Shkencëtarët janë në kërkim të vazhdueshëm të zbulimeve të reja që do mund të siguronin jetëgjatësinë. Më poshtë janë shtatë sekretet e një jete të gjatë: Qëndroni larg nga cigaret. Mbani një fizik të hollë. Merruni me stërvitje. Mbani një dietë të shëndetshme dhe kujdesuni për nivelin e kolesterolit, tensionin e gjakut dhe sheqerin në gjak. Hulumtimet tregojnë se shumica e 50-vjeçarëve të cilët tregojnë kujdes me shëndetin e tyre dhe mënyrën si ushqehen mund të jetojnë edhe 40 vjet pa goditje dhe sëmundje të zemrës, dy prej vrasësve më të zakonshme në këtë shekull”, thotë Dr.Clyde Yancy, president i Shoqatës Amerikane për zemrën. Shoqata për sëmundjet e zemrës ka botuar online këshilla të dobishme për një zemër të shëndetshme. Grupi gjithashtu ka publikuar edhe një kuiz online për të ndihmuar njerëzit të vlerësojë se sa ata janë të afërt me një zemër ideale. Në qoftë se ju nuk arrini rezultatin e dëshiruar, ai ofron këshilla për përmirësimin.
Këshillat
“Këto shtatë faktorë, – nëse ju mund t’i zbatoni ato në mënyrë ideale apo të siguroni kontrollin e tyre, – mund të përfundojë si një burim rinie të përjetshme për zemrën tuaj”, thotë Dr.Donald M. Lloyd-Jones, një kardiolog i cili është autor i kësaj deklaratë. “Ju jetoni më gjatë, do keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, do keni cilësi shumë më të mirë të jetës në moshë të vjetër, do të kërkoni më pak, dhe do keni më pak nevojë për kujdes mjekësor.” Në mënyrë të veçantë, ata që duan të kujdesen në mënyrë ideale për shëndetin kardiovaskular mund të përgjigjen po të shtatë pyetjeve të mëposhtme:
– Nuk keni pirë asnjëherë cigare ose e keni lënë më shumë se një vit më parë.
– Indeksi i masës trupore tregon më pak se 25.
– merreni çdo ditë të paktën 150 minuta ushtrim të moderuar ose 75 minuta ushtrim të fuqishëm çdo javë.
– Takohen të paktën katër prej këtyre rekomandimeve dietetike: 4 gota e gjysme lëng frutash dhe perimesh në ditë, dy apo më shumë racione peshk në javë, mos merrni më shumë se 36 lugë në javë lëndë që përmbajnë sheqer; tre apo më shumë porcione të pasura me fibër gjatë një dite; dhe më pak se 1.500 miligramë kripë në ditë.
– Niveli total i kolesterolit të jetë më pak se 200.
– Presionin e gjakut nën 120/80.
– Niveli i glukozës në gjak më pak se 100.
Kujdesi për zemrën
Kuizi online llogarit një rezultat të bazuar në përgjigjet, 10 të bën të jesh ideal. Mjekët thonë se kuizi është një mënyrë e mirë për njerëzit që të marrin një mendim se si janë duke e trajtuar veten e tyre, veçanërisht sepse njerëzit shpesh mendojnë se ata po bëjnë më të mirën për veten a tyre, se sa në të vërtetë munden. Shoqatat për sëmundjet e zemrës kanë zbuluar në një sondazh të kohëve të fundit tregoi se 39 përqind e amerikanëve mendonin se kishin një zemër të shëndetshme, por 54 për qind e atyre kishin thënë se kishin sëmundje zemre ose një faktor rreziku ose diçka të nevojshme për të bërë një ndryshim jetese për të përmirësuar shëndetin e zemrës, ose të dyja. Pesha në veçanti është një kurth për pacientët që përpiqen të përmbushur këto shtatë faktorë shëndetësorë, thonë mjekët. “Shumë njerëz janë të befasuar për të kuptuar se si mund të kalojnë në mbipeshë”, thotë Dr.Randal Thomas, drejtor i klinikës shëndetësore kardiovaskulare në Klinikën Mayo. Lloyd-Jones, edhe kryesues i departamentit të mjekësisë parandaluese në Shkollën Feinberg Northwestern University të mjekësisë, është shprehur: “Njerëzit, mendoj unë e kanë shumë më tepër të vështirë për të pranuar shëndoshjen e tyre.” Thomas lavdëron përdorimin e internetit si një mjet për të informuar njerëzit për mënyrën sesi duhet të kujdesen për shëndetin e tyre, zhvillimet më të fundit në fushën e shkencës dhe mënyrat e parandalimit dhe kurimit të sëmundjeve të ndryshme. Thomas ofron këshilla për të mbajtur në formë zonat problem: për shembull, këshillon dikë që dëshiron të humbasë në peshë, duke pasur një qëllim të humbjes së një kile në javë, duke djegur deri në 3.500 kalori më shumë se sa janë marrë.
———————————
Si t’i parandalojmë sëmundjet e zemrës dhe dëmet që ato shkaktojnë
Infarkti, faktorët ndikues dhe këshillat e mjekëve
Stresi, dietat, diabeti, pesha janë ndër faktorët kryesore, që shkaktojnë infarktin dhe parainfarktin. Nuk janë të paktë ata që përballen me këtë sëmundje. Prandaj duhet të njihen shenjat me të cilat shfaqet kjo sëmundje dhe këshillat e domosdoshme që duhet të ndiqen nga pacientët. Parainfarkti dhe infarkti janë dy stade të së njëjtës sëmundje. Të dyja këto shkaktohen nga bllokimi i arteries që furnizon pjesën e muskulit, që preket nga infarkti dhe parainfarkti. Në gjuhen mjekësore, kjo quhet ishemia e miokardit, pra kur nuk furnizohet me sasinë e duhur të gjakut dhe të oksigjenit. Nëse ky parainfarkt ndërpritet për një periudhe kohe nga 30 minuta deri në 2 orë, dhe i sëmuri drejtohet tek mjeku, mund të shmanget ky problem. Në rastet kur nuk jepet ndihma mjekësore brenda këtij intervali kohor, atëherë kjo ishemi ose parainfarkt do të kalojë drejt infarktit. Shkencërisht infarkti është vdekja e qelizave të muskulit të zemrës, nekroza, e cila ndodh në atë pjesë, që privohet nga bllokimi i arteries përgjegjëse, që furnizon me gjak dhe me oksigjen.
Simptomat dhe shenjat e para
Infarkti nuk është një sëmundje që zhvillohet shpejt, por fillon prej kohesh, prej vitesh dhe në një moment të caktuar shfaqet. shenjat e para janë dhimbje gjatë ecjes, të cilat vijnë duke u shtuar. Këto shenja lajmërojnë për të kryer kontrolle dhe t’i paraprije sëmundjes. Por ka edhe raste të tilla, kur shenja e parë e sëmundjes është direkt infarkti, ose edhe kur vdekja ndodh para infarktit, nga një aritmi fatale që mund të pësojë personi në kohën kur fillon infarkti.
Faktorët që ndikojnë në rrezikun e atakut kardiak
Faktorët që përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve kardiake janë shumë, disa kryesorë e të tjerë dytësore, ku disa janë të korrigjueshëm dhe disa të tjerë jo. Të gjithë këta faktorë çojnë në atë që quhet skleroza e arterieve koronare, zhvillimi i pllakës së këtyre arterieve, dhe me pas çarja e tyre bllokon arterien që shkakton parainfarktin ose infarktin. Faktori kryesor që e shkakton këtë gjendje është stresi. Ky, së bashku problemet që shoqërojnë një person për një kohë të gjatë, mund të jenë burim i një sëmundje zemre. Faktor tjetër është duhani, i cili është shume i rrezikshëm, kur pihet në sasinë mbi 20 cigare në ditë për një kohë të gjatë, pasi ndihmon në zhvillimin e arteriosklerozës në arterien koronare. Por, duhani është një faktor i korrigjueshëm. Tjetër faktor është mbipesha, edhe kjo e mund të korrigjohet. Gjithashtu, kësaj liste mund t’i rendisim nivelin e lartë të yndyrës në gjak. Një nga faktorët që mund të korrigjohet disi është hipertensioni, ose siç e njohin të gjithë tensioni i lartë i gjakut. Diabeti është një nga faktorët që mund të shkaktojë parainfarktin, ky faktor përbën kompleks rreziku tek njerëzit mbipeshe. Tek njerëzit mbi peshe futen burrat, që kanë një perimetër barku mbi 105 centimetra dhe gratë me 103 centimetra. Por edhe dietat futen tek shkaktarët dhe faktorët që mund të japin një parainfarkt. Mosha dhe seksi, mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së parainfarktit. Por mbi moshën 75 vjeç, ritmi i prekjes nga kjo sëmundje fillon dhe të bjerë. Por një tjetër faktor që ndikon është edhe raca, ku nga të dhënat rezulton se “të bardhet” janë më të prekur dhe sidomos popujt e vendeve veriore dhe kryesisht të ftohta.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply