Lexoni kur të keni kohë, në heshtje një perlë e Jorge Luis Borges.
E njoh të rrēzuarin ,sa shoh vetëm qiellin.
Kam prekur fundin shumë herë dhe sa herë që zbres e di që nesër do të jem lart.
Jam habitur se si është qenia njerëzore dhe kam mësuar të jem vetvetja.
Më është dashur të përjetoj vetminë për të mësuar se si të bashkējetoj me veten time. Është shoqëria mē e mirë.
U përpoqa aq shumë të ndihmoja të tjerët, sa mësova të kërkoja ndihmë.
Gjithmonë u përpoqa të bëja gjithçka perfekte dhe kuptova se vërtet gjithçka është aq e papërsosur sa duhet (përfshirë dhe mua).
Bëj vetëm atë që duhet, në mënyrën më të mirë që mundem dhe të tjerët bëjnë atë që duan.
Pashë aq shumë qen që vraponin kuturu sa mësova të isha breshkë dhe ta vlerësoja udhëtimin.
Mësova se në këtë jetë asgjë nuk është e sigurt, përveç vdekjes.. prandaj e shijoj momentin dhe atë që kam.
Mësova se askush nuk më përket dhe se kushdo do të jetë me mua për aq kohë sa të duan dhe kushdo që është realisht i interesuar për mua do të vij në çdo kohë dhe kundër çdo pengese.
Miqësia e vërtetë ekziston, por nuk është e lehtë të gjendet.
Se ai që të do, do të ta tregojë gjithmonë pa e pyetur.
Që të jesh besnik nuk është një detyrim, por një kënaqësi e vërtetë kur dashuria është pronari juaj.
Kjo është të jetosh. Jeta është e bukur me ardhjen dhe ikjen e saj, me të gjitha shijet.
Mësova të jetoj dhe të shijoj çdo çast, mësova nga gabimet por nuk jetoj duke menduar për to, sepse janë gjithmonë një kujtim i hidhur që të pengon të ecësh përpara, sepse ka gabime të pariparueshme.
Plagët e forta nuk fshihen kurrë nga zemra juaj, por gjithmonë është dikush i gatshëm t’i shërojë ato me ndihmën e Zotit.
Ec me mbēshtetjen e Zotit, gjithçka do të bëhet gjithmonë e më mirë.
Dhe mos u përpiqni shumë sepse gjërat më të mira në jetë ndodhin atëherë kur nuk i prisni. Mos i kërko ato, ato të kërkojnë ty.
Më e mira nuk ka ardhur ende…
Burimi/Facebook/Ndoc M Shaben


Leave a Reply