– Shqiperia kamp refugjatësh për vendet e Lindjes📍
– 36 mijë refugjatë në vit.
– Vendimi është nënshkruar sot, marrëveshja qenka bërë në Gusht.
– Lezha, emblema e Besëlidhjes së Shqiptarëve, vatra e rezistencës për liri do të shndërrohet në kampin më të madh të refugjatëve të jashtligjshëm në botë.
– Dhe kur avokat Goxhaj para disa vitesh ishte i pari që artikuloi tezën e shpopullimit të Shqipërisë nga Shqiptarët dhe ripopullimit me refugjatë nga vendet e lindjes, u pa me bezdi, madje u quajt konspiracionist.
– Po tani? Kush janë konspiracionistët?
– Me një opozitë të copëtuar që i ndalohet të hyjë në parlament dhe hyn nga gardhi dhe dritaret! Me një shoqëri që lehtësisht intimidohet me parimin e kafshatës, me studentë të cilët ëndërrojnë të largohen pas diplomimit dhe ngado llum që vështirë të pastrohet!
– A thua devijim vëmendje nga korrupsioni i brendshëm? Po, a ka problem që krahasohet me këtë?
– Njëherë importi i armëve kimike, tani import refugjatësh?
– E fundit; vendosja në Shqipëri e refugjatëve që refuzohen nga vendet e BE-së dhe të Afrikës, nuk e afrojnë Shqipërinë me BE-në. Përkundrazi, e largojnë Shqipërinë nga BE-ja.
E mjera Shqypni kush t’i ka qit kryet n’hi? Dikur ke ken nji zonj e rand…
Burimi/Facebook


Leave a Reply