– Interviste ekskluzive e botuar ne dt. 16 Prill 2009 ne gazeten Telegraf qe i mora Myzafer Arifit, njerit prej 5 protagonisteve te bujshem te arratisjes nga liqeni i Shkodres drejt ish- Jugosllavise ne Mal te Zi ne qershor 1984 ne ditet e zhvillimit te Kampionatit Europian te Futbollit ne France. Te gjitha kopjet e kesaj gazete u paten shitur ate paradite ne Shkoder brenda nje gjysem ore.
Rreth 2 muaj pas arratisjes dhe ekzaktesisht ne mbremjen e 30 gushtit 1984 thuajse i gjithe qyteti i Shkodres do te “ngujohej” neper shtepi per te ndjekur intervisten e paralajmeruar nga Emisioni “Politicki Magazin” tek TV 1-shi i jugosllavit sic quhej ne ate kohe (TV “Titograd” – sot TV Publik i Malit te Zi, TVCG). Do te intervistoheshin pikerisht 5 te arratisurit nga Shqiperia, nga te cilet 2 vellezerit nga Shkodra, Myzafer dhe Vehbi Arifi, si dhe 3 te tjeret nga Tirana, e konkretisht, 2 vellezerit Ilir dhe Nasi Pavllo si dhe Dalip Kerluku. Intervista ne fjale dhene televizionit jugosllav te kohes u pat xhiruar ne bregdetin e Budvas, sipas rrefimeve te vete Myzaferit. Sot kushdo mund ta gjeje edhe videon e kesaj interviste origjinale ne youtube.
Ne nje dite marsi te 15 vjeteve me pare, ne vitin 2009, nje i njohur me prezantoi dhe me shpjegoi shkurt se kush ishte Myzafer Arifi duke me kujtuar ate ngjarje te bujshme… Vetem kaq u desh qe te prezantohesha me Myzin dhe te mos ta leshoja deri ne fund te bisedes se regjistruar dhe mjaft te shperndare meqe me doli papritur..
Ne versionin e meposhtem origjinal te skanuar, “doren e fundit”ia ka dhene redaksia e gazetes dhe ka disa pasaktesi.
Eshte paradoksi me te cilen per fat te keq vijon te funksionoje sot edhe me keq gazetaria tashme thuajse e shitur shqiptare..
Po e risjell edhe nje here kete interviste per lexuesit, miq dhe te njohur pas shume komunikimeve me ta ku me kerkonin ripublikimin e saj per ate ngjarje te bujshme jo vetem per Shkodren e cila mbush sivjet plot 40 vjet nga dita kur ndodhi.
Shkoder, 4 Gusht 2024
AL
Burimi/Facebook


Leave a Reply