Deklarata e sotshme e Celibashit të Partisë, në të cilën pohonte se nuk kish marrë asnjë kërkesë lidhur me çështjen e kartave të skaduara të identitetit, nuk bëri gjë tjetër veçse pohoi përkatësinë partiake të Celibashit, pasi rezulton se me figurë dhe zë Celibashi është vënë në dijeni nga anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj, në mbledhjen e Komisionit Rregullator në data 29 korrik. Çakaj i ka bërë thirrje publike, kryekomisionerit Ilirian Celibashi për të marrë masa për votuesit që i ka mbaruar afati i dokumenteve identifikues dhe se Celibashi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim
Pra, Celibashi nuk mund të bëjë të paditurin në këtë rast. Nuk mund të bëjë të paditurin se Celibashi nuk është titullar i Komisionit Qendror të Tortave bie fjala dhe nuk ka kurrfarë lidhje me zgjedhjet, por vetëm me shijen e klientëve për shije të caktuara tortash.
Celibashi është as më pak e as më shumë veçse titullar i një institucioni që quhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë (KQZ) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi kryesor në Republikën e Shqipërisë, i cili organizon dhe mbikqyr zgjedhjet në Shqipëri, si dhe shpall rezultatin e tyre.
Qasja e Celibashit të Partisë më kujton qasjen e shumë Celibashëve të tjerë që kanë pushtuar institucionet në këtë vend.
Fjala bie, kur hapet një thirrje për një vend pune në administratën shtetërore Celibashët e Partisë, te kriteret që duhet të plotësojë aplikanti për ta fituar atë vend pune nuk kanë lënë pa përmendur veçse numrin e këmbës apo shenjën e horoskopit të individit që kanë paracaktuar të emërojnë në atë vend pune.
E teksa një punonjës i institucionit me përvojë dhe kontribut në atë institucion, e sheh thirrjen dhe kriteret, as nuk merr mundimin të aplikojë se sheh që kriteret përshkruajnë tjetërkënd.
Zakonisht kriteret përshkruajnë një Yllkë Partie me 200 fjalë në fjalor dhe asgjë më shumë që karakterizohet nga një përvojë minimaliste pune. Megjithatë, Yllkat e Partisë emërohen dhe fillojnë punë dhe nuk vonon shumë që Yllkat e Partisë të kryejnë ndonjë gafë institucionale.
E teksa kjo gafa insitucionale sillet në vëmendjen e Celibashit të Partisē nga ndonjë punonjës me më shumë përvojë dhe përgjegjësi institucionale, Celibashi i Partisë, njëjtë si Celibashi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përgjigjet; Vetë e ke fajin që nuk aplikove ti dhe nuk dorëzove dosjen për postin e Yllkës së Partisë se atëherë nuk do të kishim probleme.”
Post Scriptum- Celibashët janë kudo njëlloj. Ndryshon veç emërtimi i institucionit që drejtojnë.
Elona Caslli
Burimi/Facebook


Leave a Reply