Jo, ato nuk e pasqyrojne as perafersisht historine qe na vjen nga dokumentet historike. Krijohen çdo vit dhjetra deri ne qindra kenge edhe ne Mirdite per persona te ndryshem nga heronjte deri te njerezit e zakonshem. Krijuesit dhe porositesit perqendrohen me shume ne vleren artistike se ne subjektin historik mbi te cilin behet kenga. A mund ta shkruajme ne Mirdite nje histori te personave apo ngjarjeve mbi bazen e kengeve? Ne shumicen dermuese te rasteve jo, pasi autoret e teksteve nuk lodhen te merren me histori, kronologji jete, vlera te personit e te periudhes, por kalojne direkt ne letersi dhe japin krijime letrare pergjithesisht te realizuara artistikisht, te cilat shihen si qellim ne vetvete, madje ne shume raste mbajnë deformime te mëdha te fakteve historike.
Mungesat e medha ne kenget epike te Mirdites.
Mirdita eshte berthama qendrestare e kombit, por kete qendrese perveçse ne dokumentet historike, nuk ke ku ta gjesh. Mungojne kenget historike te tradites. Mungojne kenget per rezistencen antiosmane, per te cilen Miridta me te drejte krenohet. Ka nja dy kenge te vjetra per Preng Bibe Doden dhe nga nje kenge te vjeter per Bibë Doden dhe Preng Markolën. Mungojne kenget per personalitete te tjere qe jane ne histori, por jo dhe ne kenge, nga ata qe e ngriten trimerine mirditore ne lartesi te pakapeshme. Po jap dy shembuj, nje personalitet dhe nje ngjarje: Nuk ka asnje kenge per Llesh Lleshin e Gjomarkajve, nje personalitet legjendar jo per shkak te larsëdisë së kohes, por te bemave te tij, se nuk humbi asnje beteje, ku printe vetë i pari. E kaloi jeten nder beteja heroike dhe jeta e tij kulmoi me vrasjen e bujshme te Marko Boçarit, vrasje qe ka hyre ne te gjitha enciklopedite boterore. Eshte nje ngjarje qe, sille nga te duash, ne kushtet e mbrojtjes se nevojeshme, te krijon vetem admirim e respekt.
Nga ana tjeter, mungon kenga per qendrimin epik te Ndre Gazullit dhe gardes mirditase te Ali Pashes, qe thyen urdherin e Pashait. Pasha, ne nuk ta zbatojme urdherin tuaj, sepse i bindemi Kanunit, ne nuk vrasim njerez te lidhur,-i flet krenar Ndre Gazulli, nipi i Gjonmarkajve Ali Pashes. Ndoshta ishte i pari dhe i fundit qe e pati kundershtuar Aliun! “Jepua armet dhe ne do te vritemi me ta” – ishte shprehur nipi i Kapidaneve, i quajtur nga kronikanet dhe studiuesit si “Kapidan”.
Pse nuk i ka rrek muza e autoreve keto ngjarje madhore. Arsyea eshte e thjeshte. Perditeshmeria dhe e kaluara e afert qe sillet mbi Mirdite, ngutja per te mbetur peng i ngjarjeve te viteve 1920-1990. Jane tetedhjete vite qe e mbajne peng Mirditen dhe nga keto, sidomos 50 vitet e fundit, 5 te fashizmit italian e gjerman dhe 45 te komunizmit enverian.
Si nuk doli dikush e te thote: ” E dua nje kenge monument per Mirditen” dhe te kerkonte nje kenge per Lleshin e Zi, Bibë Dodën apo trimerine legjendare te mirditasve ne Kardhiq. Po te behej kenga e mirditasve te Kardhiqit, kenga hit “Rane ne Mirdite tre Kapidana” do te zbehej disi, por Mirdita do te ndihej me krenare…
Burimi/Facebook


Leave a Reply