Mjeshtrat e medhenj te piktures dhe kultures shqiptare
Kolë Indromeno ishte piktor, por edhe arkitekt, skulptor, fotograf si dhe skenograf i talentuar.
Ai lindi në Shkodër, ku dhe mësoi elementet e para të fotografisë nga Pjetër Marubi. Më 1876, ai qëndroi për disa muaj në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, dhe më pas punoi në studion e një piktori italian. Pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me një vlerë të lartë artistike. Portreti i tij “Motra Tone” nuk është vetëm kryevepra e tij, por një nga pikturat më të mira të të gjithë artit grafik në Shqipëri. Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë vendit, me punët e tij të prezantuara në ekspozita ndërkombëtare, psh. në Budapest (1900), NewYork (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen edhe sot në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në Shkodër etj.
Disa piktura te njohura te Idromenos: Motra Tone (1883), ‘Dasma shkodrane’ (1924), Oborri i shpise shkodrane (1920)
BurimiFacebook
Leave a Reply