Por unë nuk di parti politike që të jetë kaq shumë në takime të vazhdueshme e të papushimta me shqiptarët kudo e ngado nëpër Shqipëri e Diasporë…
Këto takime a quhen, TERREN?
Apo terren quhet vetëm kur del ne televizor?
Po qe puna për takime në terren me shqiptarët, ja ku jemi..
Po qe puna për dalje në televizor, nuk dalim dot se Rregjimi nxjerr ne televizor vetëm partitë e reja surrogato që ka krijuar, sponsorizuar e sajuar vetë…
A e kuptoni se ky Rregjim 3 Palësh PS – PD – PL ka krijuar një “pyll orbital” me parti të reja e surrogato, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos njohin e mos shohin LRE?
Pylli me parti të reja e surrogato është krijuar nga Rregjimi për “mashtrimin e madh” që shqiptarët të mos kuptojnë e mos njohin se cila është partia e vërtetë, bio, e qytetarëve të thjeshtë e të papërlyer shqiptarë…
E megjithatë ne ja ku jemi.
Nuk na lë Rregjimi në televizor, por ne jemi çdo ditë e papushim në takime me qytetarët shqiptarë.
Ne jemi LRE dhe ne do të bëjmë histori me 1 celular dhe rrjetet tona sociale.
Ne jemi LRE dhe jemi këtu.
Burimi/Facebook


Leave a Reply