Figura madhore, heroike dhe legjendare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është personaliteti më unikal në historiografinë tonë shqiptare. Kjo për arsye se ai, me veprimtarinë dhe luftërat e betejat e tij përmasash historike i preu hovin osmanizimit, respektivisht turqizimit të Shqipërsië dhe të mbarë Gadishullit Ilirik.
Skënderbeu ishte politolog, gjeopolitolog , poliglot, strateg dhe mbi të gjitha Arbër, Epirotas. Ai ishte një politikan, diplomat, burrë shteti e strateg ushtarak i nivelit shumë të lartë që e krijoi mrekullisht shtetin e Arbërit.
Ai, me urtësi e largpamësi arbërore i unjësoi të gjitha krahinat, fiset, dialektet dhe fetë shqiptare në një bashkësi të vetmen arbërore, duke ngritur kështu vetëdijen dhe ndërgjegjen kombëtare te shqiptarët arbërorë.
Njëkohësisht, ai, si politikan dhe diplomat i regjur e mbrojti burrërisht edhe Evropën nga hordhitë barbare ushtarake tē Perandorisë Osmane dhe nga ekspansionizmi i fesë islame në kufijt dhe shtetet evropiane. Së këndejmi dhe të gjithë kronikanët evropianë dhe vetë papati i Vatikanit në Romë e quajtën atë “Atlet i Krishtit”. Studjuesit e artit ushtarak e kanë vendosur Skënderbeun në panteonin e strategëve gjenialë, duke e krahasuar me Lekën e Madh – Aleksandrin, Jul Cezarin, Konstandinin e Madh, Napoleon Bonapartin etj. Të tjerë kritikë të historisë e krahasojnë atë me Rikard Zemërluanin, me Frederiko Barbarozën dhe me babain e Evropës, Karlin e Madh.
Skënderbeu e ngriti flamurin kuq e zi, më 28 nëntor të vitit 1443, mbi kështjellën e Krujës, e krijoi ushtrinë mbrojtëse arbërore dhe e organizoi Besëlidhjen e Lezhës më 2 mars 1444, në të cilin ai mblodhi princat shqiptarë për luftë kundër pushtuesve osmanë, për t’i rimarrë kështjellat tona. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali, bashk me patriotë të shumtë shqiptarë, e ngriti flamurin në Vlorë dhe e shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Shtetin gjitharbërorë Gjergj Kastrioti e themeloi në Lezhë, më 2 mars të vitit 1444. Në këtë Kuvend morën pjesë shumë kryezotërinjë nga pjesë të ndryshme të Arbërisë, si Pal dhe Nikollë Dukagjini, nga Dukagjini; Lekë Zaharia, kryezot i Zadrimës së Epërme, Pjetër Spani i Shalës së Shoshit; Lekë Dushmani, bashkë me Pjetrin e Zadrimës; Gjergj Stres-Balsha i Misjes, ndërmjet Krujës dhe Lezhës; Andrea Topia i Skurës, ndërmjet Tiranës dhe Durrësit, bashkë me dy bijtë, Komninin e Muzakën dhe me nipin Tanushin; Gjergj Aranit Topia Komneni i Kaninës dhe i Shpatës; Teodor Korona Muzaka i Beratit, nga Arbëria Jugore. Shtjefën Çërnojeviqi (Gojçini), bashkë me të bijtë Gjergjin dhe Janin nga Zhabjaku i Malit të Zi; kryezoti i Himarës, si dhe krerë të tjerë nga Arbëria e Veriut dhe e Jugut.
Personaliteti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ishte figura më heroike e më unifikuese e të gjithë shqiptarëve në periudhën Pararilindase, veçanërisht gjatë periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare.
Skenderbegijada mitike e kreu më së miri rolin e saj për ringjalljen e ndergjegjës kombetare në kohën kur populli shqiptar po bëhej gati të shkëputej nga Perandoria Osmane.
Figura e tij unikale i thërret ndërgjegjës kombëtare të shqiptarëve për çdoherë kur Arbërisë i kanoset rreziku nga aneksimi i armiqve të brendshëm e të jashtēm.
Domethënë, figura e tij ishte përgjithnjë Komandant legjendar e shpirtëror i çdo ushtrie shqiptare në luftërat e saj për pavarësi dhe liri, si në të kaluarën, ashtu edhe sot dhe në të ardhmen.
Betejat e tij burrërore, trimërore dhe heroike janē shembulltyra më ideale dhe më e shkëlqyeshme e çdo idealisti, patrioti, indipendisti e luftëtari shqiptar në çdo betejë të tyren për liri dhe pavarësi kombëtare.
Për më tepër, betejat e tij të lavdishme në mbrojtje të truallit iliro-dardano-arbëror janë himnizuar deri në kupë të qiellit nga letrarët tanë poetë e prozatorë. Këto beteja, madje, kanë hyrë gjenealisht edhe në qindra e mijëra këngë epike shqipe nga solistët dhe rapsodët e kombit. Janë shkruar e botuar edhe qindra libra e mijëra kumtesa, referate e ligjërime për jetën dhe veprimtarinë e tij. Njëherësh, janë mbajtur e organizuar edhe mijëra simpoziume, seminare, tribuna e tryeza të rrumbullakëta për jetën dhe veprën e tij.
Skënderbeu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me politikën e gjeopolitikën, me diplomacinë e luftës dhe të paqes, me artet e kompromisit dhe të shfrytezimit të kontradiktave mes fuqive të medha dhe, doemos, me strategjinë dhe taktikat ushtarake. Ishte një figurë poliedrike nga të rrallat në Europen mesjetare. Jo me kot Europa e ka mbajtur gjallë figurën e Skënderbeut.
Deri më sot janë vizatuar edhe portretet më të bukura në art nga piktorët e mjeshtrit e artit pamor e figurativ, si në atdhe nga shqiptarët, ashtu edhe në botë, nga të huajt.
Mandej, figura universale e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut simbolizon edhe figurën më përbashkuese të të gjithë spektrit plural fetar te ne në atdhe. Të gjithë shqiptarët: myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, bektashinjë, ateistë e agnostikë janë të bashkuar si kurrë më parë idealisht dhe shqiptarisht përreth figurës madhore të Skënderbeut. Këtë unitet ka arritur ta sendërtojë idealisht vetëm personaliteti i tij famëmadh kombëtar.
Pavarësisht tentativave për baltosje dhe demitizim nga shqipfolës tradhtarë, MITI i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të rrojë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve ndër shekuj dhe breza në shqiptari deri sa të ekzistojë vetë gjithësia.
Sot, çdo shqiptar që jeton, vepron dhe lufton shqiptarisht është një “skënderbe” potencial në shoqëri. Çdo arsimdhënës, shkencëtar, mendimtar e filozof është një “skënderbe”. Çdo nxënës e student shqiptar është një “skënderbe”. Një “skënderbe” është edhe çdo veprimtar dhe luftëtar për të drejtat e njeriut dhe për universalizimin e të gjitha vlerave dhe virtyteve njerëzore. Veçanërisht, shpirt dhe ndërgjegje kastriotike kanë edhe femrat dhe nënat shqiptare që lindin, rritin, edukojnë dhe arsimojnë shqiptarisht fëmijët e tyre “skënderbegianë”, të cilët janë ardhmëria e kombit dhe atdheut tonë. Ato sot simbolizojnë krenarinë dhe trimërinë e mbretëreshës Teutë.
Përfundimisht, ka ngjyrë, vulë dhe emblemë skënderbegiane çdo përpjekje e jona për mbrojtjen e gjitha vlerave tona kombëtare dhe të shtetësisë sonë nga mohimi, rrënimi, denigrimi, përbaltja dhe përdhosja e tyre ….
Në këtë kontekst, lufta jonë më e madhe sot dhe të ardhmen duhet të zhvillohet kundër ideologjisë pansllaviste, neo-otomaniste, arabo-aziatike, si dhe kundër çdo tradhtari anti-shqiptar që ndjekë rrugën hipokrite e tradhtare të Hamzë Kastriotit, Moisi Golem, Haxhi Qamilit dhe Rahman Morinës.
Kjo është një detyrë sa prioritare aq edhe emergjente dhe akute për të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që e kanë gjakun dhe idealin kastriotik.
Kur u çliruaKruja nga ushtria osmane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu e mbajti një fjalim të zjarrtë përpara qytetarëve arbërorë:
“Kapedanë dhe ushtarë trima!
S’është as e re, as e papritun pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë të patronditur të vendit dhe të mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani që mund t’ju hap zemrën time. Ju thom pa u mburrur që, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall për atdhenë dhe këtë dëshirë për lirinë… Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu tek ju. Armët nuk jua solla unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat dhe në ushtat tuaja… Gjer tani ne kemi luftuar për fitore
Burimi/Facebook


Leave a Reply