Njeriu e ndjen veten keq, kur nuk e dëgjon tjetrin mirë e bënë sikur e merrë vesh se ç’thotë,me një tundje të kokës. Nga ko bezdi e dyanshme më shpëtoi Dr. Andrea Jovani në Klinikën INTERMEDICA të Dr Vasil Llajos në Sarandë, i cili mi pastroi të dy veshët, sidomos të majtin, ku bllokimi i hershëm prej dylli e rëre të nënujrave të detit, prej pasionit tim të zhytjes, kishte bërë punën e vet, aspak të këndshme. Bela jo e vogël që nuk mund të “ndreqej” as në një klinikë të një vëndi të huaj, por që do të arihej prej këtij mjeku shembëllor në fare pak kohë, me aparaturë moderne, në një mjedis të kulturuar, me shërbimin e specializuar bashkëkohor dhe me etikën e një qytetari me dinjitet. E ndjeva menjëherë kënaqësin e ndigjimit, jo vetëm të kalimtarëve e makinave në rrugë, po edhe të zogjëve në fluturim… Dhe i pari qytetar Sarandiot që më takoi rastësisht , Afrim Hoxha,-më tha se edhe ai kishte të njëjtin problem e prej këtij mjeku të diplomuar brënda vëndit e që nuk ndoqi as “rrugën” e mërgimtarit, ishte po kaq i kënaqur sa edhe unë, duke shtuar mandej, se ai “nuk pranoi prej meje asnjë shpërblim suplimentar, për shërbimin serioz të profesionit të tij”… “Ah, ç’më pyet për DoktorAndrean.-shpreht Mjeku Pediatër Aristidh Ali,- Ai është njeri nga miqt e mi më të mirë, mjek dhe njeri i shkëlqyer”! Gati po përplasesha me turistët e huaj që ecnin shkujdesur rrugëve të Sarandës time, që po riparoheshin përsëri në stinën e re. Edhe deti sikur më buzëqeshte!Faleminderit Dr Andrea! Gëzuar Pashkën, Doktori ynë! Fjalë të tilla t’u dëgjojnë veshët të gjithëve!
Piqeras, 4 maj 2024.
Burimi/Facebook


Leave a Reply