Është viti i tretë që ndjekë në Kanalin Televiziv Grek “MEGA” filmin serial vëndas “Në tokën e ullinjëve”, me një interesim të pazakontë dhe ku,-sikundër ndodhë me të gjithë serialet televizive,-jo të gjithë aktorët e nisur e “bitisin” skenarin. Kështuqë , do të shkruaja vitin e kaluar për aktorin grek Paskalis Tcaruhas (njëheresh edhe këngëtar), të cilin e patëm si “mik-debutant” disa vite më parë, të ftuar në Festivalin Ballkanik të Gëzim Kames në Tiranë. Ndërsa këtë vit, kam kënaqësinë të shkruaj për emigrantin shqiptarë (nga Durrësi) Vasil Miha, të cilin e kisha parë në filmin serial “Dashuri e pabarabartë” (për një lidhje dashurie në mosha të ndryshme) dhe tani po e ndjekë me kërshëri tek filmi serial i kineastëve Qipriot Vana Dimitriu (Skenariste) dhe Andrea Georgiou (Regjisor). Në skenat e ekranet e vëndit fqinjë, gjithmonë e më tepër e thonë fjalën e tyre me vlerë, art e profesionalizm edhe shqiptarët e mërguar, në atë lidhje shpirtërore që ofron miqësia e ndersjellë, kultura e ARTI.
Filmi i tanishëm është nga më të ndjekurit, për subjektin kompleks të një jete fshati e të një shoqërie aktuale greke, teksa problemet, kontradiktat e konfliktet shpesh anashkalojnë apo mbeten “nën jorgan”, për tu shfaqur a zbuluar në “një ditë të bukur” kur qetësohet qielli e lumenjtë derdhen paqësisht në detin pranë tyre. Një film i vendosur me ngjarje aktuale dhe i xhiruar përgjithësisht në Mani të Peloponezit që ne shqiptarëve na kujton relievin e Himarës në trajtën e përafërt të një patkoi, me gjirin e bukur të detit, me kodrinën e blertë, plotë me ullinjë e agrume. Ku edhe gratë e vajzat e reja e “hedhin ndonjë gotë raki faqe burrave” në Kafenion e fshatit të tyre! Dhe me një vështrim trajtimi “alla Ibsen” të subjektit, kur ndodhitë, ngjarjet e vrasjet e njëhershme në rrafshin e hakmarrjes,“dalin në shesh” nga “mërria që flë”, apo nga “vrasjet e rradhës”. Po dhe si seral, filmi ka një regjisurë moderne, në përdorimin e retrospektivës, si edhe interpretime në mizanskena e marrje të bukura, ku natyra bëhet edhe më e pëlqyeshm për syrin. Gjithashtu, kur skenaristja Vana Dimitriu e “ruan fillin e lëmshit”, pa e shkëputur, po edhe të tendosur, duke e pasuruar subjektin e gjatë në kohë, me episode të reja e me personazhe të rinjë, pa e humbur “thelbin” e njëhershëm e pa e braktisur atë katërshe virtuoze aktorësh grek, përveç mikut tonë PASKAL që “e rrëmbeu” me të drejtë tek ne ”Diplomën e Festivalit Ballkanik” me monodramën “Kaçaku”. Edhe me aktorët e njohur Niko Golianos, Jorgos Parçalatos,Stefanos Kiriakidis, Maro Kondu e Anxhela Xhereku,-që të gjithë aktorë me potencë të skenës e te ekranit,veteranë të nderuar të jetës artistike, kulturore e shoqërore greke, midis të cilëve aktori nga Shqipëria e ndjen vetveten të barabartë, edhe pse vjen direkt nga jeta e vështirë e një emigranti ekonomik, tok me ëndërrimet e tij për tu bërë futbollist si gjyshi dhe i ati i tij, një mjeshtër hidraulik i njohur në qytetin tonë bregdetar…
Do të rastiste një paradite që njera nga “Yjet” e Televizionit Grek, Eleni Melenaqi, pasi kishte intervistuar para disa kohësh aktorin e Shkollës Shqiptare të Aktrimit, Nikolla Llambron, do të intervistonte edhe aktorin tonë të ri Vasil Miha, me po atë entusiazm si edhe me aktorët e tjerë me përvojë, nga vëndi i saj. Pa asnjë dallim, bile me një admirim të dukshëm…e prej këtij emisioni dhe të vet fjalëve të vet aktorit do të mësoja se ai kishte arrdhur në vëndin fqinjë, qysh herët, në moshën 7 vjeçare, qe ritur e shkolluar këtu dhe , me mbarimin e gjimnazit merrej me sport, duke u stërvitur fizikisht pa ndërprerje, gjersa aksidentohet lehtë në lojën e futbollit dhe detyrohet të heq dorë prej kësaj ëndëre rinore. Po djaloshi i bukur hodhi shtat, bërri përpjetë dhe e pa veten të gatshëm të reklamonte fotografitë e veta në një “Fashon Weck” e të përfundonte një muaj në Milano të Italisë. Merrë pjesë kështu, në sallonet e modës së të rrinjëve. Mandejë, puna e përkohshme që duhej të bënte në një Bar Nate, do t’i jepte “udhës së jetës, një kthesë të papritur”!. Një i panjohur që e pëlqeu portretin ekspresiv të djaloshit Miha, i propozon atij “pse mos të merrte pjesë në telenovelat aq të shumta që bëheshishin e mbushnin kohën televizive?!”. Dhe do të ishte ky rast fatlum që ai do të paraqitej në një kinoprovë, do të fitonte dhe do të zgjidhej prej një regjisori grek të aktronte në filmin e parë të tij serial e që ai do ta përballonte natyrshëm, pa kryer ndoonjë shkollë aktrimi, duke qenë vetvetia, pa asnjë sforcim, po ai djalosh i gjatë e i bukur, me elegancën që i ka “falur Perëndia!”, si edhe me talentin që ëshë e zorshme të ta fali kush, e as vet Perëndia, kur nuk e ke në genin tënd, si edhe pa punuar edhe nga 12 orë në ditë për të xhiruar edhe disa seanca të një roli që mandejë shkëputet dhjetra herë , gjersa të gjëndet harmonia e vazhdimësia e një së tëre, ne krijimin e portretit e të jetës së personazhit që të është besuar…
I kam ndjekur me vëmëndje këto dy seriale dhe kam vën re se Vasilis Mihas –sikundër e thërresin grekët, ka pamjen e një “fëmije të pafajshme e të qetë” që nuk di as të gënjejë, jo më të mashtrojë turmat e spektatorëve dhe regjisorët që e kanë angazhuar me plotë besim e shpresë. Për organicitetin e pa “infektuar” nga “viruset e aktrimit” që janë: klishetë, gjestet, grimasat dhe amatorizmat e natyralizmat, që as teatri e as filmi nuk i pranon. Si shembulli i vyer i mjeshtrave të filmave neorealist Italian, që e kanë “nismëm” prej këtyre aktorëve të marrë direkt nga rruga…Prandaj edhe Vasil Miha është vetvetja në të dyja këto dy seriale , më së pakti tek i pari e më së shumti tek i dyti.
Në filmin e dytë:“Në tokën e ullinjëve” ky aktor shfaqet me vonesë , si i nipi i Avokatit Likurgos, i kthyer nga emigracioni grek në Kanada dhe që mendon të blejë e të hap në Mani një tavernë, e cila është bërë edhe vënd veprimi për shumë episode të filmit. Porse, me arrdhjen e tij, me plot hire të jashtme e të brënshme, si djal i kohës dhe fort i pashëm, do të jetë edhe një partner erotik për vajzat e gratë që vërtiten aty pari. Për të “konsumuar” edhe tri mardhënie erotike, njëra pas tjetrës e do të vazhdojë me të katërtën që, me sa shihet, nuk do të jetë pa telashe dramatike. Se gjer këtu “aventurat” e tij , thuajse të justifikuara nga rrethanat , po ashtu do te zgjidheshin. Me interpretime të natyrshme dashurish kalimtare, me puthje pa mbarim, porse dashuria e re e tij, fill pas martesës me një mjeke të bukur, ku do të asistonte i gjithë fshati (i përfaqësuar nga personazhet!), duket se nuk do të shpëtoj edhe nga “syri i keq”, nga trazirat , në mos edhe nga “gryka e pushkës”,-sikundër ka ndodhur në të kaluarën e tyre, kur disa syresh ende nuk jan zbuluar, ndofta për ta “shtyrë” filmin e dhe në vitin tjetër!
Megjjithatë, aktori shqiptar, me talentin e tij, sjell një risi interpretimi, ku vërtetësia është e mbetet e pranishme, në atë spontaneitet virgjërie të moshës së tij… Dhe dlirësia e portretit, rezatimi i mirësisë dhe i fisnikërisë njerëzore, i denjë për dashuri e për të qënë në skenë a në ekran një Romeo, si ai i Shekspirit jo mase, po si djalosh e i padjallëzuar akoma që ta pësoj “goditjen në zëmër”nga “shigjta e Kupidit”! Në episodet e tanishme, kur vajza e “gjetur” e Stathit të Paskalit. pasi e shpie të drekoje në atë tavernë, ajo i thotë të jatit se “ju këtu paskeni djemë të bukur!”, pa ia ndarë sytë Kristos së Vasil Mihas,-gjë që do të mjaftonte “një provokim” i saj që ai të “bjerë pre” në çastin më delikat, teksa sapo ishte kurorëzuar martesa me mjeken e bukur, e bukur edhe ajo!.A do ta kapërceje aktori ynë këtë “flakë” të sapo ndezur , apo do “bjerë brënda”, për tu shkatëruar si jo pak personazhe “të mbetur udhëve të skenarit!”, me pasoja drametike e tragjike ( sikurse edhe me të tjerë personazhe më përpara!), shpesh edhe duke gjetur “sebepe” për t’i aneksuar jashte xhirimevetë ardhëshme..
Gjithsesi nuk mundemi akoma të shprehemi më tej se si do t’i përballojë edhe ky djalosh erotik e pa përvojë profesionale skenat e ardhëshme…Po ma merrë mëndja se iu shtua ARTIT TË AKTRIMIT tënë edhe ky aktor i mërguar në Greqi, krahas edhe dhjetra artistëve të tjerë shqiptarë që e harmonizojnë vlerën e artit, pa asnjë dallim, me artistët e vëndit fqinjë, ndonse “pa shkolIim artistik”, si në rastin e bukur të Vasilis Mihas, me talentin e tij të lindur, i cili nuk do t’i habiste më shikuesit e spektatorët që e kanë parë me kërshëri në ekranizimet e tyre, si një faktor miqësie e bashkëpunimi krijues të ndërsjellë, teksa edhe ai u shpreh publikisht, se e “ndjen veten krenar që është SHQIPTAR!”..
Athinë, më 11 dhjetor 2023


Burimi/Facebook


Leave a Reply