Varre të bukur,
Deri në piedestal,
Emra të gdhendur,
Diku dhe në ar…
Amanet s’na latë,
As varret, as emrat,
Veç ëndrrat
“Ëndrrat e heronjve dhe realiteti i mëmëdheut”, ky duhet të jetë statusi i Shqiptarëve sot e jo të paragjykojnë gjakun e atyre bijve dhe bijave të derdhur për liri dhe prosperitet, le më pastaj të diskutojmë numrin e tyre “ishin 28 mijë, apo jo?!” Ishin aqsa ishin veç të gjithë trima e shqiponja, me yllin partizan në ballë, me pushkën në sup, me Atdheun në zemër e me idealet në mëndje, ata dolën maleve të Shqiperise, duke sakrifikuar jetën e tyre, të vetmin kapital sublim, që mund të komandojë njeriu. E shqiptarët këtë e bënë duke mos djegur asnjë etapë historike e duke u radhitur ndër popujt fitimtarë. Kërkesat e popullit në atë kohë ishin modeste: të hiqeshin nga zverku i tij feudalët dhe latifondistët, këto thithlopa qindra vjeçare që pinin gjakun e popullit dhe pushteti i atëhershëm reformën agrare e realizoi menjëherë sapo Shqipëria u shpall me kushtetutë Republikë…
Ndaj martirët duhen kujtuar me përulje të thellë dhe jo të shkelet mbi gjakun e tyre të dlirë! Mjaft me analiza dhe me përbaltje të tyre nga njerëz dhe institucione qëllimkeq dhe antishqiptare të instaluara në këtë trazicion të vështirë, ku në vend të ecim përpara po mbetemi peng i një stanjacioni vllavrasës!
Po kujtojmë apostuj e botes, që nuk kanë ditur nga bie vëndi ynë dhe harrojmë konstelacionin e shënjtë të yjeve të Kombit! Turp për brezat e sotëm! Turp për intelektualët qaramanë dhe neglizhentë që tundin kokën në indiferentizëm të plotë! Turp për median mjerane që në vend ti përkushtojë një orë të vetme Luanëve të Lirisë trasmeton si për ironi të Shqipëtarëve telenovela Turke! Turp! Turp! Turp! Në vend që flamuri i kuq me shqiponjën dykrenare të valvitej anekënd atdheut e mundësisht në gjithë trojet Shqipëtare, e në te gjitha ekranet te jehonte himni kombëtar dhe kenget partizane si nje sfidë kundrejt gjithe armiqve të vjetër e të rinj. ! Mblidheni mëndjen o Shqiptarë! E keqja jonë e sotme nuk buroi nga gjaku i dëshmorëve por nga vreri dhe helmi i tradhëtarëve, i njerzve të shitur që janë gjallë edhe sot e kullojnë tërë jargë teksa vështrojnë Shqipërinë si një viktimë në duart e tyre…
Prandaj le t’i kthehemi sa nuk është vonë traditës së lashtë e të respektojmë të rënët!
I bëj thirrje K/ministrit qe me ligj të posaçëm të riparohen, lartësohen dhe mbrohen lapidarët anekënd vendit, si e vetmja mundesi e mbetur në nderim të dëshmorëve!
Vullneti i popullit është i thjeshtë si drita e Diellit, para tij dorëzohet çdo virus dhe ligësi! Lavdi martirëve të Kombit!
Burimi/Facebook


Leave a Reply