Arbitrimi i sotem i Eldorian Hamitit ne ndeshjen Laçi- Vllaznia qe u mbyll ne shifrat e barabarta 1-1, ka sjelle nje reagim te ashper tek te gjithe shkodranet, per te cilet eshte e papranueshme qe ky arbiter vazhdon ta ndeshkoje Vllaznine.
Por nderkohe, ne anen tjeter, Bujar Pregja i cili ben edhe rolin e moviolistit ne MCNTV u shpreh pas ndeshjes se sotme se vendimet e Hamitit kane qene te drejta. Nje deklarate e tille ka irrituar edhe me teper shkodranet, qe e konsiderojne edhe Pregjen po aq sa fajtor se arbitri ne fushe.
Shkrimi i publikuar ne “Shkodra Sport” ka sjelle edhe komente e reagime te shumta te shkodraneve, nder te cilet kemi veçuar ate te tifozit te zjarrte te Vllaznise, e njekohesisht kompozitorit te njohur Osman Mula qe shkruan:
“Nuk e kuptoni? Kam vite qe ju a them? Kane urrejtje! Dhe ne kategori te trete me na pa nuk ngopen… Ajo ishte fyerje, jo vetem qe s’ishte penallti, por neve duhet te na jepte penallti. As s’shkoj me e pa ne VA, dhe as e thirri kush. Pritni shikoni, perseri moviolistat e rubrikave te vjetra sa sinkron me urrejtjen per Shkodren jane. I njoh shume mire se kam 55 vjet ne Tirane!”
Burimi/shkodrasport.com/


Leave a Reply