Enver Bytyçi
Edi Rama tha të dielën e shkuar se “Partia Demokratike do të marrë në zgjedhjet e ardhshme aq deputetë sa ç’kishte marrë në vitin 1997” Madje përdori shprehjen garantuese “Mbajeni mend”! Që do të thotë se ai është dhe mbetet nga ata vrasësit që hakmerren ndaj viktimës duke i thënë se “të vras sërishmi”!
Viti 1997 është një vit i zi në historinë e Shqipërisë. Të zi e bënë atë vit kryengritësit e armatosur kundër një qeverie e qeverisjeje legjitime. Dhe kryengritësit ishin të gjithë nga pjesa më jugore e Shqipërisë, në aksin e zonës së parë operative, Vlorë-Tepelenë-Gjirokastër-Sarandë. Këta kryengritës kundër pushtetit demokratik me sebep se “qeveria ua vodhi paratë e piramidave”, dogjën e shkatërruan shumicën dërmuese të objekteve të shtetit, bashkitë, komisariatet e policisë, madje edhe shkollat dhe qendrat shëndetësore. Sulmuan depot e armëve dhe i morën ato me forcë. Asnjë oficer dhe asnjë ushtar nuk qëlloi kundër ndonjë grabitësi armësh. Përkundrazi, terroristët në drejtimin e shtabeve politike, ku bënte pjesë edhe Edi Rama, vranë e masakruan policë e nëntë punonjës të SHIK-ut, të cilët po rrinin në zyrat e tyre.
Me dhunë e terror, por edhe me mashtrimin e Fatos Nanos, se “Partia Socialiste do t’ua kthente qytetarëve të gjitha paratë “e grabitura nga Berisha””, dmth të piramidave financiare, kjo parti fitoi dy të tretat e vendeve në parlamentin e vitit 1997. Tani kryeministri i Shqipërisë po bën të njëjtën gjë. Po paralajmëron që të fitojë dy/të tretat e vendeve në parlament. Qëllimi i tij është jo vetëm të sigurojë vazhdimësinë e pushtetit të tij mafioz, por edhe të ndryshojë kushtetutën dhe ta shpallë veten monark, padishah ose faraon. Dhe Edi Rama ka dhënë për këtë garanci. Në një farë mënyre është betuar, ose ka vënë bast. Ka thënë: – Mbajeni mend, dmth, mbajeni shënim e më kërkoni llogari nëse nuk e realizoj këtë premtim. Eshtë i vetmi premtim që ai e mban, se është mjeshtër për të blerë e për të vjedh zgjedhje.
Kjo deklaratë e Edi Ramës është e kalkuluar dhe shkon në harmoni me llogaritë që ai ka bërë për numrin e deputetëve që do të grabisë duke blerë e grabit votat e qytetarëve. Për këtë arsye opozita duhet ta nxjerrë liderin e saj nga arresti shtëpiak që të udhëheqë fushatën elektorale dhe protestat e qytetarëve. Ndërkohë duhet që të detyrohet Edi Rama të japë dorëheqjen, po përmes protestave. Nëse nuk ndodhin këto dy ngjarje që motivojnë opozitën dhe opozitarët, atëherë Edi Rama përmes metodave grabitqare të njohura tashmë, do të vazhdojë të jetë në pushtet. Dhe nëse ndodh sërishmi kjo, atëherë ai do të përgatisë një vit tjetër si viti 1997.
Nëse vazhdon pushtetin mafioz të tij edhe pas zgjedhjeve të ardhshme, Edi Rama do të shndërrohet në një diktator klasik. Do ta thellojë diskriminimin krahinor e politik në Shqipëri. Dhe në këto kushte do të lind kërkesa për federalizimin e Shqipërisë. Kjo kërkesë do të vijë nga zona e veriut, si më e diskriminuara e vendit. Pra federalizim, jo republike autonome e vorioepirit, siç kërkuan politikanë e sharlatanë si Edi Rama në vitin 1997! Dhe federalizim do të thotë administrim i pasurive nga vetë pjesa federative. Heqje dorë e pushtetit qendror nga administrimi e menaxhimi i këtyre pasurive. Kjo do të thotë më pas zhvillim i dejtë dhe i barabartë i të gjitha zonave të territorit të shtetit shqiptar. Në kushtet e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës, askush nuk do të spekullojë me këtë kërkesë, për ta konsideruar atë si “përçarje kombëtare”! Sepse federalizmi sidomos në veri nuk favorizon asnjë shtet fqinjë që të ketë pretendime territoriale në Shqipëri. Thjesht krijon kornizën e domozdoshme për zhvillim të barabartë! Jo më diskriminim! Jo më aparteid në këtë vend në emër të “unitetit kombëtar”! Jo më narco-shtet, sërishmi në emër të unitetit kombëtar! Pra decentralizim me rregullat e një federate ose konfederate. Njësoj si Zvicra!
Dhe e gjitha kjo vjen për shkak të diskriminimit, jo të egos së banorëve të zonave që diskriminohen!
Burimi/Facebook


Leave a Reply