Për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë dhe zhvillimeve të shpejta në Lindjen e Mesme në konfliktin e Izraelit me Iranin , kombi shqiptar ndodhet brenda “radarit” të ngjarjeve dhe pasojave.
Ngjarja e 24 shtatorit në Banjskë të Veriut të Kosovës, është një akt terrorist shtetëror, përsëritje e një skenari kriminal, paralajmërim për mundësinë e destabilizimit të rajonit drejt një krize të nxehtë ushtarake.
Të paimunizuar nga goditjet terroriste shtetet shqiptare duhet të rrisin vigjilencën në tërë dimensionin e parandalimit të tyre.
Në analizën e situatave të tilla në raport me sigurinë publike dhe atë shtetërore, nuk mendohet se opinioni shfaq vlerësime në drejtimin shtetëror!
Në fakt jemi duke pranuar sipas qëndrimeve politike dhe diplomatike shtetërore që, kontrata e qytetarit me kombin, shtetin dhe fuqinë kombëtare ka pësuar krisje dhe pasiguri.
Kursi gjeopolitik kërkon ndryshime.
Kjo situatë e rrezikshme kërkon strategjinë e përshtatjes, reagimet sipas interesave kombëtare, përcaktimin e fuashave të aleancave styrategjike përballë të njejtit rrezik.
Ajo kërkon mbi të gjitha ndërveprimin shtetëror e rajonal për të asfiksuar dhe mbyllur shtigjet e kërcënimeve të reja që burojnë nga veriu i Ballkanit.
Ka një kusht detyrimi për të qenë racional në raport me analizën shkencore të problemit dhe çështjeve të sigurisë.
Analizën strategjike të Sigurisë Kombëtare politika dhe institucionet shqiptare të sigurisë duhet ta fillojnë nga vetëvetja.
Hyzri Salihu
Siguria Kombtare
14.04.2024
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply