. Skice
( Sa mire me kene shkodran)
Shkodra ka shume objekte natyrore si dhe sociale, te cilat kane nji gjeografi kulturore ne vehte. Te bashkume bashke, keto perbajne ate qe thirret identiteti i qytetit!…
Humori ( çdo shpi ka nji fik e nji komik), muzika e kanga (Shkodra ka nam per dashni e kange), barcoletat e biçikletat; shtregullat e serenatat, karnivalet, flakadanet etjere e tjere, deri te estrada e jone, e cila kudo ku shkonte bante jehone!…
Kushdo ,qe e ndjek sadopak Shkodren, sapo permendet emni i saj, i vijne parasyshe:
– Kalaja me emnin “Rozafa, liqeni e krapi (harapi i zi, derman me kry pune, kur je ne veshtiresi), Dajlani e bixhisteni, Shiroka e bukur, Drini, Buna e Kiri ( ma shume te turshem se te qete), Maranaj e Taraboshi ( qe i napin te drejt Diellit, ne lindje njeni, e ne prendim tjetri, me pershendet qytetin), lulet e shumellojshme e oborret e dikurshme (me mure e avlli me gur Kiri mbulu me shermashek), puset me ujin e tyne te ftofte e mandat me krymin e mendashit ( Ble nji shpi ne Rus qe te kete nji mand e nji pus!), mullini i Hajdar Ages e sahati i Inglizit, 6 te medhajat me Kafen e Madhe (qe nuk asht ma).!!??
Me hi ne Shkoder ( qe asht nji qytet -ishull), duhet te kalosh neper 5 ura, ku vendin e pare perka randesija historike , e xen Ura e Mesit.
Kisha e Zojes (pajtorja e qytetit) e Xhamija e plumit (monument kulture) e sa e sa te tjera, perbajne identitetin e qytetit tone e per sejcilin prej tyne mund te shkruhet nji monografi ne vehte!…
***
Ma i bukuri vend n”ket dhe
asht Shkodra ku kam le !..
Ma t’dashtun se at” s”kam
Krenar une per te jam!……
(Nostalgji per qytetin tem, lerg tij, ne nji dite maji!)
L.L. Cuneo, 5,06, 2024
Burimi/Facebook


Leave a Reply