Ka qenë nje film sovjetik i rinisë time me këtë titull,me ALJOSHA e NATASHA,i cili paraqet me ngjyra te gjalla,luften e ushtrise sovjetike per marrjen e kryeqytetit te Gjermanisë,Berlinit.
Me shume se vete fitorja historike e ushtrise se kuqe,qe ngriti flamurin me yllin me pesë cepa,me draper e çekan,ne memorjen e popujve mbeti rrenimi i rregjimit hitlerian,mposhtja e turperimi historik i Gjermanise naziste dhe ne nje farë mase edhe i vete gjermaneve,ku u ngrit e lulezoi rregjimi gjakatar i Adolf Hitlerit.
Me mijra,qindra mijra e miliona gjermane mbushen rradhet e ushtrise naziste e shkuan ne frontet e luftes,ku dhane edhe jeten per nje doktrine gjakatare e genocidiale.
Ne vitet e pasluftes gjermanet reflektuan.Me perpjekjet e jashtezakonshme te kancelarit KOHL e te Gjermanise Federale u arrit bashkimi i dy Gjermanive,si dhe u dhanë reperacione ndaj popujve qe ishin demtuar nga pushtimi nazist ne vitet e luftes se dyte botrore.
Nder popujt qe moren demshperblimet e luftes ishim edhe ne,shqiptaret.
Si reperacionet e luftes ashtu edhe vete ribashkimi i dy Gjermanive ishin pasoja te nje lufte pushtuese,te padrejte ne te cilen u perfshi edhe populli gjerman,nje popull puntor,me tradita e kulture per tu patur zili,nje popull qe preku majat ne fushen e zhvillimit ekonomik e kulturor te asaj kohe.
Te gjitha keto ngjarje te njepasnjeshme lane gjurme te pashlyeshme,ne memorjen e popullit gjerman.
RENIA E BERLINIT dhe vendosja e flamurit te Bashkimit Sovjetik mbi ndertesen e Bundestagut Gjerman eshte ngulitur thellë në memorjen e një populli qe me sakrifica e vetmohim te gjitheanshem arriti te ringrihej perseri e te kthehej ne lokomotive te zhvillimit ekonomik e politik te Europes se Bashkuar.
Pavaresisht te gjithave,gjurmet kane ngelur dhe kjo e ka bere Gjermanine me te kujdesshme ne mardheniet e sotme me Rusine.
Nje sjellje e tillë,po lë gjurmë edhe sot,ne qendrimin qe po mban Europa e Bashkuar dhe Gjermania ne krye te saj,ndaj çeshtjes shqiptare ne Ballkan e veçanarisht ndaj mardhenieve KOSOVE-SERBI.
Nga frika e RUSISE po perkedhelet ne te gjitha format,Serbia me qellimin e vetem per ta afruar me Bashkimin Europian,ne nje kohe kur qendrimi i saj prorus eshte konfirmuar ne te kater anet.
Kulmin e vet,qendrimi i imponuar i Gjermanise dhe i krejt BE arriti me vendosjen e sanksioneve ndaj viktimes Kosove.
Ne vend qe te sanksionohej Serbia agresore goditet Kosova e gjakosur,e dhunuar dhe e shtypur pa meshire me shume se 100 vjet.
Ka shume arsye qe e kane çuar Europen drejt nje qendrimi te tille por kryesore mendoj se ka qene ai,poshterimi i luftes se dyte botrore i cili kulmoi me renien e simbolit gjerman,RENIEN E BERLINIT.
Ndonese amerikanet e kane deleguar çeshtjen e Serbise drejt Bashkimit Europian,serbet arriten nepermjet nje lobimi te jashtezakonshem e shume te kushtueshem ta dergojne çeshtjen e Kosoves ne Keshillin e Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Ndonese agresorë te damkosur ne Kosove,te perkedhelur e te privilegjuar njëkohësisht,serbet,nepermjet presidentit Vuçiç paraqiten ne Keshillin e Sigurimit,genjeshtrat e rradhes,te cilat me pahir Europa po i gelltite dhe po e shikon zgjidhjen, tek rritja e presionit ndaj Kosoves.
Ky qendrim i BE eshte zyrtarizuar dhe gjithnje e me shume,shqiptaret po e kuptojne se jane kthyer ne monedhe shkembimi,ne mardheniet e lindjes me perendimin.
Leshimet e njepasnjeshme qe i u bene Serbise,nuk sollen zgjidhjen e problemit dhe as ardhjen e saj ne gjirin e Bashkimit Europian.
Ne Keshillin e Sigurimit degjuam me shumé knaqesi,qendrimin e Kryeministrit,Kurti.
Thëniet e tija ishin të gjitha te drejta e te argumentuara,ndonese rrezultate te prekshme ende nuk shihen dhe se besoj te shihen,as ne nje te ardhme te afert.
Eshte e turpshme,qe vendimi i Bankes Qendrore te Kosoves,per te ushtruar te drejtat e saj legjitime,brenda territorit te Kosoves te zere vend ne nje mbledhje te veçante te KS TE OKB.
Askush nuk e çon nepermend te nxjerre konkluzionin,se çfare do te ndodhte ne te gjitha vendet europiane,ku gelojne pakica kombetare,nese keto pakica,do te benin kerkesat qe po ben Serbia sot,ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.
Ndonese te privilegjuar,si asnje minoritet tjeter ne Europe,serbet vazhdojne te genjejne e te bejne viktimen perpara nderkombetarve e keto,nderkombetaret ka shume te ngjare,qe ashtu si me pare te pranojne kerkesat e tyre e te verteten ta hedhin pertoke…!
Jam i mendimit se perballe presionit te Rusise e te rrezikut rus,mund te sakrifikohen interesat e shqiptarve e te Kosoves bashke.
Kjo u vertetua edhe me ngjarjet e BAJES te shtatorit 2023.
Edhe pse kane kaluar disa muaj e agresioni serb ka qene diten per diell,Europa vazhdon hetimet,kriminelet jane te lire dhe askush nuk eshte ndeshkuar.
Ne keto kushte jam i mendimit se Kosova duhet te largohet nga nderkombetaret e duhet ti kepuse shpresat,nga ndihma e kontributi i tyre.
Qysh ne fillim,me emrimet,Borrell-Lajçak,ne krye te bisedimeve,te dy njerezve qe vinin nga Spanja e Sllovakia,dy vendeve qe nuk e kane njohur Kosoven,Europa e paragjykoi çeshtjen dhe u rendit kunder te vertetes e ne krahun e Serbise.
Per ti sherbyer çeshtjes tone,te drejtave kombetare e njerzore te shqiptarve,ne duhet të sillemi ndryshe,si pozita e opozita politike e veçanarisht Kosova me Shqiperine;te gjithe duhet te jemi bashke.
Deklarata e Rames(pas disa gabimeve),qe Shqiperia do te jete ne krahun e Kosoves eshte shumé e drejte,eshte mirepritur e ka ngjallur shprese tek njerezit.
Ne shqiptaret vete,duhet ta çojme perpara ekonomine e kulturen tone,çeshtjen kombetare ende ne udhekryq.
Europa,fatkeqsisht vuan ende nga sindromi i “RENIES SE BERLINIT”.
Ajo ka frike se nje dite,ARIU I BARDHE mund ta ktheje koken edhe njehere e te trokase ne portat e EUROPES SE BASHKUAR.
Dhëntë zoti të mos ndodhë një hata e tillë.!
Dashamir Uruçi,
Tirane,10 shkurt 2024.
Burimi/Facebook


Leave a Reply