Nuk do jetë e lehtë të merreni njëherësh me problemet familjare dhe profesionale, si shkak i pozicionit kundërshtues mes Marsit e Jupiterit.
Demi
Sot do të jeni të privilegjuarit e yjeve. Hëna në shenjën tuaj ushqen fantazinë dhe intuitën, duke ju lejuar impenjime të reja në punë.
Binjakët
Mërkuri nënvizon thelbin pozitiv gjatë gjithë kësaj periudhe, që mund të përcaktojë kontakte të reja për t’u shfrytëzuar pa asjnë hezitimin.
Gaforrja
Do të merrni shumë propozime që ju vijnë nga të gjitha anët, mos u nxitoni. Marsi dhe Mërkuri e largojnë perspektivën e konkretizimit të tyre.
Luani
Raportet me të tjerët kërkojnë të tregoheni të matur dhe të operoni me shumë takt në takime. Mos e lini pas dore aspektin ekonomik të jetës.
Virgjëresha
Është dashuria dhe pasioni që ngjyrosin me rozë ditën tuaj, është Saturni që ju ndihmon të kapërceni pengesat që mund t’ju dalin në punë.
Peshorja
Situata falë yjeve do të bëhet më e ëmbël duke ju dhuruar dashuri dhe harmoni. Por duhet të keni pak kujdes në anën tuaj profesionale.
Akrepi
Dita e sotme do të jetë e shkëlqyer, do të arrini të përmbushni çdo impenjim të lënë pas dore duke kapërcyer të gjitha vështirësitë që ju dalin.
Shigjetari
Nuk është momenti për të bërë zgjedhje sepse një mendim i nxituar do t’ju kushtonte shumë, një hap i pavlerësuar do t’ju çojë vetëm mbrapa.
Bricjapi
Strategjitë e përdorura kanë funksionuar dhe janë të vlefshme në situatat delikate të jetës në çift. Tregohuni më tolerantë me partnerin.
Ujori
Jo të gjitha problemet që keni do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë, është mirë të vlerësoni me shumë qetësi situatën dhe pastaj të veproni.
Peshqit
Edhe për të lindurit e kësaj shenje, është hëna ylli mbështetës në shumë aspekte. Ju duhet më shumë maturi për një projekt të rëndësishëm.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani
Leave a Reply