Nga Adil MUSTAFA
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u krye . Përvec fushatës përcarëse ndër shqiptare, këto zgjedhje nuk na ofruan asgjë të re, as minimimun, atë të koordinimit të faktorit politik shqiptar. Kush e njeh Maqedoninë Unitare nga afër e kupton se shteti njënacional maqedonas vazhdon të mbizotërojë, pavarësisht se instrumentat e propagandës politike mundohen ta anashkalojnë këtë fenomen. Është habi sesi me aq lehtësi klasa politike shqiptare hyn e del nga fushata zgjedhore pa treguan ca të vërteta të cilat zxjerrin zbuluar krizën e madhe etnike. Është cudi sesi panalet e studiove nuk e ngrenë alarmin për ti bërë të ditur mbarë botës së qytetëruar se perspektiva e këtij shteti varet kryekëput nga ndryshimet thelbësore të kushtetutës.
Po të bëjmë një restrospektivë të fushatës dhe përfundimit të raundit të parë zgjedhor, konstatojmë se blloku shqiptar më shumë merrej me vetveten duke zbrazur gjithë vrerin ndaj njëri –tjetrit sesa të shpaloste platform për të shkuar drejt vizionit për ardhmërinë evropiane. I ashtuquajturi Fronti Evropian i kryesuar nga BDI erdhi dhe doli nga fushata duke mos thënë asgjë, vetëm propagandë. Po, ashtu edhe grupacioni politik nuk solli ndonjë ndryshim as në koncept e as në filozofi. Të dyja këto grupacionë kishin vetëm një qëllim të matnin forcat se kush ka më shumë vota për të qenë neser në qeverisje si patericë.
Me e keqja e këtyre zgjedhjeve presidenciale ishte se taborrët politike shqiptarë nisën të “rrahen” mes veti se kush ka më shumë dashni për Albinin e Kosovës, apo Edin e Tiranës. Në vend që politika shqiptare në Maqedoni të ishte e bashkuar në bllok për ti dalë ballas kampit maqedonas se pa votën e shqiptarisë nuk zgjidhet as president e as një ofiqar, ata marrëzisht iu vërsulën njëri tjetrit duke ua lënë fushën e lirë maqedonasve të cilët festonin përcarjen tonë.
Fatkeqësisht sëmundja e shpikjes së krizave nga Tirana politike është përhapur edhe në Prishtinë,shkup , Tetove e gjetkë. Bie ndakort, që Maqedonia e Veriut ndodhet totalisht në krizë etnike. Për sa kohë nuk ndryshohet kushtetuta është krejtësisht e kotë të flitet për barazi në aspektin politik, institucional, ekonomik, kulturor, gjuhësor dhe etnik. E keqja bëhet më e madhe sepse krahas kësaj krize , i shtohen edhe kriza të tjera ku kontribon faktori politik shqiptar atje i cili nuk e can kokën fare për unifikim qëndrimesh, por janë gati të përleshen vetëm për pushtet.
Meqë jetoj përgjatë vite në Shqipëri shumë njerëz më shtrojnë pyetjen: cfarë vlere reale kanë zgjedhjet presidenciale për shqiptarët në Maqedoni?! Përgjigja ime është: për asgjë. A e dini se pse? Për arsyen e thjeshtë se në Maqedoni nuk ka gjasa që të jetë presidenti shqiptar për shkak se koncepti i shtetit është një etnik dhe shqiptaret ne preambule edhe pse jane autokton e shumic nuk jane shtetformues e me gjuh shqipe zyrtare. Për ta shuar disi debatin e ndezur dikush tha ja e keni kryeministrin shqiptar. Cfarë ironie!!!
Kryeministër honorifik,pa kurrfarë autoriteti vetevendosje, pa kurrfarë mundësie për të ndryshuar dicka, pa kurrfarë autoriteti për të ekzekutuar një vendim në të mirë të shqiptarëve. Nuk vazhdohet më kështu me u hedh hi syve shqiptarëve. Nuk vazhdohet duke thënë pallavra se janë zgjidhur problemet etnike.
Po, pse të mos jetë?! Ka një mundësi reale, por për të arritur deri në atë pikë duhet fituar beteja me vetveten, vizioni për barazi të plotë të mundë zvarritjen për pushtet. Kështu që si zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare kanë një përfundim: kush merr më shumë vota e ka të garantuar të jetë paterice e fituesit të kampit maqedon. Sa për president shqiptar apo kryeministër duhet strategji tjetër, duhet vullnet e potencial, kapëcitet politik dhe misionar. Nuk duhet shume për tu menduar,por 33 deputet shqiptar te uleshin kembekryq ne parlament dhe te kerkoin barazi per shqiptaret ne preambul te kushtetutes te jen shtetformues ose parlament dydhomesh , ja ku është Zvicra, apo Belgjika, zgjidh e merr:jo shtet unitar por parlament dydhomesh, apo kantone ,shtet federal si belgjika ose kofederal si zvicra vetem me ket sistem qeverises munde te jen te barabart shqiptaret. Por, agallarët tonë e kanë mendjen sesi të shkojnë në qeveri, sesi të pasurohet e të rrinë sa më gjatë në karrike. Nuk dua tja dinë as për të drejtat elementare të atyrë që i votojnë.
Ku mbeti zyrtarizimi i gjuhës shqipe, po avancimi i statusit social të shqiptarëve, po cilësia në arsim, kulture, po punësimet,po rastet e bmontuara politike. Pse masivisht rinia shqiptare largohet. Pa bëni ju agallarë të politikës një krahasim mes shqiptarëve dhe maqedonasve se kush mbetet ne vend e kush largohet, ku janë zonat e lira ekonomike, ku ka ngecur status i ish ushtarëve të UCK-së dhe invalidëve të luftës,cilat zona jan me te zhvilluara etj.
Ej, ju “agallarë” të politikës shqiptare në Maqedoni mos shisni pallavra sa herë ka fushata zgjedhore, por tregoni pak ndërgjegje kombëtare dhe ushtini fort: duam ndryshim kushtetute qe shqiptaret ne preambul te jen shtetformues dhe gjuha shqipe zyrtare e jo me perqindje dhe nuk duam as salltanete e as pjesmarrje në qeveri. Jemi në vitin 2024 dhe askush nuk jua hjek veshin se pse kërkon të drejtat për popullin tënd. E drejta e shqiptarëve të Maqedonisë është barazia e cikluar me kushtetutë dhe jo me propagandë. Ju agallarët e politikës ua keni për borxh tua ktheni dinjitetit shqiptarëve që ata të jenë popull shtetformues me gjuhe shqipe zyrtare .
Edhe lepujt, të njohur si gjallesa më frikacake, reagojnë përballë rrezikut për jetën e tyre, ndësa partit dhe shqiptaret nganjëherë tregohen më të dobët se ata përapara fatkeqësive.
Këtë e dëshmojnë partite dhe shqiptarët në Maqedoni, të cilët përkundër gjithë padrejtësive, rasteve te montuara politike,mashtrimeve, kërcënimeve, krimeve dhe gjenocidit mbi një shekull mbi qenien e tyre, pranojnë të mbeten si minj për eksperimente nga kushdo dhe në cilëndo formë, pa asnjë reagim për vetëmbrojtje ku te gjith deputetet shqiptare njezeri votuan ndryshimet kushtetuse per ndryshimet e emrit ku shqiptaret ne preambul i lane pakic dhe gjuhe shqipe me perqindje .
Kjo mënyrë e heshtjes para fatkeqësive, kjo papërgjegjësi dhe nënshtrim ndaj çdo autoriteti dhe pushteti sado i egër dhe barbar qoftë ai, duhet të jetë e mjaftueshme për alarm në nivel kombëtar per tu zgjuar shqiptaret!!
Në të kundërtën e kësaj, nëse nuk do të bashkoheni, nuk do arrini ta shporrni kancerin e shqiptarëve, Bashkimin Demokratik për Integrim, tanimë të quajtur DUI
Dhe, shqiptarët e ILIRIDËS do ta humbin ate që vdes e fundit, – SHPRESËN, ku për pasojë nga M.V do të ikin edhe pak këta shqiptarë që kanë mbetur në trojet shqiptare.
Dhe, të jeni të bindur se, bashkë me BDI-në, edhe ju do t’iu gjykojë historia.
Zgjohuni shqiptare votoni ne frym te re politike ta shpëtojmë këtë popullë nga frika, robëria mendore dhe fizike, nga asimilimi, shpërngulja dhe shfarosja, nga mortaja politike që e ka trullosur dhe mbështetur keq për muri!
Tirane 03-05-2024
Mr.Dr.Adil Mustafa
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply