme, me plot mesazhe optimiste per jeten….
Gjej nji shenim tjeter te diteve tona ne trajten e nji konkluzioni : ” Vajzat tona dikur punonin si gjyshet, sot pine duhan si gjyshat”..”Disa vajza duen te paraqiten ma te bukura se jane ne biseda e me veshje! Nuk kane faj sepse edhe shume djem “kane ma te zhvilluem shikimin se sa trunin”!😀
Tuej shfletu ditarin gjej nji shenim, shkru vite ma pare, qe me bani me qeshe: Ndoc Gera, ish nxanes i shkolles se Fullsit, na mlodhi disa djelm te mahalles se rruges “Gerej” (Dolfin, Brrunon, Bixhin, Viktorin, Bepin) me na mesu anglishten! Nuk e vazhduem! Ishte e zorshme- shkruhesh mice e lexohesh qen !?..😉
Morem drejtim tjeter ; – Doffi u ba kitarrist, Brruno fizarmoniçist, Viktori futbollisht, Bepi mesoj gjermanishten (prej te jatit), une e Bixhi filluem italishten.
(Sot te gjithe emigrante neper bote, ne vende te ndryshme)! ….Ma tej lexoj disa barcoleta per Bixh hamallin, Nexhon e Tefen, nji per festen e Reçit e nji tjeter per tavernen e Sarreqit ku pinin cdo dite kafe e raki Bik Pepa e Marija e Reçit….😀
Ne nji shenim tregoj se si me shokun tem Leopold Shkreli, me biçikleta, ne nji dite vere te vitit 1951, shkuem ne Shnjin. (58 km.rruge te gjata e te shkurta, kjo na u duk ma e bukura)!..Aty takuem Gjushin, mikun e vjeter, i cili me familjen e tij kalonte 15- diteshin e pushimit ne nji kabine prej derrase, jo ma shume se 3 me 4 meter e madhe, dhane me autorizim prej bashk.profesionale!..Na priti me bujari ! Bame plazh me miq e shoqni, na dy vete pa perkite ne kulete e kthyem ne Shkoder diten tjeter, po me biciklete!
Skrimet ne ditar jane te shumta.Po e mylli me nji me humor.
Filipi, vellai i aktorit Lec Bushati, kishte le me 7 prill 1939..dhe sa here festonte diten e lindjes thonte :” une tuej dale..e Italija tuej hi “!
L.L.
Burimi/Facebook


Leave a Reply