Nga Skënder Sadri KAPITI
Në Shqipëri duhet bërë ndryshimi dhe rotacioni politik për të ndëshkuar korrupsionin qeveritar të sotëm. Por këtë ndryshim nuk e bëjnë ishkorrupsioni dhe ishtë korruptuarit. Duhet një alternativë ndryshe dhe e pastër dhe jo mbartëse e së shkuarës komuniste dhe as e infektuar me rekorde korrupsioni.
Këtë titull shkrimi e kam emërtuar kështu në menyrë që ta lexojnë ata të cilët janë kundër Bashës dhe PD-së së drejtuar prej tij ; që ta lexojnë demokratët e vërtetë të cilët e duan PD-në në pushtet; është për ata që janë shumicë të cilët mbështesin Vetting-un në drejtësi; për ata që janë shumicë dhe që duan ndryshimin dhe ndarjen nga tranzicioni:për ata që janë shumicë e që janë pro-SHBA-ve dhe që janë kundër korrupsionit dhe sistemit të tij.
Fakti që Basha dhe PD duhet të ishin në pushtet që me 25 Prill 2021 ,ku Bashës iu grabit fitorja nga pushteti i Ramës dhe se Bashës ia sabotuan fitoren edhe politika e vjetër brënda PD-së, punuan kundër Bashës: Topalli, Patozi, Hajdari me partitë e tyre satelite të pushtetit të Edi Ramës si dhe ishdeputetët të cilët Basha nuk i kishte listuar në lista për deputetë. Pra përvec përballjes së Bashës me makinerinë korruptive të qeverisë së Edi Ramës, Basha kishte edhe kundërshtarë brënda PD-së dhe LSI-në me Metën. Unë këtë konkluzion timin e kam bërë publik e mediatik që para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, por që e vertetoi koha sidomos pas shpalljes non grata të Berishës nga SHBA, dhe po e verteton koha akoma dhe më shumë edhe sot me atë se cfarë roli të madh po luan SPAK për Vetting-un në drejtësi , në politikë, dhe patjetër edhe për Vetting-un shoqëror dhe atë për mediat.
Them se po vjen si kryeministër Lulzim Basha sepse atij iu grabit fitorja me 25 Prill 2021.Përsëri them se po vjen Basha dhe
PD sepse pasi Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, në PD-në institucionale u krijua një vakum, një mungesë e madhe lidershipi, pasi askush nuk kishte autoritetin dhe as aftësinë për ringritjen dhe reformimin e PD-së për të ardhur ajo në pushtet
Duke e pare këtë, kryesisht të rinjtë, dhe duke e ndjerë dhe vleresuar se Basha duhej të kthehej në krye të PD-së , ata e ftonin Bashën në takime pasi i besonin atij dhe vizionit të tij si më meritori për të qënë në ktrye të PD-së dhe opozitës.
Zgjedhjet transpatente për kryetar të PD-së rizgjodhën Bashën në krye.
ZHVILLIMET NË PD: KUVENDI KOMBËTAR, ZGJEDHJA E, E KËSHILLIT KOMBËTAR DHE E KRYESISË SË PD-SË, NË FAKT ATO ISHIN VETTING-U POLITIK NË PD.
Kjo sepse të gjithë të zgjedhurit në strukturat e larta drejtuese të saj aty nuk ka individë me të kaluar e as me trashëgimi komuniste, nuk ka as individë me kusure e me rekorde korrupsioni. PD është e hapur dhe fton rininë, intelektualët profesionistë dhe të vërtetë, fton që të angazhohen e të integrohen në politikë shtresa e të persekutuarve nga ish-diktatura, pra është një parti e vërtetë demokratike dhe gjithperfshirëse.
Këto fakte dhe të tjera tregojnë se opinioni i gjerë gjithnje e më shumë dhe përditë po i beson dhe ka shpresën se ndryshimin do e bëjë Partia Demokratike me qeverisjen e saj me kryeministër z. Basha.
Zhvillimet më të fundit: arrestimet e funksionarëve dhe shtetarëve më të lartë të Partisë Socialiste, fillimet e hetimeve nga SPAK për Berishën por edhe të Metës për korrupsion si vertetim edhe i asaj të shpalljes së Berishës non grata nga SHBA pikërisht për korrupsion dhe për pengim të demokracisës, koha dhe SPAK-u po i japin të
drejtë atij vendimi historik të PD-së dhe kryesisht të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Foltorja politikisht vazhdon në aktivitetin e saj vetëm në shërbim të interesit të kryetarit të saj dhe të deputetëve brënda saj. Një aktivitet nëse mund të quhet politik brënda një rrethi vicioz pa shpresë dhe në dëshpërim , si një veprim kundër SPAK-ut dhe drejtësisë, si aktivitet i cili vetëm demokratëve dhe opozitarizmit si dhe interesit publik e kombëtar po i bën dëm, si aktivitet që i jep oksigjen pushtetit Ramës.
Këto zhvillime në Partinë Demokratike në përballje me realitetin e zymtë ku e ka zhytur vëndin politika e vjetër i japin të drejtë Bashës dhe PD-së për të ardhur në pushtet, sepse Basha dhe PD janë në anën e duhur të demokracisë, të historisë, të SPAK-ut, të Vetting-ut politik, të antikorrupsionit dhe të proamerikanizmit.
Pra po vertetohet fakti se me Bashën ishin dhe janë demokracia,e vërteta, e drejta dhe SPAK-u. Por me Bashën janë edhe SHBA dhe BE. Prandaj them se po vjen dhe duhet të vijë Basha dhe PD në pushtet. Vazhdon…


Leave a Reply