Renè Goscinny (14.08.1926 – 05.11.1977) ishte një redaktor dhe shkrimtar komik francez. U rrit kryesisht në Buenos Aires (Argjentinë), ku ndoqi shkollat franceze. Jetoi në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të shkurtër kohe. U takua me karikaturistin belg Morris. Pas kthimit të tij në Francë, ata bashkëpunuan për më shumë se 20-vjet në serialin komik “Lucky Luke” (në atë që konsiderohej epoka e artë e serialit). Goscinny shkroi, gjithashtu, një seri librash për fëmijë si: “Nikolas-i i Vogël” të ilustruara nga Jean-Jacques Sempè. (Disa libra të serialit “Nikolas-i vogël” kanë ardhur si botime fatlume dhe dinjitoze nga Shtëpia Botuese Mediaprint).
Goscinny lindi në Paris, në vitin 1926, nga emigrantë hebrenj nga Polonia. Prindërit e tij ishin Stanislaw Simka Goscinny, një inxhinier kimist nga Varshava dhe Anna (Hanna) Beresniak-Goscinna nga Chodorkow, një fshat i vogël në Ukrainë.
Renè pati një fëmijëri të lumtur në Buenos Aires. Ai ishte shpesh “kllouni i klasës”, ndoshta për të kompensuar një drojë natyrale. Filloi të vizatonte shumë herët, i frymëzuar nga tregimet e ilustruara, të cilat i pëlqente t’i lexonte. Në dhjetor të vitit 1943 Renè mbaroi Liceun. Në vitet në vijim, Goscinny u bë një ilustrues i ri në një angjenci reklamash. Së bashku me nënën e tij emigroi nga Argjentina në Nju Jork (Shtetet e Bashkuara). Ishte viti 1945. Një vit më pas, punoi në një version të ilustruar të tregimit të shkurtër të shkrimtarit H. de Balzak, me titull: “Vajza me sytë e artë”. Kur u bë drejtor arti në Kunen Publishers, shkroi katër libra për fëmijë. Renè u kthye në Francë, në vitin 1951. Me pseudonimin ‘Agostini’, Renè shkroi “Le Petit Nikolas” për Jean-Jacques Sempé në Le Moustique. Më vonë u botuan në revistat “Sud-Ouest” dhe “Pilote”.
Renè vdiq më, 05.11.1977, në moshën 51-vjeçare, në Paris.
Më 23.01.2020, në një statujë bronzi me madhësi reale të Goscinny, u zbulua pranë shtëpisë së tij të mëparshme në Paris. Ishte statuja e parë publike në Paris kushtuar një autori të librit komik.
-shkrim në proces-
Shkodër, më, 24.10.2023 (përgatiti: Xhahid Bushati)
Burimi/Facebook


Leave a Reply