N’kët vapë t’nxehtë çikë ku je nis
nëpër grykat e Malësisë
tuj ra fyellit e çiftelisë
mirë po i k’ndon besa çiknisë.
Çikninë tash qysh po e lyp
her e amël e her me krypë
n’cep t’shamisë e shkrujshe letrën
boll u tutsha po shkon me tjetrën.
Frynte era nëpër lisa
m’thojshe letrën çikë ta nisa
n’mindil t’bardhë dy fjalë kam m’shtjellë
mos e m’rrifsha tjetrën verë.
Verë pa ty moj çikë mos ardhtë
bjeshkë as vrri syni mos paftë
tana krojet ujin e ndalshin
raftë rrufeja ta djegtë stanin.
Vera shkoftë e mos u ktheftë
pika e shiut mos raftë nga retë
mos e marrsh çikë n’grykë një herë
trandafili tu baftë ferr.
Mos e m’nem djalë mos e m’truej
se prej fjale kurrë nuk t’luej
nema jote djalo m’raftë
mjera unë s’dita me t’dashtë.
B.M. gusht2024


Burimi/Facebook


Leave a Reply