MAJ-SHTATOR 2023
Arritjet rreth veprimtarisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, janë të mëdha. Kjo është thënë dhe shkruar nga akademikë, studiues, shkrimtarë, analistë, historianë, gazetarë dhe personalitete tjera të fushës së letrave shqipe.
E gjithë kjo është arritur falë angazhimit tonë të përbashkët për të dhënë kontributin tonë, gjë që sot të gjithë së bashku mund të jemi krenar.
Të organizosh çfarëdo veprimtarie në Kosovë në Shqipëri dhe në Iliridë nuk është e lehtë sidomos pas shtrejtimeve që janë bërë në këtë kohë. Por mjetet që grumbullohen ato duhet përdorur për organizimin e jetës kulturore, përurimin e veprave tona të shkrimtarëve tanë që ka një rëndësi të veçantë. Ne së bashku ia kemi dalur.
Për vitin 2023, kemi arritur me shumë sukses të organizojmë, si vijon:
Blerjen e një kontaineri për librat e Shoqatës.
Bartjen, sistemimin e kntainerit (këtu duhet falënderuar z. Rrahman Rrahmanin, Fetah Bahtirin, Valon Bahtirin, Arianit Ibrahimi e Hysen Ibrahimin për angazhimin e tyre), një punë kjo aspak e lehtë.
Bartjen e librave me traktor, sistemimin e tyre nga shtëpia e z. Bahri Ibrahimi Lagja Shpat, deri te kontaineri në tokën e z. Hysen Ibrahimi në Shpat. (Librat kanë qëndruar tri vjet falë pa asnjë kompenzim në shtëpinë e z. Bahri Ibrahimi vëllai i z. Hysen Ibrahimi, gjë që duhet falënderuar z. Bahri Ibrahimi, sikurse që duhet falënderuar edhe z. Rrahman Rrahmani, kur kanë qëndruar libart e Shoqatës në shtëpinë e tij afër tri vjet në Mitrovicë pa asnjë kompemzim, para se të transferohen në shtëpinë e Bahriut).
Përgaditja e vendit për të vënë kontainerin me bager të z. Naim Hazirit, në tokën e z. Hysen Ibrahimi vendi i quajtur ”Te arrat” në lagjen Shpat, Mitrovicë. Një ditë për ta vënë në lokacion, kurse një ditë tërë ditë për ta qitur në terezi, punë kjo shumë e vështirë për shkak të peshës së rërndë që kishte kontaineri.
Përurimi i veprave të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, 2023, ”Thesar Kombëtar…” 12 e 13 dhe ”JUBILEUM – 500 VJETORI I SUEDISË DHE 15 VJETORI I KOSOVËS”, në të dy gjuhët shqip dhe suedisht dhe disa veprave të autorëve tanë.
Për të arritur tërë këtë organizim, patjetër se duhet një angazhim shumë të madh, sidomos kontakte me njerëz, me institucione, komuna dhe personalitete që mbështesin Shoqatën.
Për çdo përurim janë kërkuar dhe kryer këto punë:
Përgaditja e agjendës;
Përgaditja e ftesave;
Kontakti për të siguruar lokale për përurimin e librave;
Shpërndarjen e saj nëpër e-meila dhe telefona celular viber dhe WhatsApp;
Përgaditja e ftesave të veçanta për institucione;
Përgaditja për pano;
Takime të shumta rreth këtyre përgaditjeve të cekura më lartë;
Takime disa herë rreth përgaditjeve teknike;
Kujdesi për zërimin nëpër salla ku mbahej përurimi;
Dërgimi i librave, për ata që kishin për të referuar;
Takime me referuesit me nga disa herë;
Përzgjedhja e referuesve për përgaditjen e recensioneve;
Kontakti me televizione si qëndror ashtu edhe ata loka;
Kontakti me portale të gazetave shqiptare;
Udhëtimi Mitrovicë-Prishtinë me dhjetëra herë;
Udhëtimi Mitrovicë-Tiranë;
Udhëtimi Mitrovicë-Laç;
Përgaditje e ftesave për krijuesve me emër dhe mbiemër;
Takimi me krijues si shkrimtarë, poetë dhe veprimtarë me nga disa herë për pjesëmarrje;
Telefonata të përditshme nga të gjitha anët;
Takime të përditshme me referuesit e librave;
Bartja e librave nga shtypshkronja deri në kontainer;
Bartja e librave nga shtëpia e vëllait tim Bahri Ibrahimi te kontaineri I SHSHAHS;
Bartja e librave te lokali ku përurohej libri, të gjitha këto me veturën time private;
Sigurimi i transportit për referues;
Sigurimi i transportit për kameraman të televizionit;
Vizitë paraprake me nga disa herë lokalin ku mbahej përurimi i veprave;
Kujdesi për organizimin për koktej;
Organizimi i një apo dy drekave parprakisht dhe pasi mbaronte përurimi për ata që kishin kontribuar për organizimin, sidomos për referuesit dhe kemramanë
E të televizionit;
Bartja e libarave deri te lokali ku përurohej libri;
Shpërndarja e librave duke u kujdesur për ata që duhet marrë libri;
Dërgimi i librave të Shoqatës te institucionet shtetërore të Dardanisë dhe Shqipërisë;
Dërgimi i librave të Shoqatës në Biblioteka si në Prishtinë, Tiranë, Shkup etj;
Kthimni i librave ato që tepronin nga përurimi dhe transporti i tyre;
Kujdesi për marrjen e gjirimeve nga televizionet duke i kursyer në USB;
Publikimi i tyre në yuotube;
Njoftimi i kryesisë përmes e-meilave për organzimin dhe duke ua dërguar linkun e gjirimeve;
Njoftimi përmes telefonave viber dhe WhatsApp;
Përgjigje të gjithë atyre që kanë kërkuar spjegime rreth organizimeve;
Njoftimi enkas për përurimin i veprave të anëtarëve të Shoqatës sonë;
Kontakte me moderatorin;
Përgaditja e skenarit, kujdesi për rënditjen e mysafirëve;
Kontakti dhe bashkëpunimi me sponsor të librit;
Bartja e librit nga Kosova në Suedi;
Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të SHSHASHS dhe Lobit Euro Atlantik;
Lobimi për të ndihmuar SHSHASHS, e shumë e shumë punë dhe veprimtari të tjera që kanë dalur ndër kohë e që nuk janë përfshi.
Sjellja e disa librave në Suedi përmes aeroplanit;
Të gjitha këto punë janë bërë pa asnjë pagesë për kohën, punën, angazhimin dhe kontributin për Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
PËRURIME, PJESËMARRJE, TAKIME, VIZITA, KONTAKTE DHE NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES
Mitrovicë, 23.05.2023, Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, Hysen Ibrahimi, ka vizituar të mërkurën Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ku është pritur nga rektori, prof.dr. Alush Musaj. Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.
Rektori Musaj, e përgëzoi kryetarin Ibrahimi për punën që po bëjnë si Shoqatë e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. “Është kënaqësi të shohësh punën tuaj në mërgim duke promovuar kulturën shqiptare gjithandej”, tha ai.
Ndërsa, kryetari Ibrahimi e falënderoi rektorin Musaj me bashkëpunëtorë për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ai i dhuroi rektorit Musaj, tri vepra të botuara nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi: “Thesar kombëtar”, vëllimi 12 dhe 13 si dhe “Jubileum – 500 vjetori i Suedisë dhe 15 vjetori i Kosovës”.
Në takim u dakorduan, që më 30 korrik 2023, prej orës 12:00, këto tri vepra (në gjuhën shqipe dhe suedeze), të promovohen në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Mitrovicë , 14.06.2023, Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, z. Hysen Ibrahimi i shoqëruar nga Prof. Mursel Ibrahimi vizituan Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Mitrovicë. Ata u pritën nga Dekani, Prof. Asoc. Dr. Milaim Sadiku dhe Prodekani, Prof. Asoc. Mensur Kelmendi,
Dekani e njoftoj Kryetarin Hysen Ibrahimin me programet e studimeve dhe të arrituat në ngritjen e cilësisë dhe kushteve të punës në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore. Krytari Ibrahimi e falenderoj Dekanin për pritjen, njëherazi e njoftoj për punën dhe aktivitetin që e zhvillon Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.
Kryetari Hysen Ibrahimi ia dhuroi Deaknit tri libra të botuara nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi: “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi”, vëllimi 12 dhe 13 si dhe “Jubileum Suedia 500 vjet Kosova 15 vjet”.
Dekani e falenderoj Kryetarin Ibrahimi për librat e dhuruara, njëherazi ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në mes të Shoqatës dhe FTU-së.
Prishtinë, 15.06.2023, Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi (SHSHASHS), z. Hysen Ibrahimi i shoqëruar nga nënkrytari Prof. Fetah Bahtiri vizituan Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ata u pritën nga Drejtori i Institutit Albanologjik (IA) Prof. Dr. Hysen Matoshi, me bashkëpunëtorë Prof. Dr. Adem Zejnullahu dhe Prof. Dr. Lulzim Lajçi.
Drejtori Matoshi e njoftoj Kryetarin Hysen Ibrahimin me punën e Institutit Albanologjik i cili në këtë vit feston 70 vjetorin e themelimit dhe me këtë rast bëri ftesë kryetarit Ibrahimi dhe nënkryetarit Bahtiri që të marrin pjesë në këtë përvjetor. Ai me bashkëpunëtorë vlerësuan lartë punën e SHSHASHS dhe shprehën gadishmëri për përurimin e veprave të SHSHASHS në përkujdesjen e IA, i cili do të organizohet më 20 korrik 2023 (e enjte) me fillim në ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare ”Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.
Kryetyari i SHSHASHS z. Ibrahimi, e njoftoj për punën dhe aktivitetin që e zhvillon Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe agjendën e përurimit për këtë vit. Ai, falënderoj përzemërsisht Drejtorin Matoshi për gadishmërinë e përurmit të veprave të SHSHASHS.
Në fund fare u shkëmbyen shumë libra me rëndësi historiografike nga IA dhe SHSHASHS.
Prishtinë, 19.06.2023 – Pjesëmarrja e delegacionit Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, në përbërje: Fetah Bahtiri (ish-punëtor i Isntitutit), Hysen Ibrahimi, Elhame e Ali Gjyrevci në 70 vjetorin e Institutit Albanlogjik të Kosovës, me ftesë nga Drejtori i Institutit Prof. Dr. Hysen Matoshi.
20 korrik 2023 (e shtunë) Biblioteka Kombëtare e Kosovës ”Pjetër Bogdani”, Prishtinë ora 12:00, nën përkujdesjen e Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, përurim i veprave;
25 korrik 2023 (e martë) në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, ora 13:00, nën përkujdesjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi përurim i veprave. Shpenzimet e rrugës Mitrovicë dhe Tiranë i ka mbuluar Avdulla Pllana veprimtar i çështjes kombëtare dhe mbështetës i SHSHASHS;
26 korrik 2023 (e martë) në Laç të Kurbinit, ora 12:00, nën përkujdesjen e Shoqatës Kombëtare për Miqësi dhe Bashkëpunim Shqipëri-Itali dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, përurim i veprave. Shpenzimet e rrugës Mitrovicë dhe Tiranë i ka mbuluar Avdulla Pllana veprimtar i çështjes kombëtare dhe mbështetës i SHSHASHS;
30 korrik 2023 (e diel) në Universitetin e Mitrovicës ”Isa Biletini”, ora 12:00, nën përkujdesjen Universitetit të Mitrovicës ”Isa Biletini” dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, përurim i veprave;
12 gusht 2023 (e shtunë) në Drenas te Guri i Plakës nën përkujdesjen e Asociacionit të Letrarëve dhe Artistëve Art Club ”Rifat Kukaj” dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, përurim i veprave;
28.08.2023 (e hënë) në Gjakovë, u mbajtë Festivali Mbarëkombëtar i Poezisë në Gjakovë, i organizuar nga Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve ”Gjakova” me kryetare poetën dhe veprimtarën Mevlyde Mezini Saraçi kryetare. Në këtë Festival është ftuar dhe zgjedhur z. Hysen Ibrahimi, anëtar i Jurisë. Në shoqërim me mua ishte edhe Murtez Miftari, mbështetës i SHSHASHS dhe veprimtar i dalluar në Finlandë.
21 gusht 2023 në Mitrovicë, u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim në mes të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe Lobit Euro Atlantik;
Mitrovicë , 29 korrik 2023 – I pranishëm edhe z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, në manifestimin kulturor ”Kultura në veri – Art e piktura në veriun e tensioneve” në Qendrën e Kulturës ”Kadri Kadriu” në lagjën Kroi i Vitakut, përtej Ibrit në Mitrovicë. Ishin edhe mediat televizive, ku z. Hysen Ibrahimi është prononcuar për media. Në shoqërim me kryetarin ishin edhe Prof. Fidan Baliu, Prof. Muhamet Ibrahimi, lektorë të librit ”Thesar kombëtar…”
SUEDI/FÖRSLÖV, më 5 tetor 2023, Pasi erdha nga pushimet që isha në Dardani dhe troje etnike shqiptare, në mesin e shumë shkresave, e gjeta edhe shkresën nga Vatikani, nga Imzot Roberto Campisi, Funksionar ndihmës, e cila letër më gëzoi pa masë sidomos kur lexova mirënjohjen e Papa Françeskut, ku shkruan, citat: ”Shenjtëria e Tij shpreh mirënjohjen e sinqertë për gjestin e kujdesshëm dhe për ndjenjat, që e nxitën atë e, ndërsa siguron lutje që të realizohen dëshirat e mira, që secili ruan në zemrën e vet, ju dërgon përshëndetjet e tij plot bekime”, fund citati.
Përzemërsisht ju falënderojmë Shenjtëria e Juaj Papa Françesku dhe Imzot Roberto Campisi, Funksionar ndihmës, në Vatikan.
Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Hysen Ibrahimi, Kryetar.
Kjo letër është përgjigje, pasi ne kemi dërguar lutje Papa Franceskut për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, më 20 mars 2023.
Prishtinë, 21 shtator 2023, Salla e Kuqe në kryeqytet. Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHSH) së bashku me Mr. Fadil Gecin Anëtar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, morën pjesë në Akademinë përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi që ishte pjesë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo Akademi përkujtimore u organizua nën përkujdesjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Akademia përkujtimore u mbajt në ambientet e Sallës së Kuqe në kryeqytet dhe në të muarrën pjesë familjarë, miq e figura të njohura nga LDK-ja, më në krye kryetarin e saj Lumir Abdixhiku.
Në nisje të përkujtimit u shfaq edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e Krasniqit.
Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë derisa autorët e vrasjes së tij vazhdojnë të mbesin të panjohur që nga ajo kohë.
Lavdi qoft vepra e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.
19 shtator 2023, SHUKRI YMERI, Kryetar i Lobit Euro Atlantik Shqiptar, ndihmoi Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi me 3 500 euro.
Më 21 gusht 2023 në Mitrovicë u nënshkrua një Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe Lobit Euro Atlantik Shqiptar. Marrëveshjen e lidhën dhe e nënshkruan zotëri Shukri Ymeri, Kryetari i Lobit Euro Atlantik Shqiptar dhe zotëri Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin ish kryetarët e Komunës së Mitrovicës, zotëri Agim Bahtiri dhe Prof. Mursel Ibrahimi, zotëri Rrahman Rrahmani, arkëtar i SHSHASHS, Dekani i Universitetit ”Isa Boletini” në Mitrovicë Prof. Dr. Mensur Kelmendi dhe veprimtari zotëri Sadri Ymeri.
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë kulturor-artistik e lobues, nga fushëveprimtaria e dy palëve, me interes të përbashkët kombëtar.
Shi, pa kaluar as një muaj i plotë, sot në konton e SHSHASHS u transferuan 3 500 euro, shndërruar në valutë suedeze: 41 327,30 korona ndihmë kjo nga zotëri Shukri Ymeri.
Shukri Ymeri është themelues dhe Kryetar i Lobit Euro Atlantik Shqiptar i cili e ka selinë në Gjermani.
Prishtinë, 13/09/2023, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Hysen Ibrahimin, kryetarin e Rrjetit të Bizneseve për Suedi njëherit edhe nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Albert Jasharin, kryetarin e Lobit Euro Atlantik Shukri Ymerin, takim ky i cili ishte organizuar nga ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim Konjufca i njoftoi të pranishmit për punën e Kuvendit, ecurinë e miratimit të ligjeve dhe planet për të ardhmën.
E tërë kjo punë është bërë falas pa u paguar asnjë njeri. Ndaj unë Hysen Ibrahim dua t’i falënderoi sinqerisht dhe shpirtërisht ata që më ndihmuan për organizimin, njoftimin dhe praninë e tyre, gjatë përurimit të librave në sezonin e verës 2023, siç janë: Fetah Bahtiri, Rrahman Rrahmani, Idriz Gashi, Albert Jashari, Mursel Shkupolli, Elhame e Ali Gjyrevci, Xhavit Çitaku, Avdyl Uka, Bajram Uka, Fadil Geci, Drita Nikoliqi Binaj, Avdi Rama, Shaqir Foniqi, Mevlyde Mezini Saraçi, Izet Avdyli, Agim Bahtiri, Mursel Ibrahimi, Qerim Hamiti, Mensur Kelmendi, Milaim Sadiku, Alush Musaj, Sadri Imeri, Izet Avdyli, Hysen Matoshi, Halit Barani, Sadije Aliti, Bahri Shyti, Avdulla Pllana (me shpenzimet dhe veturë të tij personale më ka dërguar dhe kthyer në Tiranë) Murtez Miftari, Xhevrije Nimani, Ymrije Beqiri, Amir Kelmendi, Ahmet Jashari, Albulena Miftari, Valon Bahtiri, Enis Rrahmani, Fidan Baliu, Muhamet Ibrahimi, Esat Loshaj, Ali Ramadan Asllani, Jakup Krasniqi me nxënësit e tij. Kërkoi falje po qe se e kam harruar ndonjërin, mund të më paraqitet.
FALEIMNDERIT TË MADHE TË GJITHËVE PËR MBËSHTETJE TË PAREZERVË.
Janë mbi 500 vizita (gjatë përirimit të veprave) me personalitete të jetës publike dhe të fushës së krijimtarisë nëpër të gjitha trojet etnike dhe mërgatë. Të gjitha këto takime janë nëpër takime gjatë përurimit të veprave tona, takime tjera të organizuara nga SHSHASHS dhe nga asociacione si motra të fushës së krijimtarisë. Nëpër të gjitha takimet me këto personalitete është vlerësuar shumë lart puna dhe veprimtaria e SHSHAHS.
Janë shpërnda me qindra libra “Thesar kombëtar”, vëllimi 12 dhe 13, pastaj “Jubileum – 500 vjetori i Suedisë dhe 15 vjetori i Kosovës” dhe libra të autorëve tanë në kuadër të SHSHASHS.
Kjo është një pjesë e raportit tim i cili do të paraqitet në Kuvendin e katërt zgjedhor të shoqatës.
Me shumë respekt, i juaji, Hysen Ibrahimi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply