Kemi qenë me ty, gjithë këta muaj kur ti luftoje për jetën, me armët e tua më të fuqishme: optimizmin dhe buzëqeshjen !
Ndaj na le të gjithëve pa fjalë këtë mëngjes, kur krejt papritur , hodhe armët dhe u dorëzove pa kushte…!
Me siguri, të fundit çaste ke menduar edhe për ne…Dhe ,duke na falenderuar si vetëm ti dije, gjithaq e qeshur dhe natyrshëm , ke menduar :
“Po iki, më kini kujdes time motër, Eliadën…!
Dhe nesër, të vogëlthin tim vëlla…
E ulni në bankën time dhe i flisni për mua, që të mos më harrojë…”!
Fluturim të mbarë o engjëlli ynë !
Do të të shohim ngaherë në sytë e motërzës dhe vëllaçkos tënd…!
*Darda Dhimo, ish nxënësja jonë e mrekullueshme, u nda sot nga jeta në moshën 20 vjeçare.
Nga Gjimnazi “Themistokli Gërmenji” faqja zyrtare
————————————————————

Lamtumire Darda!
Postimi i fundit prekes i vajzes korcare Darda Dhimo shenon 31 gushtin e vitit 2023.
Nder rreshta duket dashuria qe ajo kishte per jeten.
Shkrimi i plote:
Kush do ta kishte menduar se kjo verë do të ishte si kjo!
Më ka marrë malli për plazhin, dallgët, për t’u djegur nga dielli 😅, më ka marrë malli për të qëndruar me miqtë dhe për t’i përqafuar.
Të qenit i izoluar nuk është padyshim mënyra më e mirë për të kaluar verën…
Disa përditësime për të gjithë ju:
Dje fillova ciklin tim të tretë të kimioterapisë, që do të thotë se mund të kem edhe pesë të tjera për të bërë. Përfundimisht, gjithçka duket se po përmirësohet dita ditës.
Ka gjithmonë momente që kam dhimbje, e lodhur, momente që kam frikë për të ardhmen ose ndonjëherë emocionale, por mund t’ju siguroj se Zoti gjen gjithmonë një mënyrë për të më kthyer buzëqeshjen dhe gëzimin tim!
Gjatë gjithë këtyre ditëve dhe veçanërisht sot jam ndjerë kaq e inkuruar dhe jam përpjekur të shijoj çdo moment të veçantë për aq kohë sa zgjat.
Unë kam filluar të shijoj vende të ndryshme në spital dhe çdo moment të vetëm të kaluar me të gjithë stafin mjekësor këtu. Sot më pëlqeu veçanërisht ky muzg i bukur!
Pra, ndërsa e lexoni këtë, këtu është një mesazh nga unë dhe përvoja ime deri tani:
Ju lutemi shijoni çdo ditë si dhuratë nga Zoti, shijoni mëngjesin kur jeni në gjendje të zgjoheni dhe të ndjeni mushkëritë tuaja duke u mbushur me oksigjen, shijoni shëndetin tuaj fizik dhe shijoni çdo moment të kaluar me familjen dhe miqtë tuaj! Fatkeqësisht, nuk arrita të bëj asnjë nga këto që kur u sëmura, kështu që të lutem bëje për mua! Përqafoni të veçantat tuaja dhe mbi të gjitha mos harroni të falenderoni të vetmin që na jep jetë dhe shpresë! Vetëm kur na merret diçka, kur kuptojmë vlerën që kishte!
Burimi/Facebook/Juglindje.com
————————————————————

Shkolla 9 vjeçare “Sevasti Qiriazi”
Një dhimbje e madhe, gati e papërballueshme, një hije e zezë dëshpërimi na kaploi sot…
Darda, ish-nxënësja jonë, e dashur, korrekte, e përkushtuar, e ëmbël, me buzëqeshjen me të bukur që e karakterizonte çdo ditë nuk është më…
Sa e padrejtë! E kujt nuk do t’i mungojë buzëqeshja e saj, forca e pashtershme, fuqia e mbinatyrshme me të cilat u përball me sëmundjen tinzare dhe të pamëshirshme?
Ti ishe shëmbulli i shprehjes më të madhe të dashurisë për jetën, përballjes së dhimbjes, me buzëqeshje e cila nuk t’u largua kurrë, ndoshta edhe në momentet e fundit.
U prehsh në paqe, engjëll!
Nuk do të harrojmë kurrë!
Ngushëllime familjes, të përballojë këtë fatkeqësi, ashtu siç Darda përballoi sfidën e saj!
Burimi/Facebook
—————————————————–
Imena Mema
Teksa po lexoja shkrimin e Dardes per te qetesuar njerezit e dashur te saj mes atyre rreshtash lexoja dhe adhuroja kete vajze qe po kalon nje sprove por forca e saj e madhe permes fjaleve mahniti ndjekesit e saj, teksa lexoja rreshtat e saj mbushur me dashuri e adhurim per jeten per te afermit per njerezit qe po e mbeshtesnin ,dashuria me e madhe e saj ishte per besimin per ate qe zemra e saj mbante fort pas kraharorit , mes rreshtash me mahniti thjeshtesia dhe kurajoja e saj per te vazhduar …
Ky eshte fillimi i nje shkrimi qe bera pak pasi lexoja shkrimin e Dardes isha e mrekulluat nga dashuria e saj per jeten per zotin e per gjithcka te bukur e te mire qe e rrethonte ,mirenjohja e saj per te gjitha sprovat qe po kalonte e madheshtonte e bente te hyjnishme ..
Sot u merzita aq shume sa nuk gjej fjale per ta pershkruar ,jeta eshte e shkurtet e bukur por kaq delikate edhe e brishte por eshte mundesia qe zoti na jep per te treguar veten qe me pas te gjej vend prane tij ,nje shpirt i bukur si i Dardes ka gjithmone vend prane Zotit 🤍Une nuk e njojta kurre personalisht Darden po njojta madheshtine e saj permes dashurise e urimeve qe njerezit i perconin e te hynin drejt ne zemer
Zoti merr me te miret prane vetes 🤍

Burimi/Facebook
————————————————


Leave a Reply