Dritan Goxhaj
Termi ARMAGEDON, si edhe në këtë rast, përgjithësisht përdoret për të përshkruar një skenar të fundit brenda një periudhe kohore shumë të shkurtër të një ushtrie, të një shteti apo të botës. Fjala Armagedon është term që gjendet në të gjitha librat fetarë, në Biblën e Krishterë, në Testamentin e Ri (Harmagedon – në greqishten e vjetër; Har Megido në hebraisht) përshkruhet si vendi ku ushtritë do të mblidhen për një betejë të fundit të botës. Kurse në teologjinë Islame ajo përmendet në hadithet e Profetit Muhamed a.s, si beteja e madhe (Al-malhama Al-kubra).
Ndërkohë që Izraeli vazhdon me genocidin e tij të masakrojë palestinezët në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, njëkohësisht duke të goditur edhe Libanin në mënyrë të padiskriminuar duke dëshmuar se është i vetmi vend në botë që mund të masakrojë, i ka dhënë të drejtë vetës të bombardojë dhe të pushtojë të gjithë fqinjët e tij sipas dëshirës, pa pasur asnjë pasojë direkte ndërkombëtare, me qëllimin e vetëm që, e gjithë kjo të sjelli Armagedonin e shumë dëshiruar për terrorizmin zionist të shtetit Izraelit, duke shpresuar se Irani do të kundërpërgjigjet në mbrojtje të Hezbullahut dhe, në këtë rast Izraeli ka bindjen se amerikanët do të jenë të detyruar t’i bashkangjiten menjëherë kësaj çmendurie izraelite, duke krijuar kështu atë Betejën e madhe – Armagedonin.
Po në të njëjtën kohë, ashtu si Netanjahu në Izrael edhe Zhelenski i Ukrainës po mundohet me çdo mjet e kusht që të fusi në ekuacionin e tij të luftës kundër Rusisë NATO-n dhe Amerikën. Ndërkohë që Ushtria Pushtuese Izraelite bombardon civilët e pafajshëm, me preteksin se po bombardon objektiva ushtarakë, Zhelenski po kërkon t’i krijojë vetes mundësinë e bombardimeve me raketa me rreze të gjatë veprime ndaj objektivave strategjike ushtarake ruse në thellësi të Rusisë.
Por në të dyja këto raste, pamvarësisht ereksionit të parakohshëm të Britanisë (që e çon më lart se ç’është) dhe disa politikanëve të pa ditur të Evropës, gjeneralët e Pentagonit janë ata që e kuptuan më së miri dhe drejtpërdrejtë deklaratën e Putinit pas këkrkesës së Ukrainës se: “Çdo lloj goditje me rraketa të tilla në territorin rus do të konsiderohet si një sulm i NATO-s direkt ndaj Rusisë, dhe do rezultojë në kundërgoditje të menjëhershme ndaj saj”; kjo, për arsyen se këto rraketa nuk mund të përdoren nga vetë Ukraina, por duhet patjetër që, jo vetëm të përdoren dhe të bëhen gati nga personeli profesionist i këtyre vendeve të NATO-s, por, do të duhet edhe që gjithë fluturimi i tyre si dhe futja e tyre në diagramën e drejtimit për në objektiv të bëhet nëpërmjet satelitëve të NATO-s dhe të Amerikës, prandaj dhe detyruan politikën britanike dhe atë të Shtëpisë së Bardhë që të refuzojnë dhënien e këtyre rraketave Ukrainës.
Ata, sipas gazetës Neë York Times dhe Uashington Post, treguan shqetësim të madh se, në rast se këto rraketa do të përdoreshin në emër të Ukrainës, atëherë edhe Rusia mund të fillonte të pajiste me rraketa dhe teknologji të tillë shumë forca proxy (të autorizuar) të Iranit, të cilat indirekt mund të funksionojnë në këtë rast edhe për Rusinë.
Më datë 10 shtator 2024 Zhelensky e bëri këkrkesën publike, por më dt.10 erdhi reagimi i Putinit; më datë 13 ishte reagimi i Pentagonit dhe i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa më datë 15 erdhi demonstrimi i parë i asaj që gjeneralët amerikanë e paralajmëruan.
Më këtë datë Huthit në Jemen lëshuan një rraketë në drejtim të Izraelit.
E veçanta e këaj goditje qëndron në faktin se, për herë të pare, që prej 11 muajsh, Huthit përdorën një raketë hipersonike. Për njohuri, raketë hipersonike është çdo lloj rakete, e cila udhëton me shpejtësi më së paku 5 herë më shumë se shpejtësia e zërit, (shpejtësia e zërit = 1224 km/h).
Raketa që Huhtit lëshuan drejt Izraelit përshkoi një distancë prej 1930km për 11 minuta, duke fluturuar me një shpejtësi prej 10414 km/h, dmth 8,5 herë më e shpejtë se shpejtësia e zërit.
Për momentin, vetëm tre vende të botës e posedojnë plotësisht këtë teknologji dhe janë në gjendje të prodhojnë raketa të tilla në seri, ato janë: Rusia, Kina dhe Irani.
Amerika ende nuk ka arritur të konkludojë në një armë me këtë shpejtësi, pamvarësisht tentativave të saj disavjeçare.
Normalisht që mund të ketë nga ata që mund të argumentojnë se këtë lloj teknologjie Huthit mund ta kenë marrë nga Irani, duke qënë se kanë qënë dhe janë gjithnji proxy të Iranit.
Në këtë rast kanë të drejtë, por ama edhe iranianët vetë, vetëm vitin e kaluar arritën që të prodhonin një raketë të tillë, ndërkohë që rusët kanë gati 12 vjet që kanë avancuar në një teknologji të tillë, me disa lloje rraketash.
E dyta, e cila e bën edhe më të sigurtë që në këtë rast kemi të bëjmë me ndihmë direkt ruse, qëndron në faktin e qëndrimit në trajektore (diagramë) të këtyre raketave pasi lëshohen.
Ashtu si shihet nga distanca që kjo raketë ka përshkruar (1930 km) është raketë me reze të gjatë veprimi.
Dhe, ashtu si edhe raketat e NATO-s, edhe këto raketa të lëshuara nga Huthit kërkojnë jo vetëm specialistët e vendit që ka prodhuar teknologjinë, por edhe koordinim të trajektores drejt objektivit me anë të satelitit.
Dhe në këtë rast as Huthi dhe as Irani nuk ka satelitë që të bëjë këtë koordinim (drejtim).
Por ama, aleatët e Iranit, (Rusia dhe Kina), i kanë këta satelitë. Prandaj, edhe kjo raketë e lëshuar nga ana e Huthit është e pamundur që të këtë fluturuar në drejtim të Tel Avivit pa ndihmën e satelitëve ushtarakë rusë dhe sistemit të tyre satelitor GLONAS.
Dhe, gjatë gjithë kohës së fluturimit, deri në momentin që raketa ra në Izrael, atë nuk arritën të identifikonin, e as të godisnin si sistemet e Mbrojtjes Kundërajrore Amerikane dhe Britanike në Gjrin e Adenit, ku janë stacionuar gjysma e flotës amerikane dhe dy aeroplanbajtëse, por as nga sistemi i Mbrojtjes Kundërajrore izraelite Iron Dom.
Kjo raketë ishte demostrim force, paralajmërim dhe mundësi nga ana e Rusisë për gjithë NATO-n, se çfarë mund të ndodhi në rast se ata pajisin Ukrainën me raketa me reze të gjatë veprimi.
Kjo është arsyeja që këto dy ditët e fundit po bëhet e ditur se Irani ka rreth dy javë që po negocion me Rusinë për Huthit, që Irani t’u japi atyre raketa hipersonike anti-anije, të tipit ONYX P-800.
Në rast se Rusia u jep raketa të tilla Huthve përmes Iranit, kjo do të thotë se gjithë flota Amerikanë nëLlindjen e Mesme dhe ajo Britanike po aty, si dhe disa anije luftarake të disa vendeve të NATO-s, mund të zhduken në një ditë.
Dhe kështu, në këtë rast NATO-s dhe amerikanëve do ju ndodhte ajo që i ndodhi Perandorisë Romake në shekullin e 9-të pas Krishtit, në atë që njihet në histori si Beteja e Pyllit Teutoborg, në Gjermani, ku Roma humbi brënda një dite tre legjione të saj.
Për këtë arsye, ushtarakët e përgjegjshëm të Pentagonit, duke i njohur këto kapacitete të rusve dhe Iranit, e ndaluan edhe kësaj herë që Armagedoni të ndodhte.
Kjo mosdashje, për të vetmen arsye se ata nuk duan që të ndodhen në të njëjtën pozitë që u ndodh dikur Perandori Romak, Jul Cezari (Gaius Julius Caesar Augustus), i cili, pasi i komunikuan humbjen e legjioneve në Gjermani, filloi të bërtiste e ulëriste nëpër korridoret e pallatit perandorak, duke iu drejtuar Komandantit të legjioneve të asgjësuara, i cili vrau veten: “Quintili Vare: legiones redde! (Quintili Vare: më kthe legjionet e mia)”.
Tiranë, më 25 shtator 2024
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply