Destinacioni ishte në gji të alpeve. Atje ku ndodhet qyteti i bukur me faqe muri që kanë piktura dhe ndërtesa me elemente arkitekturore të stilit gotik. Ca pika shiu e bora që dukej në faqet e maleve deri në majat e larta, krijonin sensin të ftotët. Përkundër na mbante ëndja për të shkuar në këtë qytet për herë të parë dhe qëllimi ishte pjesëmarrja në aktivitetin përkujtimor të 580-vjetorit të Besëlidhjes në Kuvendin e Arbrit në qytetin Lis apo Lezha e sotme, me protagonistë princat dhe kryezotin e Arbërisë Gjergj Kastrioti.
Me Marjanën kemi marrë pjesë në shumë e shumë veprimtari kulturore që realizohen nga të angazhuarit në veprimtaritë e organizimeve shoqërore dhe nga larg kemi dëgjuar për jetën e gjallë kulturore e arsimore që zhvillohet në këtë qytet. Dje kishim kontaktin e parë direkt me këtë realitet të bukur, duke qenë të ndërgjegjshëm se tepër me vonesë. Duke kërkuar falje që nuk kam njohjen dhe informacionin e mjaftueshëm, dëshiroj të shpreh prështypjet lidhur me koncertin e datës 02 mars 2024.
1. Ky aktivitet u ideua dhe organizua nga artisti i kompletuar, njëkohësisht Drejtori Artistik, Gege Tuci, që është dhe President i Shoqatës Ansambli “Zëri i Arbërit Mirëdita”, në bashkëpunim me Shoqatën “Mirëdita” në Detroid. Nga përtej oqeanit kishte ardhur enkas Presidenti i kësaj shoqatae, zoti Albert Arapi. Së bashku me mikun e tij Gege ishin dhe personat që investuan për të sponsorizuar gjithë logjistikën me peshë të aktivitetit. Gjest ky, tepër i çmuar për t’i dhënë shtysë lëvizjes kulturore.
Ka bashkëpunuar edhe Shoqata “Arbëria” Bolzano.
2. Të marrësh pjesë në aktivitete kuturore të çdo natyre qoftë, të krijon gjithmonë hapësira të zgjerosh njohjet, të shton dëshirën të takosh bashkëpunëtorët, miqtë e të gjithë personat që gjenden në të njëjtën kauzë. Menjëherë në mjediset ku zhvillohej aktiviteti, takuam dy personazhet qendrore dhe zotin Albert Arapi e takonim për herë të parë. Në sallë të parën takuam sopranon e mirënjohur Anila Gjermeni, e cila është gjithmonë e panishme mes publikut shqiptar. Përherë të parë në jetë takuam këngëtaren regjinë mirditore Mrika Trumshi. Po për herë të parë takuam studentin e Akademisë së Arteve, por artist me profil të njohur Ronaldo Mesuli. Me shumë kënaqësi takuam këshilltarin komunal Ervin Ramaliu bashkë me familjen e tij, çiftim Mimoza e Ndue Lazri, artitët nga Alessandria, artistë të tjerë, ish-kolegun tonë Aleksndër Kolshi e shumë aktivistë të tjerë.
3. Dëshiroj të evidencoj që moderimi i aktivitetit ishte depërtues, që na përfshinte në atmosferën festive, në botën e artit dhe artistëve. Zonja Mirela Tomassini, me kompetncë e siguri përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi artistët. Me shumë kënaqësi morëm një lajm tepër të bukur. Në shkollat e Bolzano-s mësimi i gjuhës shqipe zhvillohet në shkollat e shtetit si mësim plotësues. Një sihariq tepër i rëndësishëm, pasi është edhe kurorëzim i përpjekjeve e punës profesionale prej tre dakadash që bën komuniteti në në Bolzano. Në moderim ishte dhe një djal i ri. Me zërin, gjestet, vëzhgimet dhe aftësitë komunikative krijoi situata tepër të kënshme dhe vinte në pozita komode artdashësit dhe artitët. Më vonë mësuam vëlla e motër, Ariel e Marilyn Tuci, kishin ardhur me babain e tyre, Drejtorin Artistik.
4. Bukuri të veçantë i dha aktivitetit prezantimi i fëmijëve që ndjekin shkollat shqipe në Lana dhe Merano. Piroteknika e veshjeve, këngët, vallet, recitimet e tyre u mirëpriten e duartrokitën nga publiku në sallë. Në drejtimin e tyre ishte mësuesja e talentuar dhe e përkushtuar Dhurata Tusha, e cila shprehu edhe një herë arritjen tepër të vlefshme të mësimit të gjuhës sonë si orë plotësuese në porgramet shkollore në Bolzano.
5. Ansambli “Zëri i Arbrit” kishte dy këngëtarë të rinj. Është fjala të rinj në moshë, pasi kanë një profil të konsoliduar si artistë. Rolando Mesuli iu bashkua grupit artistik “Gjurmët” që shoqëronte, thuajse, të gjitha këngët me instrumentet e tyre. Erdhi momenti dhe këndoi një këngë tepër të bukur, çka dëshmon talentin e tij në shpërthim. Me zjarr dhe energji bëri të dukej sikur ulej e ngrihej skena këngëtarja e talentuar Erinda Gjonaj. Këngët e saj shpërthyese përfshinin spektatorin dhe e bënin t’i përjetoje si protagonist.
6. Pastaj ajo …
Natyrisht që e kishim ndjekur në çdo realizim të sajin që në fillimet e karrierës artistike (për arsye që do t’i shkruaj në një publikim tjetër). Por ndiej detyrim të shpreh që, të shohësh direkt në skenë interpretimin e këngës “Mirë se vjen dita e shqiptarit”, që simbolizon fitoren dhe evokimin e epikës heroike, të bën të manifestosh ndjenjën e një krenarie të madhe e të ligjshme. E kush i ka këto aftësi, veçse këngëtrja e shumënjohur Mrika Trumshi.
Sa herë e dëgjon, provokon dridhma kënga “Baresha”. Përmes cilësisë së zërit, interpretimit mjeshtror të sopranos Anila Gjermeni spektatori futet në një botë lirike baritore, ku ndërthuren shushurima lumi, bardhësi dëbore, blegrërima qengjash, këngë zogjsh e klthma liberatore, të fton të futesh në një botë që të magjeps. Pastaj shijuam një potpuri këngësh shkodrane.
“Sfida” e titullit të këngës së parë krijoi atmosferën e humorit dhe kjo atmosferë e ndoqi deri në përfundim të interpretimeve të tij këngëtarin durrsak Kosta Bonshi. Ai solli bukurinë e këngëve të Shqipërisë së Mesme me buzëqeshjen, me zërin e ëmbël e meolodioz.
Sapo kisha dalë në punë dhe më caktuan edhe mua të shkoja me grupin artistik tek shtëpia e kulturës në qendër, për të përfaqësuar koopertivën në festivalin e rrethit. Aty na thanë që do të këndojë një vajzë e talentuar nga një fshat afër, aso kohe nxënëse në shkollë të mesme. Mësova që quhej Bardhe Gega. Ajo vazhdoi rrugëtimin e saj në Festivalin Folklorik Kombëtar e më vonë pati një repertor të sukseshëm. Tashmë, e konoliduar si këngëtare e njohur, mbrëmë u prezantua me dy këngë me motive mirditore.
Me zë tenori që çan heshtjen në bjeshkët, këngëtari Gjovalin Prroni solli motive malësie. Bëri përshtypje kur këngëtari me zë bilibili këndoi këngën e trishtuar “Pa bilbil bjeshka mbeti”, dedikuar braktisjes së frikshme të vendlindjes.
Për të jetuar, mjerisht, artistëve u është dashur të merren me punë tjetër, për të siguruar jetën e tyre dhe familjes. Kështu edhe artisti që ka kompletuar studimet në Akademinë e Arteve, Gegë Tuci, ka ndërmarrë nisma të guximshme në jetë jashtë sferës së artit. Falë kësaj nisme, ka siguruar diçka, për ta investuar për atë që brenda artistit nuk shuhet kurrë. Ka sjellë një ansambël me shumë artistë profesionistë e disa kalibri, si Mrika e Anila, por edhe dëshirën e tij për të interpretuar në skenë e ushqen gjithnjë. Ai këndoi një këngë malli dhe u duartrokit për zërin e ëmbël e interpretimin mjeshtor. Pastaj ka dhe meritën e madhe që zgjodhi këtë datë të shënuar historike që në duet me Mrika Trumshin të prezantojnë këngën e re me titull sugjestionues “Këngë për Gjergj Kastriotin” e kompozuar nga Edmond Zhulali, e cila edhe mbylli koncertin.
7. Më shumë “Gjurmët” apo më shumë ata që lënë gjurmë!?
Domosdo, ata që ishin prezentë, retorikës do t’i përgjigjen “ata që lënë gjurmë”. Sepse të tillë janë ata, që sakrifikojnë e investojnë për të çuar tek publiku artin e traditës. Ndaj publiku i respekton me adhurim Anton Mirditorin, Arben Markun, Maksim Prenga, Zef Margjonin bashkë me të tjerë që nuk kanë mundur të vijnë. Përsësëri ushtoi fuqishëm kënga lapidare “Për liri s’të fal shqiptari”. Gjon Melyshi është djal mirditor nga një familje me emët të madh. Në emigracion, falë zotësive të tij, ka krijuar rrethana e tenor jetese të mirë. Normalish ai mund t’i gëzohet frutit të djersës së tij pa sforcime. Por ai ka zgjedhur të jetë pjesë e njerëzve me profil normal dhe gjendet gjithnjë në eventet që zhvillon komuniteti ynë. Mbrëmë interpretoi me lahutë një këngë tamam në zakonin e vjetër dhe u çmua shumë për origjinalitetin e mirëfilltë mirditor, por edhe vlerat e larta si person.
Duke kërkuar ndjesë, dëshiroj të përmend një fakt. Një pjesëtar aktiv dhe i kudondodhur i grupit “Gjurmët” është edhe një djalë nga Rreja Velës, Mirditë, me emrin ArBen Prenga. Si shoq i tij dhe si kushëri i tij, ndihem krenar, se na përfaqëson dhe na përmendet emri i vendlindjes në aktivitetet tona.
8. Arti është ilaçi më i mirë që lufton terrin shpirtëror të njeriut. Është frymëmarrje, është gjallje, është jetëgjatësi. Por për artin duhet domosdo investim shpritëror, moral e material. Kanë vërteë merita, merita të mëdha dy nismëtarët e organizimit të këtij koncerti për nder të ditës së Besëlidhjes së Lezhës. Ashtu si rrugëtoi Maratonomaku i pushtuar nga emocioni i lajmit të fitores, përshkoi orë të tëra me me avion nga Detroidi i largët e në Veri të Italisë Presidenti i Shoqatës “Mirdita” Albert Arapi, me ethet e adrenalinën që provokon përgatitja me cilësi të lartë e një koncerti me këngëtarë profesionistë e të afirmuar. Ai mbajti dhe një fjalim të shkurtër tepër emocionues.
Edhe një herë përulje për ju dy burra mirditorë që investuat shumë dhe kjo tregon shpirtin tuaj fisnik.
Ne u gëzuam shumë, por kjo nuk do të thotë se ne i kuptojmë artitët.
Burimi/Facebook


Leave a Reply