Moj Tiranë plot me tiran
Mblidhen ujqërit an e mban
Pinë gjak e kerma hanë
Është një lum, që u rri pranë
I pastronë e i lanë
Ai quhet lumi Lanë
Mali dajtit rri menjanë
Ditën qesh e natën qan
Oh Tiranë moj Tiranë
Herë sanxhak e herë kazan
Je oxhak e kulla mban
Ligjet i pjek ne tigan
Oh Tiranë moj Tiranë
Je e mbushur plot me kazan
I trazon popullit hallvan
Gjithë Shqipërisë an e mban
Oh Tiranë moj Tiranë
Gjithë ato zhurma, çfare janë
Kazino e kuplaran
Bën zina me shejtan
Oh Tiranë e mjera Tiranë
Ke kopet me shejtan
Natën vjedhin, ditën hanë
Nuk ka Bibel as Kuran
Nuk ka zot që i çanë
Oh Tiranë moj Tiranë
Skënderben pse e mban
Në at shesh me savan
Të tregoj për mazaran
Me kë ish në mejdan
Tiranë e zeza Tiranë
Kush kendon në at han
Kukuvajka me zaberhan
Tiranë e zeza Tiranë
Kush të la me kokë menjan
Koha, arena, a vendi që mban
Zi për kombin, që po ikën
pse nuk mban.
——————-
Këto sarkazma i shkojnë politikës shqipëtare.
AUTORI Riza muçaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply