Sot e kam hapur llaptopin n’kafën që rrin me një kamë betoni n’det e me tri tjera n’ranë! I kam prekë shkronjat e kamarieri ka buzëqeshur të banaku!
E kam marrë me mend pse hingirizej djaloshi nga Lezha, por nuk m’ka lanë me folë!
– Kujdes bac se ti merr vala shkrolat, e mbesësh pa i përshendet kryekuvendarët e Shqipnisë, asht ngutë me m’thanë!
Unë e kam kqyrë habitshëm, aq habitshëm sa kam harrua me porositë kafën e kam ecë ranës së lagur nga avullimi i detit, si i përhanët kam shkelë nëpër ujë! Roja e çadrave m’ka përshendet; – çka t’ka humbë? – mendet po i kërkon apo shkronjat?
M’ka humbë grepi, se penin ma kanë këputë peshqit! Durimi mu ka sosë iu kam përgjigjë, e durimi po m’duhet! Po dua ti përshendes krenët e Shqipnisë por valët po i përbijnë e gjurmët po ua tretë shkuma! S’po shihen as të deti as të qielli!
Kthehu mik, kthehu! – mos shko mbas hijës sate, se hapet gropa e ngulet guri!
Kështu m’ka thanë roja e plazhit e unë jam kthye tue i shkelë thembrat e kam mbrri n’kafe. Kamarierin e kam gjetë ende t’buzëqeshun; – e zune apo të zuni peshku, m’ka thanë?
S’e kam kuptua fare. Jam ulë tuj mendua; – çka deshti me thanë lezhnjani dhe i kam prekë shkronjat e deti asht mbushë me tallaze!
Saliun e kam pa me varkën e Noas tue shpëtua Ramën nga dallgët e detit. Albinin e kam pa tue ladrua vrançin drejt Xhadrrës; – ikni ka bërtitë, se po del nji përbindësh nga deti dhe m’asht ngjallë Gjergj Elez alia! Ai ia ka pre kokën arapit të zi dhe i kuq asht ba deti kur hana e plotë e ka ndriçua Shëngjinin!
Shëngjin, 17 korrik 2024
Burimi/Facebook


Leave a Reply