Dashi
Lidhja juaj do jete e kënaqshme gjate kësaj dite. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite dhe do iu beje te ndiheni me se miri. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te dalin neper takime, por do dëshirojnë te qëndrojnë vetëm ose me miqtë. Ne planin financiar duhet me patjetër te përballeni me problemet, jo t’i anashkaloni ato.
Demi
Me ne fund do arrini te bini dakord me partnerin tuaj dhe do thurni plane afatgjata mbi te ardhmen. Qëndrueshmëria do mbizotërojë gjate gjithë ditës. Beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për ta arritur atë qe kane dëshiruar. Qielli do jete plot ngjyra. Ne planin financiar vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe shtrëngojeni sa me pare rripin e shpenzimeve.
Binjaket
Venusi do mbroje dashurinë tuaj sot dhe nuk do lejoje askënd ta prishe atmosferën ngrohte qe është krijuar. Disa mund te kalojnë edhe çaste te mbushura me pasion dhe sensualitet. Beqaret me ne fund do arrije te kryejnë takimin e ëndrrave te tyre dhe te takojnë personin ideal. Marsi dhe Merkuri do iu ndihmojnë tas stabilizoni situatën financiare.
Gaforrja
Duhet te largoni me çdo kusht sot turpin nga jeta juaj ne çift dhe te bëni çmos për t’i sh[prehur ato qe ndjeni. Jo vetëm qe partneri do iu kuptoje me mire, por edhe ju do ndiheni me te çliruara. Beqaret do jene me te privilegjuar ne planin sentimental. Përgatituni për te reja. Për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme financat do kenë goxha tronditje.
Luani
Venusi, përendesha e dashurisë do e marre ne mbrojtje sot jetën tuaj ne çift. Përfitoni për te folur me partnerin mbi disa tema delikate ose për te zgjidhur me qetësi disa probleme. Beqaret do kenë një dite si gjithë te tjerat, pra nuk do e takojnë atë qe kane ëndërruar. Financat do jene me te favorizuara. Do shpenzoni për gjerat me te nevojshme dhe do tregoheni te matur.
Virgjeresha
Ka shume mundësi qe te gjitha dëshirat tuaja te realizohen gjate kësaj dite. Partneri do jete me humor shume te mire dhe i gatshëm t’ua beje qejfin. Beqaret do takojnë disa persona interesante dhe do iu duhet te zgjedhin. Merrni kohen e duhur për t’u menduar. Sektori i financave do jete ne përgjithësi i qëndrueshëm dhe do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur.
Peshorja
Ka rrezik qe kjo dite te jete e vështirë për gjithë te dashuruarit. Do gjendeni përballë sfidave te vështira dhe nuk do arrini dot te vendosni. Edhe me partnerin do keni probleme ne komunikim. Beqaret me mire te qëndrojnë ashtu si janë sesa te dalin neper takime te cilat mund t’i lëndojnë me vone. Ekuilibri financiar do ketë tronditja, prandaj bëni kujdes!
Akrepi
Me ne fund pas kaq shume përpjekjesh, këmbënguljeje, tolerance dhe bashkëpunimi do arrini te jeni te lumtur ne çift. Gjate gjithë ditës do jeni te gëzuar dhe te buzëqeshur. Për beqaret miqësia do luaje një rol te rëndësishëm për te pasur takime interesante. Ne planin financiar do iu kërkohesh shlyerja e një huaje te marre prej shume kohesh.
Shigjetari
Hëna do e ndërlikojë mjaft sot jetën tuaj ne çift. Nëse tregoheni shume posesive me atë qe keni ne krah mund te debatoni ashpër. Beqaret me ne fund do e largojnë turpin dhe do pranoje ftesat qe do iu bëhen. Asnjëherë nuk i dihet jetës. Situata financiare nuk do jete e mire. Problemet do jene te njëpasnjëshme prandaj kujdes me shpenzimet. Nuk ehte momenti për investime.
Bricjapi
Dite e favorshme për te dashuruarit. Me ne fund do i largoni dyshimet qe keni pasur për partnerin dhe do ndiheni mire ne krahët e tij. Beqaret do jene shume kërkues dhe te pavendosur. Edhe pse mundësitë për takime interesante do jene te shumta ata nuk do përfitojnë aq sa duhet. Ne planin financiar gjithçka do jete si një ëndërr për ju. Do merrni një dhurate te madhe.
Ujori
prej jush nuk do i harroje ato qe kane ndodhur para disa kohesh. E mira do ishte qe ne mbrëmje te flisnit hapur. Beqaret do jene impulsive dhe për këtë arsye mund te bëjnë disa gabime. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni te futeni ne një rruge pa dalje.
Peshqit
Dite mjaft konfuze kjo e sotmja për te dashuruarit. As vete nuk do e dini nga te shkoni aspo çfarë te bëni. Ne orët e pasditet për disa mund te ketë një qartësim te qiellit. Beqaret do jene me te vëmendshëm se kurrë ndaj personave te rinj qe do iu kalojnë pranë dhe do joshin pa fund. Financat do kenë përmirësime, por kjo nuk duhet absolutisht t’iu nxite te shpenzoni me tepër
Per” Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply