Nga Enkeleda Beqiri
Një dokument i policisë së Ilinoisit dëshmon se në vitin 2002, kryetari i komunës së Prezës, asokohe emigrant në SHBA është shpallur në kërkim për ngacmime seksuale ndaj një 16- vjecareje. Pas kësaj ai është larguan nga SHBA për ti shpëtuar drejtësisë dhe është kthyer në Shqipëri ku pasi ka punuar doganier në Rinas. Në zgjedhjet lokale të 2007-s ai ka kandiduar për kryetar komune më PD-në duke I hyrë kështu politikës.
Berisha është njoftuar për problemet e tij me drejtësinë në SHBA dhe këtë e provon një letërkëmbim mes zyrës së Berishës dhe zv.drejtorit të policisë së shtetit Agron Kulicaj, megjithatë asgjë nuk është bërë. Madje Berisha e ka rikandiduar edhe në zgjedhjet locale të 2011-s. Këto fakte i provojnë disa faksimile dokumentesh të botuara nga gazeta DITA./alb-observer.com/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply