Pas pesë ditësh, jashtë skenës së TEATRIT , me devizën që “Artisti të shkojë tek personazhi i vet”, Festivali Ndërkombëtar i Elbasanit, e mbylli siparin e sezonin e tij të 26-ës. Me prurje të menduara e të zgjedhura mirë që skenave të qyteti të mos u mungojë larmia e një Teatri Kontemporan, me përfshirjen e gjinive të saj të përjetëshme: të tragjedisë, komedisë, monodramës, danc-teatrit, cirkut, literaturës teatrale e artit pamor, si përbërës të teatrit të djeshëm e të sotëm. Po gjithmonë me po ato mesazhe e imazhe skenike që t’i sugjeron koha…
“Ky festival është i Elbasanit e i jep frymë atij!”,-thotë ideatori e realizuesi , regjisori Adonis Filipi që vjen enkas nga Sh.B.A, për ta bërë e kurorëzuar atë.. Me pasionin e ëndrrat e tij…Edhe kur shtrëngesat e kohës janë të mëdha, me buxhete tepër të kufizuara. Ndërsa misioni i Teatrit është i lartë. Sidomos në një festival Ndërkombëtar, kur ai është bërë i njohur e i pranuar si i tillë, nga mbi 100 shtete të botës…E rëndësishme është që me veprimtarinë tënde të pasqyrosh realitetin, të ndjesh vetveten , po edhe t’i përgjigjesh publikut tënd, kur të rrethojnë edhe indiferentët që “mërzejnë” nëpër kafenetë e pa numurta. “Gjërat që prekin artistin si qenie shoqërore,- thotë teoricieni amerikan Le Strasberg,-kushtëzojnë sjelljen e tij dhe realizimet e tij në skenë në një masë shumë të madhe nga sa ai mund të imagjinojë në përgjithësi!”
Si Kritik Teatri, këto 25 vitet e fundit kam marrë pjesë në më shumë se 35 festivale teatrore, përgjithësisht nga ajo që quhet “dashuria për artin”, që i ke përkushtuar jetën tënde dhe në të 99 përqindjen e tyre, pa asnjë pagesë e jo pak herë edhe si spektatorë i përhershëm, edhe pse me dymijë km. largë skenave të tua të dashura, gjer në Pejë, Podujevë,Gjilan e Dibrën e Madhe! Një marrëzi, po dhe një dëshirë e zjarrtë, kur pasioni vdes i fundit… Kam shkruar shumë artikuj kritikë e studime teorike, 14 monografi e portrete për artistët më të mëdhenj të kombit dhe mbi 8 libra për këtë “art të mallkuar”, nga më të bukurit, që mbetet, edhe kur shekujt “vithisen” e ti i “lë lamtumirën” kësaj bote!
Por, njëherësh, kam mbetur i zhgënjyer dhe me tri vrejtje themelore. E para: bëhen “festivale për festivale”, në të shumtën e herës nga persona pa vizion, si edhe nganjëherë, si mani e ndonjë aktori të mbetur pa role, që e quan këtë si “punë me leverdi personale” fitimi e si dukje. E dyta: ka një “anarshi”, në organizimet e tyre, spontanitet e në shumicën e rasteve, pa i parë fare specialisti, pra “pa e ditur” se “ç’farë “mielli” futet në “torbën e tyre”, për t’ia paraqitur “publikut të mjeruar”! Dhe e treta: siç “ndizen flakët , edhe shuhen!”, ngaqë ato, nuk kanë nivelin e duhur profesional dhe kur e ke shmangur qëllimisht edhe kritikën e kritikët, pa përmendur ato raste ekstreme, kur ambandonohesh nga pushteti vendor, i cili shpesh nuk paguan ose nuk ka buxhet të veçantë për to, në jo pak raste, kur nuk ua ka fare “oreksin” teatralistëve, në gamën e problematikave të ditës. Dhe befas shtrohet pyetja: Gjer kur më, do të vazhdojë ky “organizim i çoroditur” , teksa ata që i bëjnë këto festivale, pra “festivalbërësit”, vetë i bëjnë, vetë i shohin , vetë “firmosin” dhe përsëri, po vetë janë ata që i “trumbetojnë” në media e nëpër ca gazeta se: “kanë bëre hapa përpara”!?…
Pa u bërë nihilist , kam pare edhe shfaqje shumë të bukura nga trupat e tatrove tona profesioniste, po edhe shfaqje “surugato”, pa harruar që në Dibrën e Madhe, në Gjilan dhe në Shkup, është luftuar gjthëheri për shfaqjet shqiptare, si gjuhë e si vlerë, për t’u ndalur më së shumti në festivalet e Elbasanit , ku ideon e i realizon ato një regjisor me vizion bashkëkohës si Adonis Filipi, ku është synuar profesionalizmi, alternativa e përzgjedhjes, gjersa edhe trupat e huaja e kërkojnë këtë festival, pas “perëndimit “ të Festivalit të Butrintit!…
Ky festival i “Skampës”, të cilin e kam ndjekur me dëshirë e pa asnjë pagesë, ku përfillet edhe kritika, si “element i domosdoshëm e i përhershëm, dallon do të thoshia, që nga përzgjedhja, nga kriteri i pjesëmarrjes, nga idetë, mesazhet e vizionet që përcjellë, nga viti në vit, më ndryshe e më mirë. Ndonse në ketë vit, me një paraqitje më të “cunguar”, prej një buxheti, po aq te cunguar, po edhe me sallën bosh , jo pak herë , kur aty nuk janë dukur as zyrtarët që e drejtojnë kulturën e këtij qyteti me kulturë të lashtë dhe që, në hapje, nuk u pa më as kryepushtetari (ndofta në axhendën e dëndur e të ndërkohshme, të tij), duke qenë edhe President i këtij festivali prestigjioz , me jetën më të gjatë të ekzistencës…Nuk i thonë “shaka” ta mbash në këmbë një festival, me “shpirt në dhëmb” në më se një çerek shekulli! Megjithatë , pati edhe shfaqje që ia vlenin për vlerat e tyre të gjithanshme si spektakle, sikundër qenë dy trupat greke, njëra me Çehovin e tjetra me Euripidin, -me shfaqje elegante, me kulme artistike në interpretimet dhe vizionet kontemporane , nga ku kishin ç’të mësonin edhe aktorët e këtij qyteti, që nuk u dukën në sallë për asnjë shfaqje! Aq më tepër se, ndër to merrnin pjesë aktorë të dimensionit të madh si Frosso Zagoreou, Ntinos Ponkopoulos, nga Athina, si edhe nje grupim aktorësh te rinj me një plastikë të shkëlqyer, nga Selaniku!….Duke përmendur edhe trupën e Maqedonisë Veriore që bëri atë qe nuk e bën sot as politika Europiane, duke dëshmuar me gjuhën e artit, në shfaqien e tyre të cirkut të një “Teatri Shëtitës” me katër artistë, nga katër shtete ballkanike të ndara, qe nuk “merren vesh” as sot e kësaj dite, se është e mundur edhe një gjë e tillë…Me artistë shqiptar, bullgar, maqedonas e serbë! Një BRAVO E MADHE!
Mandej, të bënte përshtypje të mirë edhe përpjekja individuale e disa të rinjve për të krijuar “bocete subjekti” alternative teatri , si ajo e regjisores se Tiranës Artemis Beluli, e regjisores dhe aktores franceze Erica Letailleur dhe i regjisorit Elbasanas Hysen Mullajonuzi, për shfaqjen e tij për fëmijë “Pema dhe Mbreti”. Duhet thënë mandej se, larmia e një festivali teatror nuk mund të linte jashtë vetes edhe një promovim libri për aktrimin, si edhe një ekspozite introspektive të artit pamor. Me një organizim më të mirë, që edhe teatri të shkojë tek spektatori , po edhe që spektatori t’i “kthejë vizitën” teatrit… Vetëm se, spektatori nuk të afrohet po nuk e thirre atë e po nuk pati vlerë shfaqja yte!. Se “aktorëve sikur u ngrihen puplat kur ka publik në sallë,- tha Srasbergu,-Ai ndjen njëfarë detyrimi brenda vetes dhe bën çmos që “ta bëjë për vete”, që ta tregojë veten, se është “kapacitet që ia thotë”.
Piqeras, më 11 tetor 2024,






Burimi/Facebook


Leave a Reply