Një çifligar vendosi të kontrollonte se si punonin argatët e çiflikut të tij.Në të vërtetë ata punonin shumë. E fillonin punën që me natë e linin kur errej fare.Por çifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumë e shkurtër.
Një herë u thotë argatëve:
– Me sa shoh unë ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita që është e shkurtër.Mos ndodhet kush midis jush që mund ta bëjë ditën më të gjatë?
– E bëj unë zotëri, – thotë një argat i hollë e i gjatë.Unë mund të sajoj një makinë që të zgjatë ditën sa të dojë Zotëria juaj.Veçse këtë makinë duhet ta vë në veprim vetëm i zoti i punës,vetë çifligari.
– Mirë.Fillo nga puna që tani,për përgaditjen e makinës tënde.
– Dhe argati filloi nga puna, preu disa nga drurë, i gdhendi e i bëri të drejtë,preu disa trungje dhe prej tyre përgaditi disa rrota të cilave u bëri ca dhëmbë dhe këto rrota i futi në ca boshte.Përgaditi pra,ca ingranazhe të madhësive të ndryshme.Së fundi përgaditi një dorëz të madhe.I montoi të gjitha këto dhe makina u bë gati për punë.
– Tani – i tha argati çifligarit,- rrotulloje dorëzen dhe dita do të zgjatet aq sa makina të jetë në punë d.m.th. sa të duash zotrote,veçse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave të makinës.
Dhe e vuri vetë në veprim makinën që t’i tregonte zotërisë sesi punonte makina.Filloi çifligari të rrotullonte dorëzen që rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtë por e vështirë dhe e lodhshme.Kaloi një orë. Çifligarit filluan t’i bien ndjersët.Hoqi xhaketën.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndërpreu punën sepse shkurtohej dita.Kështu ai punoi deri në mbrëmje,derisa u err.Dita iu duk shumë e gjatë.
-E sheh zotëri,se dita u zgjat ashtu siç të premtova?
– Kjo është e vërtetë,dita u zgjat bile u zgjat si shumë,- tha çifligari,- veçse nuk ka mundësi që këtë dreq doreze ta vërtitë dikush tjetër?
Mundësi ka, veçse dita nuk do të zgjatte aq sa do zotrote.
– E po mirë, – tha çifligari. – Le të zgjatet sa të zgjatet,fundja të qëndrojë edhe ashtu siç
qe…
Dita zgjati aq sa e kishte bërë Zoti,dhe çifligari nuk u lodh më.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply