Një libër i ri i sapo botuar (i kompletuar) mbi çiftin e etnografëve francezë René dhe Jacqueline Bénézech që vizituan Shqipërinë në vitin 1931 dhe që në vitet 1938-1939 qëndruan 5 muaj në Shqipëri duke udhëtuar nëpër malet shqiptare.
—
Fragment nga libri (en français plus bas) :
E mërkurë, 24 gusht, Tiranë
Në mëngjes shoqëroj Rënenë për në Zyrën e Turizmit ku njihem me zotin Kosturi dhe Naimin. Pastaj shkojmë në shtëpinë e këtij të fundit ku na pret. Pasi provojmë reçelet, kafen dhe alkoolet, çka janë pjesë e mikpritjes, fillojmë nga puna. Ka dy kostume: i pari, kostum i Tiranës dhe tjetri i Kosovës. Duhet të them menjëherë se gjithë informacionet i marr me rezervë pasi kur na i japin, kam përshtypjen se nuk janë aq të sigurtë në saktësinë e atyre që thonë. Duhet padyshim që këto informacione të sqarohen për të ditur diçka të saktë.
Kunata e Naimit që vesh kostumin e Tiranës ka më shumë hijen e një bareshe flamande sesa të një muslimaneje të Ballkanit. Kostumi, i cili ka të bëjë me pantallonin, është një pjesë veçanërisht e jashtëzakonshme dhe me stof të bardhë. Ato 30 metra cohe pambuku dhe gjithë pala e transformojnë gruan duke i dhënë një dimension jashtëzakonisht të madh, ku në pjesën e sipërme ka veçse një këmishë dhe mbi të një jelek plot qëndisma e dizenjo disi konfuze, me prerje të rëndomtë. Duket se nganjëherë mbi të veshin një lloj redingote, një cohë me vija në ngjyrë vjollcë apo blu, të qëndisur me fije ari, prerja e të cilës është më fine. Kjo redingote pa mëngë, me shumë variante ngjyrash dhe prerjesh, është e përbashkët në shumë kostume shqiptare.
Kostumi i Kosovës ka një linjë më të përcaktuar dhe me shumë ngjyra. Ai që na tregojnë ka një pantallon kashmiri të Indisë dhe një bolero me një formë mjaft elegante. Pantalloni, me dimensione më të përmbajtura, ka hijeshi në lëvizjet e trupit. Vajza që e vesh krijon kështu një karakter më vete.
Ndërkohë që Rëne bën disa fotografi, sa bardh e zi por edhe me ngjyra, përpiqem të shënoj detaje të qepjes dhe për të parën herë kemi kënaqësinë të bëjmë profesionin tonë të etnografit. Kisha admiruar një unazë argjendi në duart e një prej vajzave të reja dhe ndjeva një lloj hutimi kur në çastin që duhet të shkojmë ajo kërkon me çdo kusht të ma dhurojë. Këmbëngul të mos e marr por duket sikur po e fyej. Në Shqipëri është zakon ti dhurosh mikut atë që ke dhe që ai e pëlqen, e kjo pa asnjë lloj paramendimi dhe pa asnjë keqardhje. Në të ardhmen duhet të jem më e kujdesshme.
Duke u larguar, Naimi na shoqëron deri tek xhamia e vjetër. Në dy xhamitë kryesore të Tiranës është e zakonshme të tregosh admirim për atë të Et’hem Beut, e cila është shumë elegante dhe njihet si një nga minaretë më të bukura. E ndërtuar në fund të shekullit XVIII (ndërtimi filloi më 1794) ajo ka anash një kullë sahati në formë katrore. Ajo mbijetoi nga shkatërrimi për ti lënë vend kalimit të një bulevardi, në sajë të Léon Rey-it. Në mes të agjencisë së autobuzëve dhe qeraxhinjve të biçikletave, xhamia është e izoluar nga ajo lagje me pretendime perëndimore.
Më pëlqen shumë xhamia e vjetër e ndërtuar disi në zemër të Tiranës së vjetër, pasi është më e thjeshtë dhe pa zbukurime, me një arkitekturë të zakonshme dhe rrethuar me qeparizë. Aty hyn lirisht dhe nëse në brendësi ka një atmosferë të paqtë, kjo sepse nuk ka turistë apo njerëz të anës tjetër të qytetit që të vijnë për tu lutur.
Nga fundi i pasdites, duke shëtitur, rastësisht kalojmë pranë kësaj xhamie që është në krah të një “kafene-lulishte” që ka mbetur ende si ato të kohës së Turqisë e ku papritur orkestra ia nis me një muzikë xhaz duke e alternuar më pas muzikën turke me atë negre, e ku patroni, për të tërhequr rininë shqiptare ka angazhuar aty një shërbyese. Gruaja e re, jo fort elegante dhe jo provokuese nuk e kupton shqipen pasi ajo është rumune.
Kjo kafene është nga ato që banorët i quajnë “lulishte” çka do të thotë se ndodhen thjesht në një kopësht.
Zoti Kosturi, që kalon andej me gruan e tij na pikas dhe afrohet. Prezantohemi. Gruaja e tij është e krishterë ndërsa ai është musliman (një martesë kjo tepër e rrallë). Ajo flet vetëm italisht meqë ka jetuar në Itali. Zoti Kosturi na thotë se meqë jemi këtu le të përfitojmë të njohim « mizoritë shqiptare ». Kështu i quan ai mezet dhe rakinë shqiptare. Mezet përbëhen në përgjithësi nga mishra pikante dhe të skuqura, copa domatesh, copa « kaseri » të bëra me patate të skuqura dhe një përbërje djathi e me vezë të rrahur që shërbehet shumë e ngrohtë, sipër të cilës hidhet lëng limoni duke e shoqëruar me bukë misri. Shto këtu dhe disa copa gjel deti të pjekur dhe kofsha pule me të cilat kamarieri shëtit duke i mbajtur në një pjatancë të madhe duk i ofruar në çdo tavolinë. E po kështu edhe kikirikat që shesin fëmijët. Veç të tjerash nëpër kafene kalojnë pa pushim shitësit e gazetave, të cigareve e llullave prej druri e madje dhe shitësit e sapuneve, krehrave dhe brisqeve për tu rruar. Në disa kafene ka dhe një kënd me berber në shërbim të ndokujt që papritur ndjen nevojën të ruhet.
Zoti Kosturi thotë se kjo nuk mjafton, se rakia dhe kafja këtu nuk është e denjë dhe se do na çojë në shtëpinë tij ku ka çdo gjë të mirë. Në këto raste rezistenca është e kotë. Atëherë nisemi drejt një lagjeje të re për ne. Pas pallatit të mbretit, shtëpisë së Naimit dhe disa rrugicave mes mureve të kopshteve, sipër të cilave pikasim çatitë e ulta me tjegulla të rumbullakta të shtëpive të vjetra tiranase, arrijmë në shtëpinë ku banon zoti Kosturi, një nga ato shtëpi që ai e ka mobiluar në mënyrë moderne. Për pak çaste tavolina shtrohet dhe një mori mezesh e mbulojnë atë. Shpejt u shtohen atyre qoftet e ngrohta prej mishi, « butargë » Shkodre, domate dhe speca të mbushura. Rakia është jeshile si likeri « pippermint », tepër e fortë por shumë e mirë. Kur shishja mbarohet shtohet një tjetër, jo jeshile por në ngjyrë ylberi. Kjo pritje e improvizuar dhe disi boheme, është plot sharm dhe me thjeshtësi. Dhe ne nuk e fshehim se i pëlqyem shumë këto “mizori shqiptare” dhe largohemi që andej tepër të gëzuar.
E premte, 26 gusht, Tiranë
Sot duhej të niseshim për në Malin e Tomorrit por meqë ky projekt u la, do të ketë diçka tjetër për ta kompensuar. Na thonë sigurisht që po. Të hënën që vjen nisin katër ditë festive për të festuar 10 vjetorin e monarkisë. Qyteti do të pushtohet nga njerëzit e ardhur nga të katër anët e Shqipërisë me veshjet e tyre më të bukura. Naimi thotë se do të kemi një rast unik për të patur brenda disa ditëve një koleksion komplet fotografish të mrekullueshme. Ai do ta shoqërojë Rënenë ngado në qytet dhe do ta njohë me njerëz interesantë që do ti tregojnë shumçka. Do ta çojë në Zyrën e Turizmit ku mund të merret me ata për sa kohë të dojë.
Do ketë gjithashtu mbrëmje, çka ne na interesojnë më pak e në të cilat do këndohet e kërcehet siç bëjnë dhe gjatë ditës në sheshet publike. Nëse gjithë ky program do realizohet, kemi shansin që në katër ditë mund të fitojmë një pjesë të kohës së humbur.
Nga ana tjetër, zoti Kosturi i tregon Rënesë programin se si do ta organizojë sa më mirë misionin tonë. Meqë s’mund të zhvendosemi dhe aq shumë nëpër Shqipëri, nisur dhe nga buxheti ynë modest, shpresojmë të mbështetemi nga qeveria shqiptare, të paktën të na ndihmojë për transportin, pra ndonjë makinë apo kuaj, duke na ndihmuar gjithashtu me njerëz që do na shoqërojnë. Pra duhet të mendojmë para se të marrim vendimin përfundimtar se ndoshta, po të takojmë mbretin, mund të marrin ndonjë urdhër prej tij.
Kjo do bëjë që të vonohemi padyshim, dhe së pari për shkak të festave por dhe për një takim të mundshëm, duke kaluar përmes ministrit të Francës dhe pastaj ministrit të Punëve të Jashtme këtu. Zoti Kosturi mendon se me siguri kjo do të arrihet me sukses edhe pse do mund të na harxhojë ende kohë dhe para. Ai këmbëngul që të vazhdojmë në këtë rrugë. Kështu vendosim ta tentojmë shansin tonë.
Në mëngjes, Rëne shkon të takojë zotin B…, sekretarin e Përgjithshëm të “Automobil Klub” si dhe zotin Rey. Nesër do të na shoqërojë tek zonja Marta Sadedin Doda, zonjë e një familje princore të Mirditës e cila ka kostume shumë të bukura dhe që dëshiron të na i tregojë.
Më pas Rëne shkon të bëjë një vizitë tek kryetari i Bashkisë, në atë që dikur mund të quhej “shtëpia e pashait”.
Kryetari i Bashkisë ka zënë vend në një sallë të madhe ku ai nënshkruan shkresat dhe ku telefonon papushim, ndërkohë që vizitorët janë në grupe të ndryshme ulur në kolltukët e vendosur në gjysmë rrethi. Kohë më kohë, për të qetësuar padurimin e tyre, në një pjatancë të madhe dikush sjell filxhana kafeje të cilat i ofron tek çdokush. Midis vizitorëve janë dhe tre malsorë shtatlartë, me trup gjigandi dhe kokë si të një shpendi që përgjon prehën, me nga një brez të gjerë zbukuruar me fishekë dhe revolverë. Mbajtja e armëve duket se me ligj prej vitesh është ndaluar, por vetëm formalisht. Këta malsorë janë nga lloji i atyre që zoti i përcakton si njerëz krenarë që vështrojnë vetëm përpara dhe që s’mund ti pengosh të marrin armët në çdo rrethanë, nëse kanë për të zgjidhur afere familjare apo nderi.
Sipas zotit Kosturi, më simpatiku nga ata të tre ka bërë rreth 200 vrasje dhe është ende gjallë, pasi është një qitës i shkëlqyer dhe se armiqtë e tij janë vrarë të gjithë, përveç njërit. Dhe ky ngjan se në këto ditë festive është në Tiranë, por mes tyre nuk do të ndodhë asgjë pasi ata kanë dhënë besën për armpushim dhe se nuk do luftojnë mes tyre në këtë periudhë për sa kohë do jenë në qytet. Në Shqipëri fjala e dhënë është e shenjtë. Kështu ky njeri nuk rrezikon të qëllohet në befasi pasi ai qarkullon gjithnjë me një pararojë dhe një praparojë pas, përbërë prej katër qitësish të mirë, por aq të fortë si ai dhe gjithnjë vigjilentë. Territori i tij është Dibra, ku banon në një shtëpi të fortifikuar dhe që në disa orë mund të mbledhë, nëse është e nevojshme, 2000 njerëz të armatosur gjer në dhëmbë. Kanë madje dhe mitroloza. Dhe një detaj i çuditshëm rreth këtij njeriu të tmerrshëm që fëmijërinë e ka kaluar në Stamboll: në piano ai luan me një gisht “Nën dritën e hënës” të Betovenit. E fton Rënenë të shkojë ta takojë. Por dhe një tjetër detaj, akoma më i çuditshëm: ai e kupton shpejt interesin tonë për folklorin shqiptar dhe me zgjuarësi e spontanisht na jep shumë informacione etnografike që njerëzit e qytetit duket se nuk i dinë.



—–
Fragment en français :
—-
Mercredi, 24 août, Tiranë
Tandis que René prenait de nombreux clichés, tant en noir et blanc qu’en couleurs, je m’efforçais de noter les détails de J’ai accompagné René le matin à l’office du tourisme, où j’ai fait la connaissance de monsieur Kosturi et celle de Naïm. Puis nous sommes allés cher ce dernier où on nous attendait. Après les confitures, le café et l’alcool, offrandes traditionnelles de l’hospitalité, nous nous sommes mis au travail.
Il y avait 2 costumes, 1 de Tirana et l’autre de Kosova. Je dois dire tout de suite que tous les renseignements qui suivent, je les note avec réserve, car quand on nous les a donnés, nous avons eu l’impression que les gens eux-mêmes n’étaient pas très sûrs de leur exactitude. Il faudra sans doute des recoupements pour savoir quelque chose de précis.
La belle-sœur de Naïm qui a revêtu le costume de Tiranë, a plutôt l’air d’une bergère flamande que d’une musulmane des Balkans. Le costume consiste surtout dans un invraisemblable morceau d’étoffe blanche qui est le pantalon. Ces 30m d’organdi froncé sans ligne, transforment la femme en un paquet de linge énorme. Le haut du costume n’est qu’une chemise sur laquelle se met une sorte de gilet chargé de broderies, aux dessins un peu confus et de coupe assez grossière. On y ajoute parfois, parait-il, une sorte de redingote de drap rayé violet ou bleu, brode d’or, dont la coupe est plus savante. Cette redingote sans manche semble, avec des variantes de couleurs et de coupes, être commune a beaucoup de costumes Albanais.
Le costume de Kosova a une ligne plus définie et beaucoup plus de couleurs. Celui qu’on nous a montré, avait un pantalon de cachemire de Indes et un boléro de forme assez élégante. Le pantalon de dimension moins excessive laissait une certaine grâce aux mouvements du corps. La jeune fille qui le portait ne manquait pas de caractère. Tandis que René prenait de nombreux clichés, tant en noir et blanc qu’en couleur, je m’efforçais de noter les détails de confection et nous avions pour la première fois la joie de faire enfin notre métier d’ethnographe. J’avais admiré une bague d’argent au doigt d’une des jeunes filles et je me suis sentie pleine de confusion, quant au moment de partir elle a voulu a tout prix me l’offrir. Je voulais à tout prix la refuser, mais il parait que c’eut été l’offenser. En Albanie, il est d’usage de donner à l’hôte ce qu’on possède et qui peut lui plaire et cela sans aucun calcul, ni aucun regret. Il faudra que je sois prudente à l’avenir!
En partant, Naïm nous a accompagnés jusqu’à la vieille mosquée. Sur les deux mosquées principales de Tiranë, il est d’usage de réserver son admiration pour celle «d’Et’hem Beys, qui est très élégante et possède un de plus beaux minarets connus. Construite à la fin du XVIII-ème siècle (sa construction débuta en l794), elle est «flanquée» d’une tour d’horloge carrée. C’est à Monsieur Léon Rey qu’elle doit de survivre encore, car elle aurait pu disparaitre pour laisser place à un boulevard. Elle est isolée au milieu de tout ce quartier aux prétentions occidentales, parmi les bureaux d’autobus et les loueurs de bicyclettes. J’aime mieux la vieille mosquée située un peu plus au cœur du vieux Tiranë, plus indiscrètement bariolée, d’architecture plus simple et environnée de magnifiques cyprès. On y entre librement et si l’intérieur conserve son ambiance recueillie, c’est qu’il n’y a pas de touristes et que les gens de Tiranë y vont pour prier.
Vers la fin de l’après-midi, le hasard de la promenade nous conduit encore près de cette vieille mosquée qui voisine avec un petit «café jardin» demeuré parfaitement Turc, à cela près que l’orchestre s’est initié au jazz et alterne de la musique Turque et de la musique nègre, et que le patron pour attirer les jeunes Albanais a engagé une serveuse. La jeune femme qui n’est ni élégante, ni provocante ne comprends pas l’Albanais, car elle est Roumaine. Ce café est de ceux qu’on appelle «lulishte», ce qui veut simplement dire qu’ils sont dans un jardin. Monsieur Kosturi qui passait avec sa femme nous aperçoit et entre. Présentations, sa femme qui est chrétienne tandis qu’il est musulman (mariage encore tout à fait rare), ne parle guère que l’italien car elle a venue en Italie. Il nous déclare que puisque nous sommes là, il veut en profiter pour nous faire connaitre les «atrocités albanaises», c’est ainsi qu’il appelle le raki et les mezzés. Les mezzés se composent en général de piments grillés, de tranches de tomates, de petits morceaux de Kaseri. (Le Kaseri frit est une préparation à base de fromage frit nappé d’œuf battu, servi très chaud, arrosé de jus de citron) et de galettes de maïs. Ici, nous y ajoutons quelques morceaux de dindon rôti et quelques cuisses de poulet, que le rôtisseur voisin promène entre les tables, sur de grands plateaux; de même que des cacahuètes que vendent des enfants. D’ailleurs dans les cafés passent et repassent sans cesse les vendeurs de journaux, les marchands de cigarettes, ceux de fume cigarettes en bois tourné et même le marchand de savons, peignes, et lames de rasoir. Dans certains cafés, il y a même dans un coin un coiffeur, pour les consommateurs qui éprouvent tout à coup le besoin de se faire raser. Monsieur Kosturi décide que cela ne suffit pas, que le raki du café n’est pas digne de nous et qu’il va nous emmener chez lui où il en a du meilleur. Dans ces cas-là, toute résistance est inutile. Alors, nous voilà partis, dans un quartier nouveau pour nous. Après le palais du roi, la maison de Naïm, quartier de ruelles entre les murs des jardins, au-dessus desquels on aperçoit les toits bas en miles rondes des vieilles massons de Titané, nous arrivons où habite monsieur Kosturi, qui est l’une de ces maisons, qu’il a meublée dans un style moderne. En quelques instants la table est mise et une foule de mezzés la recouvrent, auxquels s’ajoutent bientôt, des boulettes de viande chaudes, de la boutargue (ou poutargue) de Scutari, des tomates et des poivrons farcis. Le raki est vert, comme du pippermint, très fort et très bon. La bouteille vidée, on en apporte d’autre, non plus vert mais irisé. Cette réception improvisée, un peu bohême était pleine de charme et de simplicité Nous ne lui avons pas caché combien nous avions apprécié les « atrocités Albanaises» et nous sommes partis de la fort joyeux!
Vendredi, 26 août Tiranë.
C’est aujourd’hui que nous aurions dû partir pour le mont Tomorr, ce projet abandonné aura-t-il une compensation? On nous assure que oui Lundi prochain commencent quatre jours de grandes fêtes pour célébrer le Xe anniversaire de la monarchie. La ville doit être envahie par des gens venus de tous les coins de l’Albanie dans leurs plus beaux costumes. Naïm nous garantit que nous aurons là une occasion unique de faire en quelques jours une collection complète de photos magnifiques. Il accompagnera René dans toute la ville, se chargera d’entrer en rapport avec tous les gens intéressants qu’on lui désignera et de les amener à l’office du tourisme ou ailleurs pour qu’on puisse «opérer» sur eux autant que l’on voudra.
Il y aura aussi des soirées, qui nous intéressent moins, mais où les paysans chanteront et danseront, comme ils le feront le reste de la journée sur la place publique. Si tout ce programme se réalise, nous avons des chances de rattraper en 4 jours une partie du temps perdu. D’autre part, monsieur Kosturi a exposé à René tout un programme sur la meilleure manière d’organiser notre mission. Comme il ne peut être question de beaucoup nous déplacer en Albanie avec notre modeste budget, nous avions compté que le gouvernement Albanais nous aiderait en nous donnant tout au moins les facilités de transport, tel qu’une auto ou des chevaux et en nous offrant l’aide de personnes pour nous accompagner. Mais il parait que chacun hésitera à prendre la décision si René ne se fait pas présenter au roi et n’obtient pas un ordre de lui.
Cela nous retardera sans doute, d’abord à cause des fêtes, ensuite parce que cette audience ne peut être obtenue qu’en passant par le ministre de France, puis par celui des affaires étrangères. Monsieur Kosturi pense le succès certain et malgré notre crainte de gaspiller le temps et l’argent, il insiste pour que nous suivions cette voie, aussi avons décidé de risquer notre chance. Ce matin René a vu monsieur B… le secrétaire général de l’Automobile Club, ainsi que monsieur Léon Rey. Il doit nous emmener demain cher madame Martha Saddedine Doda, dame de la famille des princes de Mirdite qui posséderait de très beaux costumes qu’elle veut bien nous montrer. Après, René est allé rendre visite au maire à la «Bashki» (ou Bashkia) que l’on pourrait traduire par la maison du pacha, mais qu’on traduit plus simplement par: mairie.
Le maire trône dans une grande salle où il signe et téléphone sana cesse tandis que ses visiteurs forment des petits groupes sur des fauteuils disposés en un vaste demi-cercle. De temps en temps, pour calmer leur impatience, um somme apporte un grand plateau chargé de petites tasses de café, qu’il distribue à chacun. Parmi les visiteurs, il y a trois montagnards gigantesques, à têtes d’oiseaux de proies, dont la large ceinture est amplement garnie de cartouches et de revolvers. Le port des armes est, parait-il, formellement interdit en Albanie depuis quelques années. Mais, ceux-là sont sans doute de la catégorie de ceux que monsieur Mboria définissait ainsi à des hommes fiers qui regardent en face et qu’on ne peut vraiment pas empêcher, s’ils ont des affaires de famille ou d’honneur à régler, d’être parés pour tontes le occasions».
D’après monsieur Kosturi, le plus sympathique des trois, son ancien propriétaire, n’a pas moins de 200 meurtres à son actif et est encore en vie parce qu’il est excellent tireur et que tous ses ennemis personnels, sauf un sont morts. Ce dernier est, parait-il, à Tiranë en ce moment pour les fêtes, mais il n’arrivera rien car ils ont conclu la trêve. Cela veut dire qu’ils se sont donnés leur parole de me pas se tuer tant qu’ils seront en ville et en Albanie, la parole est sacrée. Du reste, notre homme a pou de risque d’être pais au dépourvu car il ne circule jamais sans une avant-garde et une arrière garde de quatre bons tireurs aussi costaud que lui et toujours en éveil. Sur son territoire Dibra (ou Dibër) il habite une maison fortifiée et peut en quelques heures, si cela lui est nécessaire, réunir 2000 hommes armés jusqu’aux dents. Il aurait même des mitrailleuses. Détail curieux, cet homme farouche qui a passé son enfance à Constantinople, joue sur le piano «Le clair de lune» de Beethoven, avec un doigt. Il a invité René à venir le voir et détail plus curieux encore, il a fort bien compris l’intérêt que nous prenons au folklore Albanais et lut a donné spontanément et intelligemment, beaucoup de détails ethnographiques que les gens de la ville affectent d’ignorer…”
Burimi/Facebook


Leave a Reply