Nga stacioni i Gur Kuqit në Pogradec, treni pasagjerëve për Tiranë nisej në orën pesë të mëngjezit.
Makinisti mbasi e kishte çuar atë tren mbrëmjen e ditës kaluar,si rutinë kryente punë të ndryshme në stacion deri sa të nisej treni në mëngjes.
Edhe ai mëngjes si herët e tjera e mori rrugën drejt Tiranës.
Duke qëndruar stacion më stacion nga Lini deri në Librazhd.
Mbas këtij stacioni nisi kjo histori që më ka mbetur në kujtesë.
Treni u nis drejt stacionit pasardhës Mirakë.
Kur pa pritur mbas 500 m larg stacionit aty ku zbret rruga e udhëtarëvet nga lumi Dragostun ,një çift me një fëmijë në krah bënte shënjë sikur treni të ishte makinë.
Ishte muaji Mars binte një shi i ftohtë përzierë me flokë bore me grykën e gjymit.
Për disa sekonda makinisti vrau mëndjen, t’a shkelte rregulloren apo jo.
Mirë se ata dy prindërit ishin rezistentë po bebi vogël?
Ndërkohë veproi instikti shpirtit human dhe frenoi trenin.Posagjerët dhe personeli po shikonin nga dritaret çfar ndodhi?
E pra,ndonjëherë ndjenjat sensitive njerëzore e anashkalojnë ligjin.
I mori ata tre në kabinë,ku ishte ngrohtë nga kaloriferi
Të tre dridheshin si purteka në ujë,nuk u kishte mbetur vënd pa lagur,po bebi vogël dridhej më shumë.
I pyeti ku do zbrisni? Në Elbasan thanë.
Kur mbreti treni në stacion çifti e falnderoj makinisti dhe tentoi t’i jepte lekët e biletës 40 lek për të dy aq kushtonte bileta.
Makinisti Bari Dervishllari tha,nuk ju mora për lek ,po të ishte me pagesë do ju kisha çarë te vagoni pasagjerëve.
Më falnderuanë pa masë.Ai bebi sot mund të jetë bërë prind vet mbi 35 vjet është.
Kanë kaluar kaq vite dhe më ka mbetur në kujtesë ai mëngjes.
Po Bariu e shkeli rregulloren,
po ndjeva kënaqësi në shpirt.
Burimi/Facebook


Leave a Reply