Kompania automobilistike “BMW” lansoi aplikacionin që përmes celularit të ketë qasje në kontrollin e kësaj makine.
Aplikacioni në android mundëson që me anë të celularit të ndezim dhe fikim makinën, të gjejnë vendndodhjen e saj se ku është parkuar apo vendosur si dhe të rregullohet klima në makinë.
Këto janë edhe funksionet që mundësohen përmes telefonit celular:
– Hapja dhe mbyllja e makinës në distancë
– Kontrolli i klimës dhe programimi i saj në distancë
– ”Horn Blow” opsioni që mund të aktivizojë sirenën dhe dritat, sidomos në raste kur humbet vendndodhja e makinës në parking
– Kontrolli i vendndodhjes së makinës suaj mund të jetë aktiv në një radius prej 1,5 kilometra. Ekziston harta e cila në display-n e telefonit ju tregon se ku gjendet makina juaj. Por në këtë rast kjo zbulohet vetëm kur makina është e fikur, sepse në rast se ajo është e ndezur nuk mund të kontrollohet
Aplikacioni është i mundur të instalohet për modelet BMW prodhime të vitit 2010 dhe 2011.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply