O djalë që dashunia
t’braktisi e t’la n’përçartje,
a thue se zemrës tande
I kthehet lumtunia
se n’park ndoj herë buzë natë
dy hije i shef,që kapërthehen
e ‘i fije zâ ndien afshi:
-si vllani i tokës n’verë,
që t’lagses biralije
ujt e perpinë i rreshkun,-
e t’duket se prap koha
me t’amblën vashen tande,
e dashtun t’lmon gjymtyrët?
-S’besoj!Jo gzime as afshe
as rrqethje shije,as rrahje t’qeta zemre,
Por fshamje,akull,akull,
lakmí,disprim e vaj
trupin t’pushtojnë e shpirtin.
Pa ty o nanë,që djepi i foshnjes tande,
përmbys rri mes Varrezës
e krizantemat rritë lkuren ja rmojnë
e jo pelhurat,
t’buta ngjyroshe,trupin
butë me ja ruejtë ndër ditë të liga t’stinëve?
A thue njmend kënaqe,
kur tjeter nane foshnjen
ndër krahë ia sheh,si vera,
që tue gugatë fjalë t’kota
me zogj e bimë e shpija
s’pushon tue folë me gishta,
plot gaz porsi pranvera?
-Oh,jo.S’kthehet ma knaqa,
as shpresa e vonë,as paqa,
por sytë t’tregojnë se breshen
mbarë qenies tande i bie.-
Kshtu dikush m’thotë”duel vera “
se shtrî gjymtyr’t brî zjarmit
kujton se,i’mend âsht vapë,
por unë i tham:”janë Kshndella”.
Ai kundërshton .Ndër andrra
jeton dembel të votra
e m’thotë me bindje :”âsht vera!”
e mue pra m’duken Kshndella!
Po ai ngul kambë ne e veten:
-Sot fillon dita e zgjatet
sa kcen gjeli trá n’trá!…-
Janë të ngushtë rreshtat e trenve!
a thue,o djalë,kaq i ke t’vogla
shpresat e t’ardhmes tande
e prap me to jeton
edhe pse jetës i zanë frymen
endè pa lé?!Nieriu
sharron po e priti t’ardhmen
vallzuese-andërr t’bukur.
E ardhmja vjen njihovi
trimnisht n’fyt po iu hodhe
edhe n’i thansh:”dorzou!
N’qoftë se kemi gjykimin
e bindjet pa lëkundje,
t’u shporremi andrrimeve….! Tiranë 1947
Burimi/Facebook


Leave a Reply