Anila Jole
Teksa qeveria dhe forcat përparimtare parlamentare nuk arritën të dorëzojnë një propozim të përbashkët për një ligj, i cili do të luftonte racizmin në rritje në Greqi, është partia neonaziste “Agimi i Artë” që dërgoi sot në Parlament një draft ligjor, i cili bën thirrje që “të luftohet racizmi kundër grekëve”, pasi sipas ekstremistëve të djathtë, sot në vend ka racizëm vetëm kundër grekëve.
“Ne e kemi thënë dhe po e përsërisim. Racizmi i vetëm që ekziston tani në vend, është ai kundër grekëve”, thuhej në njoftimin që shoqëronte projektligjin. Sipas Agimit të Artë, “fenomeni i emigracionit të paligjshëm është bërë një problem i madh për shoqërinë greke që nga viti 1991 deri tani. Në thelb ai është pushtim nën një luftë të pashpallur, që kërcënon të shkatërrojë sovranitetin tonë kombëtar. Politika ka dështuar për të ndihmuar qytetarët grekë, që janë viktima të krimeve monstruoze të përditshme”.
Projektligji i “Agimit të Artë” detajon nismat ligjore që duhet të ndërmerren për të luftuar krimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe masat që duhet të ndërmerren për ata që fyejnë historinë greke. Në mënyrë të vecantë, projektligji parashikon deri në 3 muaj burg për cdo emigrant që hyn në Greqi në mënyrë të paligjshme, ndërsa minimumi 10 vjet për cdo vepër penale të kryer prej tyre. Nga ana tjetër ata që përqeshin dhe fyejnë historinë greke, gojarisht, në shtyp, internet apo me cdo mënyrë tjetër, dënohen deri 20 000 euro gjobë.
Projektligji është quajtur “Reagimi ndaj krimit të rritur për shkak të emigracionit të paligjshëm dhe për ruajtjen e kujtesës kombëtare”.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply