Kur vëllai përmendte emrat e mësueve të shkollës, i fiksoja. Ndër ta, ishte dhe emri i një djali të ri që e kishin caktuar të punonte në shkollën e fshatit Rreja Velës. Fati e deshi që pas shumë vitesh të mbaroja studimet dhe të punoja në këtë shkollë. Gjatë takimeve profesionale, ishte interesuar për mua dhe erdhi e më takoi.
– Jam Pal Trumshi …
Kaq desha se kujtoja emrin dhe dija shumë gjera që më kishin treguar familjarët e mi, kolegët dhe emri tepër i mirë si profesionist e, mbi të gjitha, si njeri, që qarkullonte në mjediset shkollore e shoqërore. Për pak kohë, e tranferuan përsësëri në shollën ku punoja dhe kështu u njohëm dhe më shumë. Për mua, si për shumë të tjerë që e njohën, mbetet modeli i njeriut të ditur, profesionistit shembullor (kujtojmë laboratorin e bio-kimisë model), i njeriut të edukuar e edukatorit të persosur.
Në vitin e largët 1978 grupi Folklorik i Mirditës fitoi vendin e parë në Festivalin e Gjirokastrës. Në kujtesën e të gjithëve ka mbetur edhe sot fama e këngës “Xhamadani i trimërisë” dhe vargu stimulues “gjithë shqiptarët janë Mic Sokola”. Kjo këngë me nota të fuqishme epike e simbol i heroizmit u këndua një vajzë e re me timbër origjinal e të paimitueshëm, Mrika Trumshi. Mbiemër i johur për mua. Kështu nisi karrierën e saj motra e mësues Palit, (fatkeqësisht, prej vitesh i ndritur në moshën 47 vjeç,) si artiste me spikatje e njohje në gjithë botën shqiptare. Më pas pasuroi repertorin e saj me këngë të tjera të pëlqyshme, sidomos në zonat veriore.
Para tre vitesh, një veprimtare atdhetare e rolit të parë, Vitore Stefa Leka, më krijoi njohje me një radio, e cila promovon edhe veprimtaritë shoqërore e kulturore në komunitetet tona në emigracion. Moderatori i Radioiprojetit 21, gazetari Luigj Shkodrani më ofroi mundësinë e bashkëpunimit. Në prezantimin e një personi, zgjodha këngën “Mirë se vjen dita e shqiptarit”. Nga ajo ditë, Mderatori e hodhi në arkiv. E transmetonte disa herë gjatë programeve. Gjatë bisedave më thotë që a mund ta kemi këngëtaren Mrika Trumshi të ftuar për një bashkëbisedim në valët e kësaj radioje. Duke qenë se me bashkëpunëtorët e emisoinit kemi prezantuar persona nga diaspora, erdhi momenti që në një qytet verior të Italisë u organizua një koncert me vlera të rralla. Ndër ta ishte e ftuar edhe këngëtarja ikonë e Grupit Folklorik të Mirditës Mrika. Pas komunikimit në rrjtet sociale, erdhi më në fund rasti që prisnim prej kohësh. 12-13 kilometra është distanca që ndan vendlindjet tona, por rasti nuk e kishte sjellë takimin tonë. Kështu me Marjanën kishim një motiv më shumë të shkonim Bolzano. Para fillimit të koncertit fiksuam këtë foto kujtim që shpreh dëshirën dhe gëzimin e dyanshëm.
Me këtë rast u krijua mundësia që të realizohej bashkëbisedimi i lirë më 22.03. 2024, ditën e premte në darkë në Radioprojekti 21. Foli për jetën e saj dhe aktivitetin e saj në Ansamblin Mirdita. Artistja demostroi se është një shembull i gjallë se si sakrifikojnë artisët dhe se si bota bëhet më e mirë, kur dashuria për njerëzit është e para …
Burimi/Facebook


Leave a Reply