Ternova:
Sapo kalon Bulqizën, në fush bulqizë rruga kryesore që të çon drejt Dibrës së madhe dhe Qytetit të Peshkopise ndahet me një tabelë dhe që ka një emër Ternovë. Si shumëçka e shumë mbetje pas në këtë vend, që nis dhe lihet në mes, pas asfaltit mbin një pjesë e rjepur rruge, e cila të drejton për në Vorre të Vrame. Një hapsirë, që merr oksigjen nga pyjet e dendur dhe natyra e virgjër, të kredh në Ternovë. Mëse 60 përqind e Parkut Kombëtar “ Ternove” gjendet pikërisht në territorin e komunës së Zerqanit, duke i dhënë një pamje të rrallë, në antitezë të plotë me gjithçka e lidh me pjesën tjetër. Pak më tej, rruga merr një drejtim në jug dhe futet drejt e në fshat. Ndaj, për të arritur në Ternovë duhet të ndjekim një shteg, sot pothujse parësorë, një rrugë që megjithse është rregulluar disi prap nuk i ka parametrat e duhura që ti shërbej komunitetit vendas. Prej kohësh askush nuk i ka vënë dorë, të paktën për ta mirëmbajtur sado pak ose bëhet sa për të thënë. Rreth dhjetë kilometra rrugë duhen nga Fush Bulqiza për të arritur në Ternovë, fshatin dikur me mbi 600 shtëpi, e sot të jetë t’kurrur në 40-60 të tilla. Ternova për vetë kushtet e saja natyrore që ka, duhej te ishte një destinacion prioritarë për turizëm malorë, por në fakt deri më sot nuk ka marrë kurrë mjaftueshëm. Ternova, e strukur diku mes pyjeve, është një ndër ato pasuri të rralla që Shqipëria e ka, por që nuk di ta shfrytëzojë si shumëçka në këtë vend. Kjo zonë e lënë mënjanë është e gjitha për t’u zbuluar, për t’u prekur e mbi të gjitha për t’u shpluhurosur. Ternova është e lashtë dhe më shumë se çdo gjë tjetër i ka shërbyer zonës dhe si vend strehimi në kohë luftrash. Paraardhësit , jetonin në këtë vend, në të dy anët e lumit që e ndan fshatin mes për mes. Ternova ka pasur figura që i kanë dhënë vendit si në kohë paqje ashtu dhe në kohë lufte. Dhjetra djem u bashkuan me farmacionet e luftës nacional-çlirimtare dhe dhanë kontibutin e tyre për çlirimin e vendit. Ndërsa dëshmorët Gjeladin Murati, Fezulla Gjika, Halil Hasa dhanë jetën e tyre për çlirimin e shqipërisë. Mjeshtra të punës me drurin dhe gurin si Has Burgu, Avdi Burgu, Xhaferr Isufi, Hajdar Kurti, Ramadan Mitku si dhe mjeshtrat e mëvonshëm si Gafurr Zeneli, Zenel Din Gjika, Xhevat Isufi. Po kështu ternova ka nxjerrë një eltë intelektualësh që ja kanë rrit vlerat zonës si mësuesi Asllan Zeneli, mjeku Xhaferr Cani, inxhinjeri Astrit Cani, matematiceni Xhemal Kamberri, inxhinjeri Bujar Murati…. si dhe këngëtaren e mirjohur Fatbardha Isaku. “Nxjerrja e këtyre figurave, në radhë të parë ripërtërit vlerat e vetë zonës dhe vlerat reale të komunitetit, dhe e dyta për të tërhequr kureshtjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, për të parë që edhe në një zonë kaq të thellë, që ndodhet mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, ka pasur dhe ka figura dhe personalitete të shquara, që i kanë dhënë kombit në gjithë vendin. Ternova si pjesë e Komunës së Zeqanit, ka marrë pjesë në të gjitha luftrat , është shkelur plot disa herë nga serbët, turqit, gjermanët, italianët e bullgarët, e megjithatë fshati nuk u shua. Ai vjen sot me dy imazhet e tij, njëri ai i dhuratës së pakursyer natyrore, e tjetri ai i harresës shtetërore. “Për momentin është pak vështirë, sepse mungon rruga. Rruga është kryesorja, se banorët e larguar kanë mall dhe vijnë këtu pothuajse çdo vit. Ata vinë nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Greqija e deri në Amerikë. Ka edhe nga ata që kanë filluar të kthehen dhe të investojnë në Minjerë dhe në mbarvajtjen e pyjeve. Hapat e parë janë bërë, por mbështetja e vërtetë nga shteti mungon. Pa investime, individi nuk mund të realizojë çdo gjë. Personi, që ka bërë ndonjë investim, ka ngecur në vend, se aq është ekonomia, s’ka arritur më tutje. Duhet të ndërhyjë pak shteti”, thonë fshatarët. Pozicioni gjeografik i Ternovës është për t’u pasur zili, jo thjesht si pasojë e natyrës. Fshati është shumë afër Tiranës sidomos me hapjen e rrugës së Arbërit duhet më pak se një orë udhëtim dhe ja ku gjendesh në Ternovë. Një zonë që është për tu pasur lakmi përsa i përket Turizmit si një mundësi e jashtëzakonshme për ta kthyer fshatin në një destinacion të jashtëzakonshëm turistik. Do të ishte me shumë vlerë ta pinim kafen e mëngjezit në Vorre të Vrame, e unë kam shprsë se kjo do të arrihet bile shumë shpejt, sapo të përfundoi rruga e arbërit. Përvec mineralit të kromit dhe çfrytzimit të lëndës drusore , Zona ka disa liqej shumë të bukur si Liqeni i Zi, Liqeni i Martaneshit, I sopeve, Liqeni i luleve si dhe shumë bimë të vlefshme si boronica, trëndafil të egër,dullenja, sherebelë, lule shtogu, e sa e sa bimë medicinale, që janë një burim të ardhurash për banorët, që përpiqen kështu të përballojnë vështirësitë e të ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend. Në përiudhat e hershme para dhe gjat sundimit të sistemit komuniste janë mbarshtruar me miera e qindra krerë bageti. Unë këtë e di sepse kam qene Veteriner në Zerqan. Shtëpi të shumta të ndërtuara me murë guri dhe të mbuluara me tjegulla diku diku dhe me rrasa guri në ndonjë vend tjetër heshtin trishtueshëm, kur në fakt duhet të ishin të tejmbushura me banorë, e rrugët e vetmuara me turistë djem e vajza të lindura e rritura këtu por që tashmë janë larguar drejt tiranës ose për një jetë më të mirë jashtë shtetit. Banorët të tregojnë Varvjakun e famshëm, atje ku vazhdon të punohet për nxjerrjen e kromit. Janë të shumtë ata që janë punsuar këtu. Një festë tradicionale duhet të organizohet çdo vitë, ku të mblidhemi të gjithë e të njohim njeri tjetrin. Tu prezntojmë fëmive tanë vendlindjen e të parve të tyre, ti njohim ato me zakonet dhe traditat që ka zona. E kjo sa më parë duhet bërë sepse të tjerë e kanë bërë dhe u ka shërbyer per mirë. E ne kemi se ç’far tu themi fëmive tanë: Ternova ka gjithçka, ka historinë e saji jo të pakët; edhe pse shqiptarët janë gjithmonë modestë në promovimin e saj; ka natyrën mahnitëse që shkrihet me qiellin, ka pozicionin gjeografik; kaq afër në kilometra nga rruga nacionale në Peshkopi, e po aq afër nga Dibra e Madhe; e mbi të gjitha ka njerëzit, që me mikpritjen e tyre të bëjnë të rikthehesh gjithmonë, me shpresën se diçka do të mund të ndryshojë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply