Nga ty u largova Shqiperi
Mes mjergulles se lagesht
Mes harrimit
Mes dhimbjes e trishtimit…
Koken mbrapa nuk e ktheva
Per te pare se cfar lashe
Nga cdo gje aty u genjeva
Edhe nga vendlindja e lashte
Desha te ikja sa me larg
Qe ty te mos shihja me…
Malli ma ka bere zemren plage
Dhe ndjehem e pa njohur
Ne mes te panjohurish nje asgje!
Eh!!
Do kthehem nje dite TEK ty
Te mbyll pergjithmone
” Dritaren e enderrimeve”
Si è huaj e panjohur
Packa se ne vendin tim!
Burimi/Facebook


Leave a Reply