Simboli “Mur’ Për shumë shekuj ai ka qenë një simbol i besimit dhe shpresës për shumë breza hebrenjsh, madje një vend pelegrinazhi dhe lutjeje. Në vitin 1334, udhëtari çifut Isak Celo shkroi: “Muri perëndimor është ai që qëndron përballë tempullit të Omar ibn al Khattab dhe që quhet Porta e Mëshirës. Shumë vijnë në këtë vend për të bërë lutjet e tyre. Në ditët e sotme ky mur është një nga shtatë mrekullitë e qytetit të shenjtë”. Në ditët e sotme, më shumë se një milion shënime lutjesh, futen çdo vit midis gurëve të Murit Perëndimor gjë që është kthyer në një traditë jo vetëm për turistët nga e gjithë bota, por edhe për të famshmit e nivelit të lartë që vizitojnë Izraelin nga jashtë. Sipas mësimeve të të urtëve, aspekti kryesor i lutjes është puna që njeriu bën në zemër. Edhe Obama la në 2008, një shënim me një lutje në mur , hilari Klinton, 2005 ose Papa Gjon pali. .Për muret kanë shkruajtur shumë shkrimtarë të njohur një nga librat dhe poezia e famshme e Kavafit Konstandin quhet Muret
Po jua perkthej nga greqishtja
Muret
Pa menduar, pa keqardhje, pa kujdes
rreth meje ndërtuan mure të mëdha t’ larta.
Dhe unë ulem dhe dëshpërohem tani këtu
Nuk mendoj për asgjë tjetër:
mendja më konsumohet nga kjo pasuri;
sepse kish” shumë gjëra për të bërë jashtë.
Oh, kur ata po ndërtonin muret, si nuk mund të vura re?
Por unë kurrë nuk kam dëgjuar tingull, apo zërin e një muratori.
Në mënyrë të padukshme më mbyllën nga bota e jashtme.
Constantine P. Cavafy
(1896)
++++++++++++
Ekspozita është forma kryesore e komunikimit si qëllim edukativ dhe kulturore të së cilës arrihen nëpërmjet demonstrimit të ekspozitave, të organizuara dhe vendosur në përputhje me konceptin e themelimit grupal “Mur” të zhvilluar në Galerinë e Artit të Fierit /Vilson Kilica me edicionin e pestë të tij artistik me pjesëmarës Themeluesit e grupit artistet e mirënjohur Mustafa Arapi dhe Adrian Devolli, Mira Kuçuku, Idriz Balani , Agron Polovina, Fatmir Tufina, Violeta Kongo, Leon Cika, Llambrini Dëna Fatmir Minga, Luan Borici, Arben Meksi Marjana Goxhabelliu
Me ekspozitën “Mur “kuptojmë një sistem integral objekt-hapësinor në të cilin artet ekspozuese bashkohen nga një koncept konceptual .
Organizimi i ekspozitës ndahet në disa zhanre artistike – piktorë, skulptorë, qeramistë, karikaturistë,
Rendi i grupimit dhe organizimit të veprave ekspozuese bazohet në përmbajtjen e ekspozitës Mur, si metoda e ndërtimit të grupit dhe vazhdimësi e ekspozimit
Kjo ekspozitë synon të zbulojë një koncept artistik të lirë nga . “Gjuha e Arteve të Bukura”: si dialogu i parë”. Demonstrimet e veprave , përfaqësojnë koleksione artistike ku shoqërohen me etiketat përkatëse të emrave të artistëve.
Piktura e Mustafa Arapit shprehet artistia Xhixhi e shoqia ka harmoni universale, luan me formën , me ngjyrat, me detajet me perspektivën , një vizatues unik që e bën gjithë pikturën njé muzikalitet dhe simfoni bethovjane ku luajnë instrumentët artistik.
Piktura imagjinare e Fatmir Tufines shpreh vehteveten në një moment lutjeje për kohët që jetojmë.
Gjuha në veprën artistit Polovina kësaj radhe ndryshe nga peisazhet në eksp. e tjera rivjen me kompozime të formatit të madh ku vepra është pjesë e një cikli inspiruar nga poezia popullore shqipe e vjetër, por e sjellë me një gjuhë të huazuar nga piktura pasbizantine sepse si rregull per të thënë diçka duhet të gjesh dhe mjetin me kompozim që quhet fjetja e virgjëreshës duke inspiruar për një kohe tjeter duke sjelle ne kete kohë problematikat e saj me gjuhën e gjetur.
Për artisten Violeta Kongo ka gjithmonë dialog me veprën , eshtë një koncentrat diaologu me vehtëveten pasi ke përzgjedhur nga diologët me gjithë botën.
Pér drejtoreshén E galerise Elenica Paloli galeria është e hapur për artistët për një dialog té hapur ne gjitha zhanret artistike dhe jo vetëm.
Metoda sistematike e ekspozimit përfshin përzgjedhjen, rregullimin dhe interpretimin e objekteve homogjene në përputhje me sistemin e klasifikimit të një disipline ku ju lejon të tregoni evolucionin estetik artistik i cili ruan ose rindërtohet mbi bazën ekzistente për epokën tonë. Meqenëse ky kompleks riprodhon lidhjet dhe marrëdhëniet reale ose tipike artistike, në përmbajtjen e tij dhe në perceptimin vizual ku Grupi Mur” përfaqëson një tërësi të plotë.
Tiparet stilistike të ekspozimit Mur grupal zakonisht shërbejnë si një lidhje që lejon që pikturat, skulpturat, qeramika etj ngjyrimisht të kombinuara në një harmoni të vetme. Ky parim për të ndërtuar ekspozitën e Grupit Mur” kuruar me dashuri nga galeria edhe të menduar rreptësisht, duke iu nënshtruar një ritmi të qartë dhe një stili të unifikuar. Ekspozita ju lejon të gjurmoni shijet artistike dhe idetë e secilit si një tërësi e vetme stilistike; ku e veçanta e peisazhit rikrijon marrëdhëniet natyrore. Grupimi artistik si biogrup është një kompleks mendimesh të integruara dhe idesh ku kombinohet nga shumë faktorë, duke përfshirë profilet artistike te secilit, temën dhe qëllimet e ekspozitës, specifikat , madhësinë e hapësirës së ekspozitës etj
*****
Rëndësia dhe nganjëherë aktualiteti i temave të ekspozitave vendos kërkesa të veçanta për zgjidhjet artistike. Ekspozitat rrisin ndjeshëm rolin edukativ social, dhe zgjerojnë gjeografinë e aktiviteteve udhëtuese si shkëmbim në mënyrë aktive, gjë që kontribuon në pasurimin e ndërsjellë të kulturave të ndryshme dhe komunikimin artistik te ndërsjellë në mjedisin social kulturor.
@Irina Hysi ma














Burimu/Derguar nga Autorja


Leave a Reply